• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Shkuan në Siri kur ishin adoleshentë, ja vendimi i Gjykatës së Lartë në Zvicër për shqiptarët

09:18 : 19/12/2020
në BOTA

Zvicër – Gjykata e Lartë e Zyrihut ka dënuar me burgim një të re nga Winterthuri, e cila kishte shkuar në zonën e Shtetit Islamik në vitin 2014 kur ishte 15 vjeçe. Pjesën më të madhe të dënimit, vajza shqiptare me prejardhje nga Kosova tashmë e ka vuajtur. Por trupi gjykues ka vendosur që vajza tashmë 21 vjeçe, të mos e vazhdojë terapinë risocializuese, ndaj së cilës ajo po rezistonte, shkruan nzz.ch.

Gjykata e Lartë e Zyrihut ka bërë të ditur të enjten se është dëshmuar pa asnjë dyshim se e akuzuara ka qenë në Siri, në një rajon të ISIS, transmeton albinfo.ch.

Pas një apeli të bërë me shkrim, gjykata ka marrë vendim për këtë rast më 22 tetor. Në vitin 2014, vajza nga Winterthuri kishte shkuar me vëllain e saj atëherë 16-vjeçar në territorin e milicisë terroriste të Shteti Islamik në Siri.

Vëllai thuhet se ka ndjekur një shkollë Kurani atje dhe ka mbështetur logjistikën e IS, përcjell albinfo.ch. Sipas aktakuzës, vajza atëkohë 15 vjeçe bënte punët e shtëpisë, kujdesej për fëmijë të vegjël dhe jepte mësim anglisht. Vëllai dhe motra kanë qenë në kontakt të ngushtë me simpatizantët e IS dhe janë përpjekur të bindin familjarë dhe miq nga Zvicra për idetë e tyre.

Udhëtimi në SIri përshkruhet si një “mision ndihme”

Lexo edhe:

Kualifikueset e Botërorit/ Zvicra i shënon katër gola Kosovës në pjesën e parë

Shqiptarët 5 orë punë më shumë në javë se europianët/ Administrata, një nga sektorët ku punohet më pak

Në procesin para gjykatës për të mitur në Ëinterthur, vitin e kaluar, të dy kishin refuzuar të dëshmonin dhe e kishin paraqitur udhëtimin e tyre si një përpjekje të padëmshme dhe ndihmesë për popullatën.

Gjykata megjithatë i kishte dënuar të dy për shkelje të normës që shpall të ndaluar organizatën IS. Vajza u dënua me kusht prej dhjetë muajsh, kohë të cilën ajo e ka vuajtur tashmë pasi ka qëndruar në burg për nëntë muaj gjatë periudhës së hetimit.

Para gjykatës së lartë ajo është mbrojtur kryesisht kundër masës së terapisë bisedore, të shqiptuar nga gjykata e ulët. Ndërsa Gjykata e lartë tani ka pranuar ankesën e saj.

E akuzuara tashmë nuk është adoleshente por e rritur. Ajo ka përfunduar me sukses arsimin profesional dhe është e integruar në jetën e punës, përcjell albinfo.ch. Vazhdim i mundshëm i masës kundër vullnetit të saj nuk do të ishte premtues.

Gjykata e lartë gjithashtu ka rrëzuar vendimin e gjykatës së shkallës më të ulët që vajza të paraqitej rregullisht në polici.

Vëllai është sërish nën mbikëqyrjen e drejtësisë

Ndryshe nga motra e tij, vëllai një vit më i madh e kishte pranuar aktgjykimin e shkallës së parë të gjykatës së Winterthurit. Ai është dënuar me njëmbëdhjetë muaj burgim. Gjatë periudhës së hetimit, ai tashmë kishte vuajtur dhjetë muaj burg.

Por ai, duket se nuk ka hequr dorë nga ideologjia: Prokuroria Federale tashmë ka iniciuar procedura të reja penale kundër tij, përsëri për shkeljen e ndalimit të ligjit mbi IS-in.

Etiketa: ISISshqiptaretzvicra

Lajme të lidhura

SPORT

Kualifikueset e Botërorit/ Zvicra i shënon katër gola Kosovës në pjesën e parë

21:42 : 05/09/2025
AKTUALITET

Shqiptarët 5 orë punë më shumë në javë se europianët/ Administrata, një nga sektorët ku punohet më pak

08:14 : 05/09/2025
SPORT

La Shqipërinë për Zvicrën, drejtori i kombëtares helvete flet për Bajramin

17:05 : 03/09/2025
AKTUALITET

“1 në 3 shqiptar nuk ka akses në ushqim të sigurt”/ Dasho: Kr*minale dhe e pafalshme

18:01 : 24/08/2025
AKTUALITET

Lufta e fundit e Serbisë, ajo shqiptaro-kroate

16:55 : 20/08/2025
BOTA

Gjeneva hap dyert për takimin Putin-Zelensky, Zvicra nuk do ta arrestojnë presidentin rus

14:55 : 19/08/2025
Para

Kategoria e Parë, ja përballjet më interesante/ Korabi synon kreun e Grupit A

TË GJITHA

Naftëtarët e Bankers në protestë: Nëse nuk arrihet marrëveshje e re, ndalim total i punës

13:44 : 06/09/2025

Përplasi me makinë 2 të mitur me skuter, arrestohet 18-veçari pa patentë në Tiranë

13:18 : 06/09/2025

Nga “presioni” te “mashtrimi”/ Si e “baltosi” Sokol Sadushi garën për zëvendësin e Holta Zaçajt në Kushtetuese  

12:58 : 06/09/2025

Të dhënat: Një në pesë “të punësuar” punojnë pa pagesë pranë familjes

12:39 : 06/09/2025

700 ditë pengje të Hamasit/ DW: Të afërmit nuk humbasin shpresën

12:31 : 06/09/2025

I dënuar në Gjermani, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova në Morinë

11:48 : 06/09/2025

Reformë ruso-kineze në drejtësi nga Rama-Charles-Soros

11:29 : 06/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com