• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pushimi i dosjes së Dibrës, rezultat i eksperimentit Rama-ambasadorial me Arta Markun

10:48 : 20/12/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Prokuroria e Dibrës ka vendosur të pushojë hetimet për manipulim zgjedhor, për atë që njihet si “dosja 184”, me argumentin se vepra penale është parashkruar për shkak të zgjatjes së hetimeve.

Ky rezultat ishte mëse i pritshëm dhe kishte të paktën 3 vjet që po punohej në këtë drejtim.

Dosja “184” përfshinte brenda saj përgjime të zyrtarëve më të lartë qeveritarë në përpjekje për të manipuluar zgjedhjet e pjesshme lokale të Dibrës, të zhvilluara në vitin 2016.

Hetimet u zhvilluan për disa kohë nga ish- Prokuroria për Krime të Rënda, ku rezultonin të përfshirë biseda të kryeministrit Edi Rama, ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, kreut të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja dhe të tjerë personazhe të rangut të lartë, me drejtues lokalë në Dibër, ku diskutonin për sigurimin e votave në favor të Partisë Socialiste.

Lexo edhe:

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

“I lidhur me krimin”/ Çollaku: SHBA ka gjithë magazinën e Sky dhe Encro, e dinë me kë flet Rama

Dosja “184” ishte një nga “patatet e nxehta” të politikës shqiptare dhe qeveria e Edi Ramës bëri gjithçka për ta sabotuar.

Zgjidhja më e mirë ishte emërimi në krye të Prokurorisë së Përgjithshme i Arta Markut, nëpërmjet një procesi tërësisht anti-kushtetues dhe të njëanshëm.

Në realizimin e këtij projekti, direkt apo indirekt, u përfshinë edhe seli të rëndësishme diplomatike në Tiranë dhe misionet e tyre, të cilët mbështetin pa asnjë hezitim zgjedhjen e një Prokurori të Përgjithshëm vetëm me 69 votat e maxhorancës dhe në kundërshtim të hapur me ligjin themeltar shqiptar.

Në Dhjetor të vitit 2017, kur ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla i përfundoi mandati, maxhoranca socialiste nisi operacionin për zëvendësimin e tij me një njeri “të besuar”.

Procedura e ndjekur prej tyre ishte në kundërshtim flagrant me Kushtetutën. Legjislacioni në fuqi, i miratuar pas Reformës në Drejtësi, parashikonte që në rast se posti i Prokurorit të Përgjithshëm mbetej vakant, atëherë vendin e tij e zinte prokurori me vjetërsinë më të madhe në Prokurorinë e Përgjithshme, deri në zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri.

Por, maxhorancës socialiste duket se nuk i pëlqente asnjë prej kandidatëve potencialë për të marrë përkohësisht atë detyrë. E, për këtë arsye, shpiku një procedurë parlamentare, për përzgjedhjen e një Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.

Kjo iniciativë, tërësisht e pambështetur në ligj, u përkrah nga misionet e asistencës OPDAT e EURALIUS, të drejtuar politikisht nga Donald Lu e Romana Vlahutin, dy personazhe që ishin të vendosur të pranonin çdo zgjidhje, mjafton të sigurohej largimi i Llallës.

Me përkrahjen e OPDAT dhe EURALIUS, maxhoranca e Edi Ramës zgjodhi si Prokurore të Përgjithshme të Përkohshme Arta Markun, një ish-bashkëpunëtore e Ulsi Manjës.

Opozita PD-LSI e kundërshtoi këtë veprim të maxhorancës, duke e shoqëruar procedurën e zgjedhjes së Arta Markut në një ndër seancat më të zhurmshme të pluralizmit shqiptar.

Sipas opozitës, zgjedhja e Arta Markut po realizohej për të mbyllur dosjet ‘184” dhe “339”, dy hetime, në të cilat ishin konstatuar raste të bashkëpunimit të zyrtarëve socialistë me eksponentë të krimit të organizuar, për manipulime zgjedhore.

Dyshimet e opozitës u vërtetuan shumë shpejt. Donika Prela, e cila u emërua në mënyrë anti-ligjore në drejtimin e Krimeve të Rënda, bëri gjithçka që hetimet për dosjet “339” dhe “184” të zvarriteshin mjaftueshëm për të mbërritur në pikën e mos-hetimit.

Rreth një vit më parë, “ping-pongu” ndërmjet Krimeve të Rënda dhe prokurorisë së Dibrës me dosjen “184” u shndërrua në një situatë groteske.

Tashmë, kur kanë kaluar të gjithë afatet hetimore, Prokuroria e Dibrës, e cila e mbajti përfundimisht në dorë hetimin, konstatoi se, pavarësisht se ka pasur manipulim zgjedhor, nuk mund të merren nën përgjegjësi penale personat e përfshirë, pasi vepra penale është parashkruar.

Ky ishte një nga rezultatet më “spektakolare” të eksperimentit Rama-ambasadorial me Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm.

Etiketa: dosja 184hetimeRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025
AKTUALITET

“I lidhur me krimin”/ Çollaku: SHBA ka gjithë magazinën e Sky dhe Encro, e dinë me kë flet Rama

21:34 : 18/09/2025
AKTUALITET

Tensionet në Kuvend/ Bushati: Nëse opozita sillet si në një vend demokratik, bën lojën e autokratit

21:21 : 18/09/2025
AKTUALITET

Tensionet në Kuvend/ Arlind Qori: Rama foli si Mussolini, Peleshi u soll si dordolec pa autonomi

18:05 : 18/09/2025
AKTUALITET

Tensionet/ PD letër trupit diplomatik: Rama erdhi me plan për të provokuar, u shkel Kushtetuta

17:01 : 18/09/2025
AKTUALITET

Në parlament ndodhi fiks ajo që duhej të ndodhte

16:43 : 18/09/2025
Para

Monika Lubonja e thotë troç: Olta Daku është e mbivlerësuar si aktore

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 19 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/09/2025

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com