• Kontakt
Thursday, July 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Strukturat e zbatimit të ligjit përforcojnë masat e sigurisë përreth Kapitolit

23:54 : 15/01/2021
në BOTA

Kur ka mbetur më pak se një javë nga inaugurimi i Presidentit të zgjedhur Joe Biden, zyrtarët po forcojnë sigurinë në Uashington për atë që pritet të jetë një ceremoni solemne, por zhveshur nga festimet e turmat e zakonshme të njerëzve, pas sulmit të dhunshëm në Kapitol javën e kaluar nga mbështetësit e Presidentit Donald Trump.

Autoritetet e zbatimit të ligjit thonë se ata kanë besim për garantimin e sigurisë më 20 Janar, pavarësisht paralajmërimeve për dhunë në Uashington dhe në qytete të tjera të vendit.

Garda Kombëtare njoftoi të enjten se rreth 7 mijë trupa të saj ndodhen tashmë në Uashington dhe se shumë të tjera pritet të dislokohen që mund ta çojnë numrin në 21 mijë.

Trupat e gardës do të mbështeten nga qindra agjentë federalë dhe oficerë të policisë lokale e shtetërore. Katër vjet më parë, Garda Kombëtare dislokoi rreth 8 mijë trupa për inaugurimin e zotit Trump.

“Jemi shumë të sigurt në planet tona të sigurisë, por jemi vigjilentë e të matur dhe po mësojmë nga gabimet”, tha James Murray, drejtori i Shërbimit Sekret gjatë një takimi informues për Nënpresidentin Mike Pence.

Lexo edhe:

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Kopshtet private pa licencë e kushte, “minë me sahat” për sigurinë e fëmijëve

Zoti Pence tha se administrata Trump është “e përkushtuar për një tranzicion të qetë dhe për një inaugurim të sigurt”.

“Populli amerikan nuk meriton asgjë më pak se kjo”, tha ai.

Zoti Pence drejtonte një seancë të përbashkët të të dyja dhomave të Kongresit më 6 Janar mbledhur për të çertifikuar fitoren e zotit Bidenit, kur një turmë e irrituar e mbështetësve të zotit Trump sulmuan Kapitolin, duke plaçkitur zyrat dhe duke u përplasur me oficerët e policisë. Dhuna la pas 5 vdekur, mes tyre një oficer të Policisë së Kapitolit.

Zoti Pence ka në plan të marrë pjesë në inaugurimin e zotit Biden, por jo zoti Trump i cili i bashkohet në këtë mënyrë tre presidentëve të largim amerikanë që nuk kanë marrë pjesë në inaugurimin e pasardhësve të tyre, më i fundit në 1869.

Gjatë këtyre tetë ditëve që nga sulmi i dhunshëm në Kapitol, FBI-ja ka arrestuar me dhjetëra protestues dhe ka njoftuar se do të bëjë të tjera arrestime në ditët në vijim. Byroja ka identifikuar deri më tani rreth 200 persona ndaj të cilëve do të ngrejë akuza të mundshme penale dhe ka marrë rreth 140 mijë të dhëna dixhitale nga publiku, sipas Prokurorit të Përgjithshëm në detyrë Jeffrey Rosen.

Inaugurimi i zotit Biden është përcaktuar si një “ngjarje e posaçme e sigurisë kombëtare”, që do të thotë një ngjarje me rëndësi kombëtare që kërkon koordinimin mes agjencive të shumta të sigurisë. Shërbimi Sekret po udhëheq përpjekjet gjigande në këtë drejtim.

Zoti Murray tha se agjencia ka drejtuar 67 ngjarje të tilla që nga vitet 1990 dhe se ka bërë plane prej 3 vitesh për inaugurimin më 20 Janar 2021.

Ceremonia e betimit të zotit Biden do të zhvillohet në krahun perëndimor të Kapitolit, aty ku ai pritet të mbajë dhe fjalimin e rastit. Në vend të festimeve të zakonshme që pasojnë ceremoninë, ekipi i zotit Biden ka planifikuar një transmetim special televiziv.

Zoti Biden ka thënë se ai nuk është i shqetësuar për sigurinë e tij.

“Nuk kam frikë të bëj betimit jashtë”, u tha ai gazetarëve të hënën.

