• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Palmer flet për 25 prillin dhe “listën e zezë” të SHBA për shqiptarët e korruptuar

23:04 : 12/01/2021
në AKTUALITET, BOTA

Zv.ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, i konsideroi një provë për demokracinë ngjarjet e ndodhura në SHBA në 6 janar. Ne nje intervistë për emisionin “Përballë” në RTSH, Palmer tha se zhvillimet e ditëve të fundit nuk janë arsye për të vënë në diskutim fuqinë e institucioneve demokratike amerikane. I pyetur se çfarë do te sjellë për Ballkanin Perëndimor administrata “Biden”, Palmer tha se pret që të mos ketë ndryshim të vëmendjes për rajonin tonë dhe se Rusia është rrezik.

“Patjetër është rrezik. Kjo është një çështje që ne e kemi trajtuar shumë ngushtë për vite me radhe dhe të gjithë duhet të jemi vigjilentë për rolin e fuqive të huaja në Ballkanin Perëndimor. Rusia, Kina këto vende kanë një vizion për Ballkanin Perëndimor që nuk është në përputhje me interesat e vendeve të rajonit ashtu siç ato vetë i kanë përcaktuar.

Ajo që duan SHBA-të për vendet e Ballkanit Perëndimor është demokraci, paqe, stabilitet, prosperitet, anëtarësim në institucionet euroatlantike. Ky është vizioni ynë për rajonin. Ky është vizioni që vet vendet kanë identifikuar si vizionin e tyre për të ardhmen e tyre më të mirë. Ju siguroj që ky nuk është vizioni i Rusisë, nuk janë qëllimet e Moskës.

Moska beson se interesat strategjik të saj shërbehen më mirë nga një rajon që është i ndarë në vetvete, që është dyshues dhe që është i fragmentuar, ku ka konflikt dhe jo bashkëpunim. Ky është mjedis strategjik ku Rusia beson se mund të marr avantazhet e veta më të mira. Kështu që ne po punojmë për të nxitur bashkëpunimin midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe t’i mbështesim ata në rrugëtimin e tyre drejt BE-së” – tha Palmer që më pas u pyet për situatën parazgjedhore në Shqipëri.

“Së pari do të doja të përgëzoja qytetarët shqiptarë për progresin e bërë në arritjet demokratike. Marrëveshja për reformën zgjedhore ishte më të vërtetë inkurajuese, bazuar në rekomandimet e ODHIR, ne duam të shohim zbatimin e këtyre rregullave të marrëveshjes dhe që zgjedhjet në prill të mbahen në mënyrë që është e drejtë, që është transparente dhe në të cilën klasa politike të jetë llogaridhënëse.

Lexo edhe:

Pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit, rriten sërish çmimet e naftës

Paraziti që po alarmon SHBA-të është përhapur në 34 shtete! Simptomat dhe shkaqet

Dhe duam që opinioni dhe mendimi i votuesve të shprehet në kutitë e votimit dhe që kjo të pasqyrohet në përbërjen e parlamentit dhe në politikat që pasqyrojnë ambiciet dhe dëshirat e popullit shqiptar. Kjo është mënyra se si funksionon demokracia dhe ne jemi me të vërtetë shpresëplotë që zgjedhjet në prill do të sigurojnë dhe do të plotësojnë këto ambicie” – tha Palmer.

Një tjetër çështje ishte reforma në drejtësi për të cilën tha se ishte optimist.

“Besoj se është shumë inkurajuese që Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese janë krijuar tashmë. Duam me të vërtetë të shohim plotësimin e vendeve me gjyqtarë në këto institucione në mënyrë që të ofrohet cilësia më e lartë e mundshme e drejtësisë.

Ne shohim institucionet e reja si Byronë Kombëtare të Hetimit edhe SPAK si institucione që ofrojnë mundësi për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të krijuar transparencën dhe faktikisht llogaridhënien që kërkohet dhe meriton populli shqiptar. Kështu që në këtë proces të krijimit të forcimit të këtyre institucioneve dhe këtij kuadri institucional që është në bazë të qeverisjes së mirë dhe qeverisjes transparente dhe qeverisjes llogaridhënëse, SHBA -të do të punojnë shumë ngushtë me lidershipin në Shqipëri dhe me klasën politike dhe me publikun shqiptar që këto të gjitha të bëhen realitet”.

A do të ketë të tjerë emra që Departamenti Amerikan i Shtetit do të shpallë “non grata” nga Shqipëria?

“Ne në një farë mënyrë nuk i parashikojmë vendimet për sanksionet, por ama jemi të ndërgjegjshëm ashtu sikur edhe shumë të tjerë janë të ndërgjegjshëm që këto janë instrumente të rëndësishme efikase dhe të fuqishme për të çuar përpara sundimin e ligjit dhe të kërkojmë llogaridhënie nga ata që kanë abuzuar me pozicionet politike. Nuk kemi qenë të druajtur nga përdorimi i këtij instrumenti në të shkuarën dhe normalisht që nuk do të druhemi ta përdorim atë në të ardhmen” – tha Palmer.

Etiketa: PalmerSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit, rriten sërish çmimet e naftës

15:43 : 15/07/2026
BOTA

Paraziti që po alarmon SHBA-të është përhapur në 34 shtete! Simptomat dhe shkaqet

12:43 : 15/07/2026
BOTA

SHBA riktheu bllokadën detare, Irani kërcënon të ndalojë të gjitha eksportet e energjisë në Lindjen e Mesme

12:10 : 15/07/2026
BOTA

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat nën Hormuz, presidenti brazilian: Ai do të bëhet pirat

15:30 : 14/07/2026
BOTA

SHBA-ja godet sërish Iranin pas rikthimit të bllokadës në Ngushticën e Hormuzit

08:35 : 14/07/2026
BOTA

SHBA-të përdorin dronë detarë në luftimet kundër Iranit

18:22 : 13/07/2026
Para

Dhoma e Përfaqësuesve nis diskutimet për shkarkimin e Donald Trumpit

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş