• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjykata rrëzon ‘përhapjen e panikut’: Askush nuk mund të dënohet për idetë e tij

17:14 : 22/12/2020
në AKTUALITET, KRONIKE

Një status në Facebook i kushtoi 26-vjeçares nga Porto-Romano, Xhuljana Aliaj 3 ditë në qeli dhe 11 muaj nën procedim për “përhapje paniku”, derisa Gjykata e Durrësit vendosi që fakti nuk parashikohej nga ligji si vepër penale.

Xhuljana Aliaj, banore në zonën e Porto-Romanos në Durrës u arrestua nga Policia e Shtetit mbrëmjen e 28 nëntorit 2019 me akuzën e përhapjes së panikut përmes publikimit të një statusi në Facebook.

26-vjeçarja po punonte si vullnetare në zonën e Porto-Romanos për regjistrimin e personave të mbetur pa strehë nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa shkroi në faqen e saj në Facebook se hidrovori në këtë zonë ishte dëmtuar dhe një tërmet tjetër mund të sillte pasoja dhe shpërthim të depozitave të gazit.

Aliaj qëndroi tre ditë në qeli dhe 11 muaj nën procedim, pasi Policia e Shtetit e akuzoi se kishte përhapur panik dhe i kishte detyruar njerëzit të largoheshin nga Porto-Romano, ndonëse statusi i saj mori në total vetëm 26 reagime.

Por më 29 tetor 2020, Gjykata e Durrësit e pushoi procedimin penal me argumentin se fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale.

Lexo edhe:

Aksident në portin e Durrësit, plagoset 24-vjeçari

Dy “urat” e Shijakut/ Vrasje për hakmarrje nga Avdylajt dhe tjetërsim pronash nga “Rrumi”

Sipas vendimit të shpallur nga gjyqtarja Besjana Garxenaj, të cilin BIRN e disponon, Xhuljana Aliaj kishte kërkuar informacion nga autoritetet shtetërore për situatën, por nuk kishte mundur të gjente të dhëna për gjendjen e hidrovorit apo të depozitave të naftës.

Gjykata argumenton se 26-vjeçarja nuk ka pasur për qëllim përhapjen e panikut.

“…nuk ka dashur dhe nuk ka pasur për qëllim përhapjen e panikut tek qytetarët, por ajo ka njoftuar një perceptim të gabuar të saj, e ndodhur vetë në situatë paniku, frikë e pasiguri për shkak të tërmetit,” arsyeton gjyqtarja Garxenaj.

Duke iu referuar historisë së 26-vjeçares, gjyqtarja Besjana Garxenaj arsyeton gjithashtu se “askush nuk mund të dënohet për mendimet apo idetë e tij”.

Xhuljana Aliaj i tha BIRN se ishte e lumtur nga vendimi i Gjykatës.

“Jam e lumtur që edhe gjykata e pohoi që qëllimi im ka qenë pozitiv,” tha ajo.

Xhuljana Aliaj është vetëm një nga qytetarët e përndjekur nga Policia gjatë periudhës së pasoi tërmetin e 26 nëntorit 2019 dhe vazhdoi me pandeminë e shkaktuar nga COVID-19.

Përmes nenit 267 të Kodit Penal: “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”, Policia e Shtetit ka kërkuar ndjekje penale për një duzinë qytetarësh dhe gazetarësh, duke alarmuar organizatat e të drejtave të njeriut në Shqipëri.

Kjo tendencë u rikthye ditët e fundit, kur Policia e Durrësit njoftoi arrestimin e 2 të rinjve dhe procedimin penal për 2 të tjerë për protestë të paligjshme dhe përhapje paniku, pasi protestuan simbolikisht në qendër të qytetit duke lëvizur me një arkivol mbi të cilin shkruhej “Shpresa” dhe “Drejtësia për Klodianin”.

Gjykata e Durrësit i cilësoi të kundraligjshme arrestimet e dy protestuesve, ndërkohë akuza tjetër e përhapjes së panikut nuk u mbështet në gjyq as nga prokurorja e çështjes. Avokatja mbrojtëse e dy të rinjve i tha BIRN se kjo akuzë ishte ngritur mbi pretendimet e policisë se ishte trembur nga arkivoli i sajuar me mbishkrime proteste. /BIRN/

Etiketa: Durresgjykatavendimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident në portin e Durrësit, plagoset 24-vjeçari

19:49 : 06/10/2025
AKTUALITET

Dy “urat” e Shijakut/ Vrasje për hakmarrje nga Avdylajt dhe tjetërsim pronash nga “Rrumi”

21:21 : 05/10/2025
AKTUALITET

“Duhet të vdesin njerëz ti zej paniku”, si Avdylajt vendosnin gjoba e terrorizonin durrsakët

15:23 : 05/10/2025
AKTUALITET

Konflikti mes adoleshentëve në Kamëz, Gjykata lë në burg të miturit

10:46 : 05/10/2025
AKTUALITET

Tjetërsim pronash dhe vrasje, burg për Avdylajn, vëllanë e deputetit të PS dhe atë të “Rrumit”

12:32 : 04/10/2025
AKTUALITET

Komshiu ngre mur pa leje dhe hap derë ngjitur me dritaret, IMT mban “peng” qytetaren

20:51 : 03/10/2025
Para

Jemi në listën e zezë të OKB/ Alibeaj: Rama ka 7 vite që qeveris me krimin

TË GJITHA

Vrasja e Nikulajt/ Ekstradimi i “skuadrës vrasëse” ndalohet për shkak të … një gabimi në dokumente

20:53 : 06/10/2025

Aksident tragjik në autostradën Lezhë–Tiranë, humb jetën një këmbësor

20:44 : 06/10/2025

PD do mbështesë Florjan Binajn si kandidat/ Shehaj: E parpanueshme! U hodh në erë procesi

20:32 : 06/10/2025

Vrasja e gjyqtarit/ Gjykata e Apelit: Institucionet të marrin masa urgjente për rritjen e nivelit të sigurisë

20:16 : 06/10/2025

U “shfajësua” për vrasjen e gjyqtarit/ Gazetari: Koçiu, e vetmja ministre e rendit që “s’ka punë me rendin”

20:05 : 06/10/2025

Aksident në portin e Durrësit, plagoset 24-vjeçari

19:49 : 06/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Reagon KLGJ: Ky akt i rëndë cënon themelet e shtetit të së drejtës!

19:45 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com