Në përgjigje të kërcënimeve të shtuara ndaj sigurisë pas protestave të dhunshme, të mërkurën policia mbylli qendrën e Uashingtonit, gjashtë ditë përparë planifikimit. Kompleksi i Kapitolit vazhdon të jetë i mbyllur për vizitorët dhe rrugët normalisht të ngarkuara, që çojnë në Kapitol janë zbrazur nga makinat e publiku ndërsa janë vendosur posto-blloqe sigurie e rrethuar me gardhe hekuri e betoni.

Zoti Murray tha se perimetri i sigurisë i ngritur rreth Kapitolit është “zgjeruar” përgjatë shumë kilometrave.

Në një deklaratë, Policia e Kapitolit paralajmëroi se kushdo që përpiqet të shkelë perimentrin e sigurisë “do të përballet me ligjin e do të arrestohet”.

Masat e sigurisë janë të pashembullta. Ata vijnë ndërsa FBI ka paralajmëruar për protesta të armatosura në Uashington dhe kryeqytetet e të 50 shteteve amerikane, duke filluar këtë fundjavë.

Dan Linsky, ish-shef i policisë së Bostonit dhe aktualisht drejtor për menaxhimin në kompaninë e konsulencës për rreziqe globale “Kroll”, thotë se mbyllja e qendrës së Uashingtonit ishte një hap “plotësisht i duhur”.

“Ne jetojmë në kohë të tjera e duhet të kemi përgjigje të ndryshme”, thotë zoti Linsky. “Ne duhet të vlerësojmë kërcënimet e mundshme e të sigurohemi që kemi programe që mund t’i realizojmë, parandalojmë e godasim çdo kërcënim”.

Në të gjithë vendin gjithashtu janë rritur masat e sigurisë në përgjigje të paralajmërimit të FBI-së.

Në Miçigan, një gardh prej 2 metrash do të instalohet rreth Kapitolit, i cili u sulmua nga protestuesit javën e kaluar.

“Policia e shtetit ka siguruar Kapitolin dhe unë kam besim se edhe ne gjithashtu”, tha guvernatorja Gretchen Whitmer të mërkurën.

Në Nju Jork, policia e shtetit njoftoi se kanë ndërmarrë hapa për të forcuar sigurinë përreth Kapitolit në Albani./VOA/

Etiketa: Kapitolmasa sigurieStrukturat e zbatimit të ligjit

Lajme të lidhura

BOTA

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

20:52 : 27/05/2025
AKTUALITET

Kopshtet private pa licencë e kushte, “minë me sahat” për sigurinë e fëmijëve

22:33 : 23/05/2025
BOTA

Masat të larta sigurie gjatë konklavës, të ngjashme me ato të funeralit të Papës

22:39 : 30/04/2025
AKTUALITET

Lokalet në Shqipëri me risk të lartë zjarri, ISHT zbulon shkeljet: Nuk njohin asnjë kriter sigurie

22:11 : 16/04/2025
AKTUALITET

Lëshohen 16 masa sigurie për zyrtarë të OSHEE-së në Gjirokastër

11:22 : 19/03/2025
BOTA

6 pika kyçe nga fjalimi i inaugurimit të Trump

21:17 : 20/01/2025
Para

Partizani bën “ujkun e dëborës” në Korçë, Tirana fiton me përmbysje

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 3 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 02/07/2025

U vra nga vjerri, zbulohet pas 17 vitesh koka e një kufome të gjetur pranë autostradës në Itali

22:55 : 02/07/2025

A është e sigurt të pini kafe gjatë verës? Ja çfarë thonë ekspertët

22:52 : 02/07/2025

Zjarri në Elbasan/ Bushati: Djegin plehrat, kryebashkiaku karagjoz thotë se u ndez nga vapa

22:41 : 02/07/2025

Atalanta blen sulmues në Premier League, prezantohet 23-vjeçari ganez

22:41 : 02/07/2025

Takimi me Osmanin për konstituimin e Parlamentit, Kurti: Ka pak shpresë

22:26 : 02/07/2025

Si favorizoi Ligji për Investimet Strategjike një dorë biznesmenësh vendas

22:26 : 02/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com