Vasili-Ramës: Bandit politik, trafikant deti, shqiptarët do të tregojnë vendin

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, përmes rrjeteve sociale,e konsideron Edi Ramën një kryeministër tradhëtar, ndërsa shprehet se ai do t´i japë Greqisë, atë të cilën ajo nuk mundi t´a përfitojë me asnjë Qeveri tjetër. Duke e cilësuar Ramën një trafikant deti, Vasili shkruan se ai po bën avokatinë e Greqisë, madje më me merak se Greqia vetë.

“Tradhëtia është shumë e qartë dhe belbëzimet prej rrugaçi të dehur të këtij kryeministri trafikant kufijsh nuk e shpëtojnë dot atë.

Ky bandit politik shkon me iluzionin se do të përdorë Gjykatën Ndërkombëtare si alibi për shitjen e detit të Shqipërisë, pasi dihet botërisht që çdo veprim i këtij ka qenë në dëm të interesave kombëtare të vendit.

Detin e Shqipërisë nuk e shet dot ky trafikant i mjerë sepse shqiptarët kanë ditur dhe dinë ti mbrojnë kufijtë siç ka ditur tu tregojnë shumë ashpër vendin tradhëtarëve si puna e këtij”, shkruan Vasili.

Postimi nga Petrit Vasili

Trafikanti i detit Rama do qe ti jape Greqise ate, qe ajo nuk e mori dot me asnje Kryeminister tjeter shqiptar !
Sot edhe shqiptari me i fundit e ka te qarte se qeveria e ketij vendi eshte ne duart me te keqia te nje trafikanti te detit te Shqiperise.

Sot ne krye qeverise eshte nje tradhetar, qe e ben avokatine e Greqise me mire dhe më me merak se Greqia vetë.
Sot ne krye te qeverise eshte nje mashtrues ordiner, qe genjen edhe per ato qe provohen sheshit.

Trafikanti i detit thote se: “Shqiperia dhe Greqia nuk kane arritur asnje marreveshje ndaj do shkojne ne gjyq.

As pala greke s’kishte çfarë kontestonte atëherë, as ne s’kemi çfarë kontestojmë sot tek vendimi i Greqisë”!

Trafikanti qe shet detin e Shqiperise:

Perse nuk u tregon shqiptareve marreveshjen, qe nuk u arrit me Greqine?

LEXO EDHE  Të shtëna me armë ndaj një personi në Roskovec

Perse nuk tregon se per cfare nuk u ra dakord?

Perse nuk u tregon se me cfare marreveshje do te shkoje ne Gjykaten nderkombetare?

Perse Greqia per here te pare dhe vetem me kete kryeminister trafikant shpall shtrirjen me 12 milje, qe nuk kishte guxuar ta bente kurre me pare dhe me asnje kryeminister shqiptar tjeter?

Perse nuk i informoi publikisht shqiptaret, qe marreveshja me Greqine deshtoi ashtu sic i njoftoi qe ishte shume afer nje marreveshjeje dhe thuajse gati per tu nenshkruar me kryeministrin grek Tsipras?

Perse nuk njoftoi Presidentin e Shqiperise, qe ka autorizuar dhenien e Plotfuqise per nisjen e negociatave per marreveshjen me Greqine, se marreveshja deshtoi se bashku me arsyet e ketij deshtimi?

Perse trafikanti i detit e ” harroi” dhe nuk e ze me goje më Vendimin e Gjykates Kushtetuese, por ben me nje zell prej bastardi vetem avokatin e Greqise per 12 miljet?

Perse nuk tregon pazarin, qe beri me Greqine ne veren e ketij viti dhe qe i hapi rrugen dekretit grek per 12 miljet, dekret te cilin Greqia nuk kishte guxuar ta nxirrte kurre me pare me ndonje kryeminister tjeter te Shqiperise?

Tradhetia eshte shume e qarte dhe belbezimet prej rrugaçi te dehur te ketij kryeministri trafikant kufijsh nuk e shpetojne dot ate.

Ky bandit politik shkon me iluzionin se do te perdore Gjykaten Nderkombetare si alibi per shitjen e detit te Shqiperise, pasi dihet boterisht qe cdo veprim i ketij ka qene ne dem te interesave kombetare te vendit.

Detin e Shqiperise nuk e shet dot ky trafikant i mjere sepse shqiptaret kane ditur dhe dine ti mbrojne kufijte sic ka ditur tu tregoje shume ashper vendin tradhetareve si puna e ketij.