• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përdorimi i teknologjisë në zgjedhje, Kristaq Kume: Si do aplikohet ky proces

19:48 : 26/12/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Tenderi për identifikimin biometrik të votuesve në zgjedhjet e 25 prillit do të jetë i hapur deri në 5 janar dhe gjatë 2 javëve të para të vitit të ri pritet të shpallet kompania fituese.

Kosto e këtij procesi llogaritet rreth 20 milionë euro dhe, vetëm pasi KQZ të shpallë kompaninë fituese qeveria do të alokojë fondet përmes një akti normativ.

Konstitucionalisti Kristaq Kume në një intervistë për Euronews Albania tha se përdorimi i teknologjisë në zgjedhje do të aplikohet në dy drejtime kryesore:

“Siç duhet në bazë të asaj, që është fiksuar në Kodin Zgjedhor, në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit, teknologjia e informacionit do të përdoret në dy drejtime. Për të identifikuar zgjedhësit në mënyrë elektronike, dhe e dyta përdorimi në formën projekt-pilot, ku do të përfshihen jo më shumë se 20 % e zgjedhësve, ku do të shikohet se si do të ecë votimi dhe numërimi elektronik”, tha ai.

Ai tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar udhëzimet përkatëse për këto dy çështje, duke bërë edhe kostot minimale dhe ato maksimale.

Lexo edhe:

Pas takimit me Kurtin, Hamza thotë se PDK mbetet në opozitë

Sondazhet në Francë/ Marine Le Pen favorite për të fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2027

“KQZ ka miratuar dy udhëzimet përkatëse për këto dy çështje, po ashtu ka bërë edhe llogaritjet, kostot financiare minimum dhe maksimum, dhe shumë shpejt do të bëhet gara me një procedurë të përshpejtuar. Qeveria duhet të bëjë financimet përkatëse, në mënyrë që mund të realizohet gjithçka dhe të zbatohet ajo që është rënë dakord në Këshillin Politik mbi Kodin Zgjedhor”, tha ai.

Sipas z. Kume përdormi i teknologjisë në zgjedhjet e 25 prillit do të ulë ngushtimin e hapësirave për votim të shumëfishtë, fenomen ky, i cili ka qenë prezent në zgjedhjet e kaluara në Shqipëri.

“Përdormi i teknologjisë në këto zgjedhje, pritshmëritë për të janë dy: E para, nëpërmjet identifikimit biometrik të zgjedhësve, është ngushtimi i hapësirave për votimin e shumëfishtë, rritje e standardit në votimi. Projektet pilot do të tregojnë sa dhe si jemi të aftë të përdorim teknologjinë në numërimin e votave, pastaj i përdorim këto si argumente lidhur me vendimin që do merren në të gjithë proceset që do bëhen pas zgjedhjeve të 25 prillit”, shtoi ai.

I pyetur se sa funksional mund të jetë përdorimi i teknologjisë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, z. Kume u shpreh si vijon:

“Nuk kemi pse të themi se gjithçka vihet përpara një pikëpyetje. Ajo që ofron teknologjia e informacionit, për mendimin tim e bën të mundshëm zbatimin e asaj çfarë është synuar në të dyja ato aspekte, që në thamë. Nuk jemi ne të parët që e përdorim, pasi në shumë vende të botës janë kthyer në rutinë. Përdorimi i kësaj teknologjie siç është fiksuar në Kodin Zgjedhor, nuk ka të bëjë me atë që e qytetarët e konsiderojnë si votim elektronik, është përdorimi i kësaj teknologjie në cikël të mbyllur, dhe mundësitë për ndërhyrjet nga jashtë janë të kufizuara”, shtoi ai.

Vendimin e KQZ-së për të ndaluar promovimin e projekteve politike deri më 25 prill z. Kume e sheh si hap pozitiv.

“Ligji thotë “partitë të deklarojnë aktivitetet, po ashtu katër muaj para zgjedhjeve është e ndaluar që qeveria të organizojë aktivitete, që ndikojnë tek vullneti i zgjedhësve në procesin e votimit”. Është ndaluar edhe dhënia e koncesioneve nga qeveria. Nuk është se nuk diheshin këto fenomene, por ama ka munguar në mënyrë të skajshme vullneti për të bërë këtë gjë, dhe ajo që u arrit në Këshillin Politik është diçka që duhet mirë-përshëndetur”, shtoi z. Kume.

Etiketa: kumeteknologjiazgjedhje

Lajme të lidhura

RAJONI

Pas takimit me Kurtin, Hamza thotë se PDK mbetet në opozitë

11:41 : 10/07/2026
BOTA

Sondazhet në Francë/ Marine Le Pen favorite për të fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2027

17:17 : 09/07/2026
RAJONI

Konstituimi i Kuvendit/ Kurti fton në takim krerët e partive opozitare

15:13 : 09/07/2026
RAJONI

KQZ certifikon zgjedhjet në Kosovë, Vetëvendosje del fituese me 53 mandate në Kuvend

11:12 : 08/07/2026
RAJONI

Sot certifikohen rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, çfarë pritet

08:46 : 08/07/2026
RAJONI

Kosovë/ KQZ në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme për certifikimin e zgjedhjeve

09:30 : 07/07/2026
Para

Zgjedhjet e 25 prillit, paralajmërimi i Bylykbashit: Kujdes me kandidatët, ja çelësi i suksesit

TË GJITHA

“Smart City”/ Hita: Filozofi e re për Policinë e Shtetit!

20:12 : 16/07/2026

Dita e 47-të e protestës, qytetarët: Rama dil në bulevard, Atdheu nuk është biznes privat!

20:07 : 16/07/2026

“Thikë me dy presa”/ Pse do dështojë plani i Trump për Iranin?

19:58 : 16/07/2026

Aksidenti i rëndë në Fier, 7-vjeçarja nuk arrin t’u mbijetojë plagëve

19:49 : 16/07/2026

Protesta e 47-të kundër Ramës në Tiranë, qytetarët: Nuk tërhiqemi!

19:38 : 16/07/2026

Rruga drejt lirisë së Sokol Sanxhaktarit

19:28 : 16/07/2026

U plagos në aksidentin Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari

19:14 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetBetsmovejojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş