Pato nostalgji për Milanin: Pioli më telefono, me Ibrën një dyshe fantastike

MILAN, ITALY - DECEMBER 21: Pato of AC Milan celebrates after scoring during the Serie A match between AC Milan and Udinese at the Stadio Meazza on December 21, 2008 in Milan, Italy. (Photo by New Press/Getty Images)

Alexandre Pato ëndërron rikthimin te Milanin.

31-vjeçari, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport” i ka bërë një thirrje publike trajnerit të kuqezinjëve, Stefano Pioli, ta shohë si një sulmues të Djallit, përkrah Zlatan Ibrahimoviç.

NOSTALGJIA PËR MILANIN – “Sigurisht, si mos kem. Jemi duke folur për 150 ndeshje, 63 gola, një titull kampion dhe një Superkupë. Do të ishte një ndër të rikthehesha te Milan, që është në zemrën time”.

PASUESI I IBRA – “Nëse do ta pranoja rolin? Unë do të thosha po, cili është problemi? Por thjesht sepse nuk do të isha zëvendës: Unë do të luaja, disa ndeshje do të ishin të mjaftueshme për të bindur trajnerin. Le të themi se mund të luanim bashkë me Ibrën. Do të ishim një çift i shkëlqyeshëm.

Unë jam frymëzuar nga ai para së gjithash sepse nëse Ibra e bën kur është 39 vjeç, mund ta bëj edhe unë 31. Por ai ka vullnetin si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Për mua është një stimul. Sa më shumë rritesh, aq më shumë duhet të punosh. Ai dhe Milani po i japin njëri-tjetrit gjithçka dhe Ibra është thelbësor për rritjen e klubit. Më pëlqen edhe Hernandez, një ndërthurje mes Cafu dhe Serginho”.

MALDINI DHE BONERA – “Ditë më parë, për shaka, i dërgova Paolos një foto të tijën të marrë nga TV. Është një marrëdhënie që ne e kemi ruajtur dhe unë jam i kënaqur.

Daniele di si të punojë dhe prandaj e di se ai di të menaxhojë lojtarët. Unë e shoh atë si një trajner shumë të mirë”.

PIOLI – “Për fat të mirë ata i kanë dhënë besim. Ai di të menaxhojë Ibrën, të gjithë grupin. Ëndrra për titull është shumë legjitime. Pioli është trajneri i duhur për një Milan që do të shkojë shumë larg. Nëse dëshiron, mund të më telefonojë…”

FIORENTINA – “Unë do të vlerësoj atë që është me të vërtetë e mundshme. Fiorentina është një klub i shkëlqyeshëm, me shumë kampionë dhe ka një ekip të mirë. Përveç kësaj, është një qytet i bukur”.

Pato, pas mbylljes së aventurës me San Paulon në Brazil, është në kërkim të një skuadre të re.

LEXO EDHE  “Klasikja” Vllaznia-Tirana, Brdaric dhe Shehi zbardhin formacionet zyrtare

Braziliani ka qenë pjesë e Milanit në vitet 2007-2013 ku në 150 ndeshje ka shënuar 63 gola.