• Kontakt
Friday, May 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHENDETI

Koronavirusi/ Këto tre kategori përjashtohen nga vaksinimi

20:48 : 21/12/2020
në SHENDETI

Programi i vaksinimit kundër koronavirusit, ofron shpresë se fundi i pandemisë së Covid-19 është i afërt.

Fusha e nisur javët e fundit në Britani dhe disa ditë më parë edhe në Shtetet e Bashkuara, ka përjashtuar tre grupe njerëzish, të cilët për momentin nuk do të lejohen t’i nënshtrohen vaksinës anti-Covid të kompanisë Pfizer.

Ja cilat janë 3 grupet dhe arsyet e përjashtimit nga vaksinimi:

Njerëzit që kanë vuajtur nga alergji serioze

Njerëzit që kanë pasur histori të reaksioneve alergjike kërcënuese për jetën ndaj një vaksine ose ushqimi, përjashtohen nga marrja e vaksinës së Pfizer/BioNTech. Vendimi u mor pasi 2 anëtarë të stafit të Shërbimit Shëndetësor Britanik patën një reaksion alergjik pas vaksinimit. Të dy punonjësit e kujdesit shëndetësor, secili me nga një histori të reaksioneve të rënda alergjike, ishin midis mijëra njerëzve që u vaksinuan në ditën e parë të fillimit të programit të vaksinimit masiv.

Lexo edhe:

Ky shtet del kundër vaksinimit të detyrueshëm

Koronavirusi/ Paralajmërimi i Pfizer: Do na duhet të vaksinohemi çdo vit

Edhe pse shumë e rrallë, anafilaksia është një efekt anësor i njohur, që mund të ndodhë me çdo vaksinë. Pavarësisht kësaj, Ministria e Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, theksoi se shumica e njerëzve të vaksinuar nuk do të preken nga anafilaksia, dhe se përfitimet e mbrojtjes nga Covid-19 janë më të mëdha se sa rreziqet nga efektet anësore.

Tek e fundit, asnjë vaksinë nuk do të miratohej ndonjëherë nëse nuk gjykohet e aftë që të përmbushë standardet rigoroze të sigurisë nga organi këshillimor i pavarur i qeverisë britanike, Komisioni Për Ilaçet Njerëzore.

Gratë shtatzëna

Gratë shtatzëna që dëshirojnë t`a marrin vaksinën, këshillohen që të presin derisa të lindin. Edhe atyre që po përpiqen të mbeten shtatzëna, u sugjerohet të presin të paktën tre muaj pas marrjes së dozës së dytë para se të tentojë fekondimin.

E njëjta gjë vlen edhe për nënat e reja që ushqejnë fëmijën e tyre me gji:Është më mirë të ato të presin derisa të mbarojë gji-dhënia, para se të marrin dozën e parë të vaksinës. Që të gjitha këto masa, lidhen me faktin se vaksina e Pfizer-BioNTech kundër Covid-19, është një lloj i ri vaksine, që është treguar efektive, dhe që ka një profil të mirë sigurie. Por ajo nuk është testuar ende gjatë shtatzënisë, prandaj mungojnë të dhënat mbi efektet që ajo ka tek ky grup i popullsisë.

Fëmijët dhe të rinjtë nën 16-vjeç

Aktualisht, ka të dhëna shumë të kufizuara për vaksinimin tek adoleshentët. Ndërkohë, informacioni për fëmijët më të vegjël është tërësisht inekzistent, pasi nuk ishte përfshirë në studimet klinike. Komiteti i Përbashkët i Vaksinimit dhe Imunizimit në Britani (JCVI), rekomandon që vaksinimi mund të bëhet – pas një konsulte me prindërit, vetëm për ata fëmijë që kanë një rrezik të lartë të ekspozimit për shkak të sëmundjeve kronike serioze.

Sidoqoftë, i njëjti komitet shtoi se kur të mbarojnë studimet mbi fëmijët dhe gratë shtatzëna, do të kemi një informacion më të qartë mbi sigurinë dhe efikasitetin e vaksinave në këto kategori njerëzish.

Etiketa: koronavirusi vaksina boldnews host domain

Lajme të lidhura

BOTA

Ky shtet del kundër vaksinimit të detyrueshëm

23:26 : 06/12/2021
SHENDETI

Koronavirusi/ Paralajmërimi i Pfizer: Do na duhet të vaksinohemi çdo vit

16:31 : 02/12/2021
BOTA

E trishtë/ 15-vjeçarja humb jetën nga koronavirusi ditën që do të vaksinohej

19:25 : 03/10/2021
BOTA

Covid/ Mbi 45 mijë qytetarë shfaqin komplikacione pas vaksinës Sputnik-V në Argjentinë

20:06 : 03/09/2021
SHENDETI

Koronavirusi/ A bën efekt vaksina nëse nuk kemi simptoma? Përgjigjet Instituti Hopkins

16:55 : 29/08/2021
BOTA

Befason virologia italiane: Covid-19 nuk do të ikë me daljen e vaksinës

16:44 : 02/04/2021
Para

Johnson: Nuk kemi arsye për të menduar se varianti i ri i virusit është më i rrezikshëm

TË GJITHA

Trump kërcënon BE-në me tarifa prej 50 për qind

15:08 : 23/05/2025

“Kam 3 bukë ekuadoriane, shumë të mira…”, zbardhen biseda të reja të të implikuarve në operacionin “Ura”

14:44 : 23/05/2025

“Dje mu ngjall shpresa”/ Nëna e Artan Lames rrëqeth me fjalët e lamtumirës: Iku i shtrenjti im…

14:31 : 23/05/2025

PËRGJIMET/ “T’i prishet gjilpëra armës tek laboratori”, si Ekil Nderjaku kërkoi ndihmën e ish-efektivit të RENEA-s

14:26 : 23/05/2025

11 Maji/ Celibashi miraton tabelat përmbledhëse të rezultateve për 4 qarqe

14:22 : 23/05/2025

Erand Sojli e ngacmon, këngëtarja: Jam më e bukur zhveshur

14:06 : 23/05/2025

Përndoqi vajzën e re, procedohet 42-vjeçari në Korçë

14:05 : 23/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com