• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KPK përmbyll pas një viti vetingun ndaj gjyqtarit Bib Ndreca/ Ja kur pritet vendimi

14:31 : 14/01/2021
në AKTUALITET, VETTING

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vuri në dukje se nuk ishte gjetur asgjë e re në rihetimin e gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme, Bib Ndreca. KPK njoftoi se do të shpallte vendimin në 18 janar, thuajse një vit pa seancës së parë dëgjimore që u mbajt në 26 shkurt 2020.

Një vit pas seancës së parë dëgjimore, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ia doli të enjten të përfundonte procesin ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme, Bib Ndreca. Seanca e parë ndaj Ndrecës u zhvillua më 26 shkurt 2020, por u ndërpre në pak minuta, pasi ai kërkoi rihapje të hetimit në dy kriteret e tjera.

Siç u mësua në atë seancë, trupa me Xhensila Pine kryesuese, Pamela Qirko relatore dhe Etleda Çiftja anëtare e kishte hetuar Ndrecën vetëm në kriterin e pasurisë. Pas pranimit të rihapjes së hetimit, KPK zhvilloi një seancë të dytë dëgjimore në 15 shtator 2020. KPK pati njoftuar se do të shpallte vendimin për Ndrecën në 18 shtator, por pas një denoncimi vendosi ta rihapte atë.

Gjyqtari Bib Ndreca ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2009 dhe është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Tropojës. Në vitin 2013, Ndreca është emëruar kryetar i Gjykatës së Pukës, ndërsa në vitin 2015 është dekretuar si anëtar i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Ndreca është aktualisht gjyqtar i përkohshëm në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Për një emërim të përhershëm, atij i duhet të kalojë me sukses procesin e vetingut.

Lexo edhe:

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

Kreu i SPAK tërhiqet nga ankimi për prokurorin Gentian Habazaj

Relatorja tha se nga hetimi i ri nuk ishte gjetur ndonjë problem. Ajo tha se Ndrecës nuk i kishte kaluar barrë prove pas këtij hetimi. Gjyqtari Ndreca tha se hetimi kishte provuar atë që ai kishte pretenduar më herët, që siç shpjegoi ai, kishte të bënte me kohën e fillimit të biznesit të të vëllait. Ndreca paraqiti fatura që sipas tij përgënjeshtronin Drejtorinë e Tatimeve që e kishte vendosur fillimin e punës në vitin 2012, ndërsa gjyqtari tha se kasa fiskale e parë ishte blerë në vitin 2010 dhe ishte zëvendësuar me një të re në vitin 2012, gjë që shkaktonte edhe gabimin në sistemin e tatimeve.

Në seancën e më parshme më 15 shtator, relatorja vuri në dukje se Ndrecës i ishte kaluar barrë prove mbi disa çështje që lidheshin me pasurinë. Një makinë e dhuruar nga vëllai me vlerë 12 mijë euro, ngriti sipas KPK-së dyshime, pasi Ndreca sapo kishte filluar punë. Po ashtu, KPK pretendoi se nga sistemi TIMS një person me të cilin ishte nënshkruar kontrata për një apartamenti me vlerë 40 mijë euro, nuk kishte qenë në Shqipëri ditën e nënshkrimit. Ndreca sipas relatores ishte po ashtu me balancë negative prej 5 mijë eurosh. Po ashtu, barrë prove iu vendos edhe në lidhje me pasurinë e vëllezërve që i kishin dhënë hua dhe dhurata.

Gjyqtari Bib Ndreca i kundërshtoi gjetjet e Komisionit. Ai pretendoi se mund të dëshmonte përmes kartelave mjekësore se personi me të cilin kishte nënshkruar kontratën, me profesion dentist, kishte qenë në Shqipëri ditën e nënshkrimit dhe kishte bërë edhe ndërhyrje kirurgjikale. Po ashtu, ai kundërshtoi balancën negative dhe solli dokumente mbi pasurinë e vëllezërve.

Ndreca u vlerësua pozitivisht në dy kriteret e tjera, atë të profesionalizmit dhe atë të figurës. Në fund të seancës, që siç u mësua ishte shtyrë edhe për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai kërkoi të konfirmohej në detyrë.

Seanca për njoftimin e vendimit u caktua në 18 janar, në orën 9.45./BIRN/

Etiketa: Bib Ndrecakpkvetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

20:32 : 28/10/2025
AKTUALITET

Kreu i SPAK tërhiqet nga ankimi për prokurorin Gentian Habazaj

18:51 : 14/10/2025
AKTUALITET

Kolegji i Apelimit rrëzon vendimin e KPK-së dhe rikthen në detyrë prokurorin Milan Laskaj

22:08 : 01/10/2025
AKTUALITET

SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Ylli Pjetërnikaj për pasurinë dhe profesionalizmin

22:02 : 29/09/2025
AKTUALITET

Skandali në KED/ Genta Bungo probleme me pasurinë, Sokol Sadushi e kualifikoi për në Kushtetuese

12:19 : 22/08/2025
AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Kledian Llaho

14:21 : 01/08/2025
Para

Buzëqesh Shkëmbi, zhbllokohet merkatoja e klubit që ai drejton

TË GJITHA

PS refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore/ Bardhi: Edi Rama po asgjëson vetë parlamentarizmin

13:22 : 01/11/2025

“Posta e Rreme”/ Goditet një grup i huaj që zhvasnin shqiptarët përmes mashtrimit, në pranga 2 kinezë

13:09 : 01/11/2025

“50 mijë euro për Ajolën”/ “Malësori” Palushi mori leje pallatesh në zona elitare nga Veliaj (FOTO)

12:53 : 01/11/2025

Morën peng dhe dhunuan 32-vjeçarin/ Arrestohet “Duçja”, vëllai i deputetit. Në pranga dhe 2 të tjerë

12:35 : 01/11/2025

Ligji mbron, por realiteti ndëshkon/ Boshllëqet në mbrojtjen e nënave në punë

12:20 : 01/11/2025

EMRAT/ Po transportonin refugjatë nga Nepali, arrestohet në Gjirokastër dy rinj nga Tirana

12:08 : 01/11/2025

Vrau me thikë kuzhinierin/ Filip Shehu rezulton me probleme mendore, avokati kërkon shtrim në psikiatri

11:49 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com