• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pasojat e pandemisë, mbylljet e bizneseve u rritën me 38% në maj-dhjetor

07:58 : 11/01/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Kriza e shkaktuar në ekonomi nga pandemia e koronavirusit dhe kufizimet për të frenuar përhapjen e saj kanë ndikuar negativisht aktivitetin e bizneseve, sidomos atyre të vogla.

Këto të fundit nuk kanë arritur të përballojnë mbylljen e detyruar disa javore të aktivitetit, tkurrjen e konsumit, apo kufizimet në orare që ende vijojnë.

Të dhënat për subjektet që kanë kaluar në status pasiv, që përditësohen çdo ditë nga Drejtoria e Tatimeve dhe janë publike në faqen e saj, tregojnë se në nga 1 maji (kur filloi heqja graduale e kufizimeve) deri në 31 dhjetor, subjektet që kanë kaluar në status pasiv janë rritur me 38% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gjithsej janë rreth 6,600 subjekte që rezultojnë të shtuara në listën e subjekteve pasive në periudhën në fjalë, nga rreth 4800 për maj-dhjetor 2019.

Më të goditura rajonet që mbështeten tek turizmi

Lexo edhe:

Probleme të reja me e-Albania, bizneset nuk arrijnë të verifikojnë detyrimet e taksave vendore

Më shumë kredi në muajin prill, bizneset rritën kërkesat për investime

Të dhënat, sipas drejtorive rajonale tatimore, të përpunuara nga Monitor, tregojnë se rajonet që e kanë të bazuar aktivitetin te turizmi kanë dhe rritjen më të lartë të mbylljeve të bizneseve për janar-dhjetor 2020, në raport me të njëjtën periudhë të 2019-s, kur dhe turizmi arriti në kulmin e vet.

Në Vlorë, bizneset e kaluara në status pasiv për periudhën në shqyrtim janë 107% më të larta se një vit më parë. Në Sarandë, mbylljet janë rritur me gati 60%, në Shkodër me 64%, në Korçë me 56%. Në Kukës, ku përfshihet dhe Tropoja, që vitet e fundit ka zhvilluar turizmin malor, pezullimet e subjekteve janë rritur me 74%.

Më i favorizuar ka qenë Durrësi, ku bizneset për shkak të afërsisë me Tiranën dhe fluksit të lartë të shtetasve nga Kosova në shtator-tetor duket se kanë arritur të rezistojnë disi. Mbylljet e subjekteve, sipas Drejtorisë tatimore Rajonale Durrës janë rritur me 16% me bazë vjetore, në maj-dhjetor 2020.

Krizës nuk i ka shpëtuar as kryeqyteti, ku veprojnë rreth 40% e subjekteve të regjistruara në vend. Numri i bizneseve të kaluara në status pasiv në Tiranë është rritur me 35% për periudhën në shqyrtim.

Të dhënat e tatimeve tregojnë se në të gjitha rajonet, numri i subjekteve që kanë kaluar në status pasiv është rritur me ritme dyshofrore, me përjashtim të Lezhës (+7.6%) dhe Dibrës, që është e vetmja ku numri i subjekteve të mbyllura është më i ulët se në 2019-n (-10.4%).

Mbyllja e bizneseve rrit numrin e të papunëve

Mbyllja e bizneseve ka ndikuar dhe në rritjen e numrit të të papunëve në vend. Të dhëna të tjera të INSTAT tregojnë që u referohen të dhënave administrative (të punësuarit me pagë të deklaruar zyrtarisht) tregojnë se, numri i të punësuarve ka rënë me gati 30 mijë persona gjatë 9 muajve të 2020-s, në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019-s.

Sipas të dhënave administrative, shihet se nga totali prej 29 mijë e 600 personash, që kanë humbur punën gjatë një viti, mbi 10 mijë i takojnë sektorit privat, 17 mijë sektorit bujqësor dhe 1600 persona, sektorit shtetëror (për të papunët në sektorin bujqësor, të dhënat administrative i referohen Anketës së Forcës së Punës).

Në 6-mujorin e parë, sipas të dhënave administrative, por dhe atyre nga Anketa, dolën të papunë rreth 50 mijë persona, si rrjedhojë e karantinës së ashpër, që detyroi mbylljen e qindra bizneseve dhe goditjes që eksportuesit morën nga rënia e porosive nga partnerët e tyre jashtë. Ndërsa në 3-mujorin e tretë, të dhënat administrative tregojnë një rimëkëmbje të dobët, ku 30 mijë persona ende janë jashtë tregut të punës.

Të dhënat e tjera sipas qarqeve, tregojnë se në rajonet ku mbylljet e bizneseve kanë pasur rritur më të lartë, kjo ka ndikuar në shtimin e papunësisë.

Qarqet e Shkodrës, Vlorës dhe Korçës panë rritjen më të lartë vjetore te papunësisë në tremujorin e tretë të këtij viti, sipas të dhënave zyrtare që referohen nga Anketa e Forcave të Punës.

Të dhënat mbi papunësinë sipas qarqeve tregojnë se Shkodra shënoi një rritje të treguesit në tremujorin e tretë me 6.4 pikë përqindje në raport me të njëjtën periudhe të një viti më parë, duke arritur në 15%, nga 8.6% në tremujorin e tretë 2019.

Pas Shkodrës, Vlora ishte qarku i dytë më rritjen e më të lartë të papunësisë me 3.3 pikë për qind (pp) në raport me një vit më parë, e ndjekur nga Korça me 2.4 pp rritje, Lezha me 2.4 pp përqind, Elbasani me 1.6 pikë pp dhe Berati me 0.5pp.

Në krahun tjetër Dibra dhe Gjirokastra shënuan rënie të normës së papunësisë në raport me një vit më parë përkatësisht me 3 dhe 1.9 pikë për qind. Më shumë se sa përmirësimi i tregut të punës në këto qarqe ka ndikuar tkurrja e popullsisë për shkak të emigracionit të lartë në Dibër dhe plakjes së popullsisë në Gjirokastër.

Me tej normat e papunësisë në tremujorin e tretë shënuan rënie vjetore edhe në qarkun e Tiranës me 1.7pp, Durrësit 1.5pp, Fierit 1.3pp dhe Kukësit me 1.3pp. /Monitor/

Etiketa: biznesekrizapandemia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Probleme të reja me e-Albania, bizneset nuk arrijnë të verifikojnë detyrimet e taksave vendore

13:49 : 01/06/2026
AKTUALITET

Më shumë kredi në muajin prill, bizneset rritën kërkesat për investime

19:57 : 28/05/2026
AKTUALITET

“Vetëm 15% e bizneseve gati për BE-në”: Tabaku: Qeveria Rama reforma në letër

11:06 : 25/05/2026
AKTUALITET

Biznesi kërkon rregulla, jo falje

10:59 : 25/05/2026
AKTUALITET

Ferr-Albania sërish nuk punon!

12:52 : 20/05/2026
AKTUALITET

e-Albania si Ngushtica e Hormuzit, herë hapet, herë mbyllet; Bizneseve iu bllokohet puna

13:23 : 19/05/2026
Para

BB: 20% e firmave shqiptare kanë nisur apo rritur biznesin online gjatë pandemisë

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom