• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rruga Korçë-Ersekë/ Tre lote, i njëjti fitues! Dokumentet…

13:24 : 21/12/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Rruga Korçë-Ersekë, e trumbetuar me të madhe nga Rilindja gjatë dy mandateve qeverisëse, ende nuk ka përfunduar. Projekti nisi me bujë në vitin 2013, në atë kohë nga deputeti i zonës Niko Peleshi, i cili premtoi se rruga do të lidhte dy qytetet juglindore, Korçën me Ersekën.

Por, kur kanë mbetur edhe pak muaj që Rilindja të bëhet 8-vjeçe, kjo rrugë ende nuk ka përfunduar! Dhe, për më tepër, po gllabëron dhjetëra miliona euro më tepër se projekti fillestar. “Vulën” ia ka vënë drejtori aktual i Autoritetit Rrugor Shqiptar, i cili ndryshoi fillimisht projektin dhe më pas përcaktoi se 1 kilometër rrugë do të kushtojë plot 5 milionë euro! Aq më tepër që rruga nuk është autostradë, por me vetëm 2 korsi dhe në vende shumë të shkurtra me 3 korsi.

“Boldnews” ka bërë një hulumtim të plotë të projekteve dhe vlerës që ka “ngrënë” kjo rrugë. Nga verfikimet rezultoi se, pavarësisht se kanë konkuruar shumë firma, vetëm njëra prej tyre është shpallur fituese. Ajo është “ANK”, e cila i ka fituar deri më tani të tria kontratat me ARRSH-në, pavarësisht se kanë ndryshuar drejtorët. Por, pas kësaj firme, “ANK” është një ish-deputet, Ndue Kola. Ky i fundit e ka themeluar dhe më vonë ia ka kaluar “me letra” vëllait të tij Agim Kola.

Lexo edhe:

Numërohen 76 kuti në qarkun e Korçës, PS ruan avantazhin

Numërohen 11 kutitë e para në Korçë, ja rezultati

Tre lote, i njëjti fitues!

Firma e familjes së ish deputetit të PS-së, Ndue Kola, ka fituar të tria lotet apo tenderat e zhvilluar për këtë segment. Loti i parë ka filluar në muajin qershor 2013 dhe fillonte te ura e Mborjes dhe përfundonte në kilometrin e 17, në Qafën e Qarrit. Firmës iu deshën plot 8 vite që të përfundonte 17.6 kilometrat. Sipas vetë ARRSH-së, më datë 17 shtator 2018, Afrim Qendro, bashkë me Peleshin, Gjiknurin dhe Spiropalin inauguruan rrugën. Kostoja për lotin e parë ka qenë 1 milionë euro për kilometër. Pra, ANK ka marrë rreth 17 milionë euro. “Objekti sistemim asfaltim rruga Korcë-Erseke Loti 1 është rruge e kategorisë “C1” e modifikuar, me gjatësi 17,6 km, gjerësi të asfaltuar në zonën fushore 6,5 m, ndërsa në zonën malore të Qafës së Qarrit 9.5 m” thotë vetë ARRSH. Më pas, pohon se gjatë zbatimit të saj ka pasur disa përmirësime, kryesisht me masa inxhinierike në zonën e Qafës së Qarrit, të cilat u trajtuan nga kontrata shtesë punimesh.

Një tjetër lot ka qenë plotësimi i punimeve të mbetura dhe lidhja me rrugën ekzistuese të objektit sistemim asfaltim Rruga Korçë – Ersekë. Fitues sërish ANK me një vlerë mbi 4 milionë euro. Punimet kanë filluar në datën 12 tetor 2017 dhe kanë përfunduar një vit më pas. Pra, gabimet e projektimit të lotit 1 u ndreqën me këtë kontratë, që u kushtoi shqiptarëve rreth 4 milionë euro.

ARRSH: 20 milionë euro për 4 km!
Dhe, pasi mori në dy lotet e parë 20-22 milionë euro, ku bëri rreth 20 kilometra rrugë, Autoriteti Rrugor Shqiptar e ka shpallur sërish fituese “ANK”. “Qershia mbi tortë” ishte tenderi i fundit, ku vetëm për 4 kilometra rrugë, taksapaguesit shqiptarë do t’i paguajnë firmës së familjes së ish-deputetit plot 20 milionë euro. Objekti i tenderit është “Ndërtim rruga Korçë – Ersekë” loti 2 me fond limit 2.399.999.882 pa TVSH-në. Në tender morën pjesë 5 firma, ku 3u s’kualifikuan dhe fitues i shpall “ANK”.

Projekti 1; 1 mln euro për 1 km rrugë!
Autoriteti Rrugor Shqiptar e pranon se ka pasur disa ndryshime në projektimin dhe zbatimin për ndërtimin e kësaj rruge. Projekti i parë ka qenë me një vlerë 1 kilometër rrugë = 1 milionë euro kosto. Madje, vetë firma fituese e dy loteve të para e ka zbatuar me këtë vlerë, ndërsa kishte edhe në sirtare të gjithë projektin. Por, ndryshimi i projektit është bërë në zonën e Qafës së Qarrit. Në projektin fillestar ishte një pjerrësi prej 10 % në ngjitje dhe zbritje. Pra, afërsisht sa autostrada Tiranë-Elbasan në hyrje dhe dalje të tunelit. Apo edhe pjerrësia e rrugës së Kombit në zonën e Kalimashit, në hyrje të Kukësit, apo në aksin Kukës-Morinë. Kostoja e ndërtimit në projektin e parë ka qenë 1 milionë euro për kilometër. Ndërkohë, në tenderin e fundit, është bashkangjitur edhe projekti teknik, ku rezulton se ARRSH ka menduar për një gjurmë e re, gjurmë e cila ka një kosto 5 herë më të lartë krahasuar me projektet e mëparshme. ARRSH synonte që të shmangte pjerrësinë e rrugës, pra atë 10 % e famshëm. Por, në dokumentet e tenderit të ri, pjerrësia është e njëjtë; 10 %!

Projekti 20 mln euro: I njëjti standart!
“Boldnews” ka siguruar dokumentet, ku thuhet se projekti i ri shmang pjerrësinë 10% në afërsi të majës së Qarrit, që ishte në projektin e parë, por në të vërtetë, sipas oponencës, kjo gjë nuk është shmangur, pasi në paragrafin ku janë parashikuar specifikimet e rrugës së re është shprehur se pjerrësia maksimale gjatësore do të jetë 10%. Pra, ky kriter teknik, ndër më kryesorët që përmendet në ndryshimin e projektit, nuk është shmangur. Dhe si i tillë, bie poshtë.

Oponenca zbulon se në projektin e ri ka gabime drejtimi, kështu thuhet se gjurma 4,15 km shtrihet në anën veriore të Pllajës së Kolonjës, kurse te paragrafi planimetria thuhet se aksi orientohet nga perëndimi. Sipas oponencës, raporti teknik i prezantuar nga projektuesi është kontradiktor, madje ato që përshkruhen po nga projektuesi nuk kanë lidhje me realitetin dhe në disa raste thuhen të pavërteta në raport me faktin.

Më tej, zbulohet se përsa i përket aspektit ekonomik, projektuesi nuk ka folur fare se sa kushtonte gjurma e rrugës për lotin e dytë në projektin e parë të miratuar, dhe sa kushton ky lot për projektin e dytë. Po ashtu, projekti i ri sjell pasoja për banorët e fshatrave të Gramozit në Kolonjë. Sipas oponencës, rritet distanca me rrugën nacionale dhe automatikisht vështirësohen lëvizjet e fëmijëve të këtyre fshatrave për të shkuar në shkollë.

Vlerësohet se gjurma e re, për shkak të ndryshimit të projektit, rrit mundësinë e braktisjes së fshatrave nga banorët e këtyre zonave. Në oponencë thuhet se gjurma e re, për shkak të ndryshimit të projektit, copëton edhe më shumë tokat e ndara me ligjin 7501.

Etiketa: arrshersekeKorce

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Numërohen 76 kuti në qarkun e Korçës, PS ruan avantazhin

04:18 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 11 kutitë e para në Korçë, ja rezultati

00:28 : 12/05/2025
AKTUALITET

Kandidati i PD thirrje urgjente SPAK: Administrata e Bashkisë Kolonjë po blejnë vota tani natën

22:52 : 10/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet 2025/ Ulet numri i votuesve në Korçë

10:45 : 10/05/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Policia e Korçës vendos nën hetim personin që denoncoi kandidatin e PS për blerje votash

17:22 : 09/05/2025
AKTUALITET

Aksident në Korçë/ Makina del nga rruga, plagoset rëndë shoferi

21:10 : 08/05/2025
Para

Tragjedi pas ndeshjes Lorient-Rennes, 38-vjeçari humb jetën nga goditja në kokë

TË GJITHA

Pse u rrit Rama?

13:14 : 12/05/2025

Përmet/ 47-vjeçari hyn me dhunë në banesën e një gruaje dhe e ngacmon seksualisht

12:56 : 12/05/2025

Si ndahen votat në rang vendi deri më tani, projeksionet e mandateve për secilin Qark

12:51 : 12/05/2025

Shpërndanin lëndë narkotike në doza, arrestohen babë e bir në Shkodër

12:47 : 12/05/2025

Rezultati nga votimi elektronik/ Alimehmeti më i votuari nga PD, ndiqet nga Tabaku dhe Murrizi

12:31 : 12/05/2025

Partitë i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës

12:25 : 12/05/2025

Ndërpritet numërimi i votave në Fier, rrifillon nesër

12:21 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com