• Kontakt
Thursday, July 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kufiri detar me Greqinë, Bushati: Kujdes, pala greke po synon të përfitojë sa më shumë nga precedentët

11:25 : 26/01/2021
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, duke komentuar çështjen e delimitimit të hapësirës detare Shqipëri-Greqi, ndalet gjerësisht tek përfundimi i marrëveshjeve të delimitimit të hapësirave detare me Italinë dhe Egjyptin, rifillimit të diskutimeve eksploratore me Turqinë si dhe deklarimit publik se delimitimi i hapësirave detare me Shqipërinë do të kryhet nga një gjykatë ndërkombëtare.

Bushati thekson se “vendimi i Greqisë për të zgjeruar detin territorial në 12 milje në detin Jon është një mesazh i qartë politik që reflekton ndryshimet e dy viteve të fundit”.

Sipas tij, megjithëse ky hap i Greqisë ka efekte vetëm në zgjerimin e hapësirës së ujërave territoriale në detin Jon, ndërkohë që Turqia e konsideron çdo zgjerim në Egje një casus belli, është e qartë se jemi para një ndryshimi të qëndrimit tradicional të politikës së jashtme greke, e cila ka synuar gjithnjë që zgjerimin e Detit Territorial ta niste fillimisht nga Egjeu.

Bushati shkruan se ky ndryshim qëndrimi synon të diferencojë trajtimin e çështjeve të delimitimit të hapësirave detare me Turqinë, përkundrejt vendeve të tjera, por, duke përfituar sa të jetë e mundur nga precedentët që krijohen.

“Rifillimi i diskutimeve eksploratore greko-turke, më shumë sesa një zgjidhje të problematikës së majisur mes dy vendeve, synon qetësimin e ujërave mes tyre, evitimin e sanksioneve të BE-së ndaj Turqisë, duke njohur rolin e pazëvendësueshëm të kësaj të fundit në Mesdhe dhe Lindje të Mesme, në pritje të një fotografie më të qartë të ekuilibrave të rinj në rajon, që priten të vendosen me administratën e re amerikane të Presidentit Biden.

Lexo edhe:

Greqia, 8 miliardë euro investime nga BE

Bushati: Rama po kthen SPAK-un dhe bashkitë në vegla politike

Në kushtet kur Shqipëria dhe Greqia do t’i drejtohen një gjykate ndërkombëtare për delimitimin e hapësirave detare, qasja e re e Greqisë në ushtrimin e të drejtës së detit dhe precedentët e krijuar, duhet të shërbejnë si mësim për ne, për një orientim sa më të mirë, me qëllim arritjen e një ndarje të drejtë e të ndershme në detin Jon.

Nuk duhet harruar se marrëveshja e vitit 2009 ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, injoroi në kurrizin tonë precedentin e vendosur që në vitin 1977, për uljen e peshës së ishullit Othonoi në Shelfin Kontinental përballë tokës kontinentale. Precedent ky i konfirmuar edhe në marrëveshjet e fundit Itali-Greqi dhe Greqi-Egjipt.

Marrëveshjet e mësipërme vlejnë për të kuptuar se pavarësisht legjislacionit të brendshëm për gjerësinë e detit territorial, përparësi merr gjithnjë e drejta ndërkombëtare e detit dhe pasqyrimi i parimit të 12 miljeve në tërrenin gjeografik përkatës.

Greqia ndan Det Territorial vetëm me Shqipërinë dhe Turqinë, sepse distancat ndërmjet brigjeve janë më të vogla se 24 milje. Për pasojë, në dallim nga rastet e mësipërme me Italinë dhe Egjyptin, ku parimi i 12 miljeve përfitohet automatikisht nga Konventa e të Drejtës së Detit të Montego Bay, pa pasur nevojën e përcaktimit të një vije delimituese për Detin Territorial, në rastet Shqipëri-Greqi dhe Greqi-Turqi duhet të përcaktohen edhe vijat delimituese në Detin Territorial.

Precedentët e vendosur, sidomos në rajon, janë orientues për pritshmëritë dhe rezultatet e procesit gjyqësor që do të zhvillohet me Greqinë për delimitimin e hapësirës detare. Ndaj, lipset një qasje sistematike e institucioneve tona për të punuar në vijimësi për përmbylljen e proceseve të delimitimit edhe me Italinë e Malin e Zi, si prioritet strategjik dhe pse jo krijimin e precedentëve nga ana jonë. Tek e fundit, ushtrimi i së drejtës së detit duhet të rikonfirmojë rëndësinë e dimensionit mesdhetar të politikës sonë të jashtme, shkruan ai.

Etiketa: BushatiGreqiakufiri detar

Lajme të lidhura

BOTA

Greqia, 8 miliardë euro investime nga BE

22:38 : 01/07/2025
AKTUALITET

Bushati: Rama po kthen SPAK-un dhe bashkitë në vegla politike

22:05 : 30/06/2025
AKTUALITET

Andi Bushati: Meta mbahet në burg nga Rama

22:34 : 26/06/2025
AKTUALITET

Hipokrizia e mediave (gjithnjë e më të pakta) që mbrojnë Veliajn

12:31 : 26/06/2025
RAJONI

Greqia nuk gjen qetësi, tërmeti i fortë shkund ishullin e Kretës

16:32 : 20/06/2025
AKTUALITET

Bushati përplaset me Hasanin: Po mbani qëndrim ekstremist pro Izraelit, ata shfarosin fëmijë

22:13 : 19/06/2025
Para

Prezantimi i Hasanit, flet Olsi Rama: Nuk ndërhymë kur bisedoi me Tiranën, zgjodhi Partizanin sepse…

TË GJITHA

Landfilli i Elbasanit në flakë/ Gazetari: Tre ditë pasi nisi hetimi ndaj “Eco Alb” e Leli Kajës

08:33 : 03/07/2025

Zhvillohet seanca e fundit/ Çfarë do të diskutohet sot në Kuvend

08:31 : 03/07/2025

Trump kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kreut të Bankës Qendrore Amerikane

08:29 : 03/07/2025

Ballkani: Xhamitë si instrumente të politikës turke

08:27 : 03/07/2025

Analiza: Irani po afrohet me Kinën, por a është Kina e gatshme të hyjë në lojë?

08:26 : 03/07/2025

Indeksi, Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë

08:18 : 03/07/2025

Masa ajrore të nxehta nga Afrika! Parashikimi i motit për ditën e sotme

08:11 : 03/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com