Ish-deputeti Gent Strazimiri ka ironizuar Kryeministrin Edi Rama, lidhur me deklarimet e këtij të fundit për sigurimin e 500 mijë doza vaksinash nga kompania Pfizer. Rama tha se në janar do të vijnë 10750 dozat e para, ndërsa në shkurt 30 mijë të tjera.
Në reagimin e tij, Strazimiri shkruan se në Shqipëri ka 13 mijë policë, plus 500 mijë të moshuar, plus mjekët.
Postimi nga Gent Strazimiri
“Lajmi i madh” na qënkësh, se paskësh siguruar 10.750 vaksina “për mjekët, policët dhe të moshuarit, për Kosovën…”… etj…
Ndërsa LAJMI është se:
* vetëm policë ka 13 mijë, plus 500 mijë të moshuar… plus mjekët….plus Kosova…(?!)!
Për “etj” hesapin bëjeni vetë!!!
… dmth ka ndarë “28 kamiona, për 7 bataliona” …
KAQ!













