Hamilton heziton të rinovojë, reagon Wolff: Lewis nuk është në qendër të universit tonë, gati ta zëvendësojmë

E ardhmja e Lewis Hamilton te Mercedes është gjithnjë e më shumë në pikëpyetje, ndërkohë që koha për të rinovuar kontratën sa vjen e pakësohet. Makina gjermane, përmes Toto Ëolff, i ka çuar një mesazh pilotit britanik, 7 herë kampion bote në Formula 1.

“Hamilton e di se nuk është në qendër të universit të Mercedes. Ai e di që është një pjesë e rëndësishme e këitj ingranazhi, ku të gjithë funksionojnë të bashkuar. E dimë gjithashtu që është një pilot shumë i shpejtë në pistë, inteligjent dhe kampion”, tha Ëolff.

LEXO EDHE  Rummenigge: Champions League sistemi i duhur, Superliga nuk e zgjidh krizën

“Hamilton dhe Mercedes kanë funksionuar së bashku, duke i dhënë dhe marrë shumë njëri-tjetrit. Ndaj nuk më shqetëson shumë rinovimi i Leëis. Ne do ta respektojmë vendimin e tij. Ne do të jemi gati për çdo vendim që ai do të marrë”, tha Wolff.