• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Banka e Shqipërisë: Kthimi i kufizimeve ndikon në situatën ekonomike

20:59 : 16/12/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Masat kufizuese do të japin efektin e tyre në ekonomi. Paralajmërimi është bërë nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, sipas të cilit sado që jo shumë të shtrënguara, mund të japin efektin e tyre negative në ekonomi.

“Treguesit e disponuar erdhën në përmirësim gjatë muajve të verës, duke pasqyruar frenimin e përhapjes së epidemisë, relaksimin e distancimit social, si dhe efektin pozitiv të masave lehtësuese fiskale, monetare dhe financiare. Në përgjigje të tyre, ecuria e të ardhurave buxhetore dhe ajo e tregtisë me jashtë u përmirësua. Po ashtu, përmirësim shënoi dhe tregu i punës, sikurse ilustrohet nga rritja tremujore e punësimit dhe reduktimi në 11.6% i shkallës së papunësisë.

Të dhënat e disponuara për tremujorin e katërt janë ende paraprake. Megjithatë, përkeqësimi i situatës epidemiologjike dhe rivendosja e pjesshme e kufizimeve gjatë tremujorit të katërt sugjerojnë një rikuperim më të ngadaltë të aktivitetit ekonomik në këtë periudhë. Ky vlerësim mbështetet nga rënia e besimit të bizneseve dhe ilustron brishtësinë e zhvillimeve ekonomike në afatin e shkurtër”, tha ai.

Sejko tha se në skenarin bazë pritshmëritë e Bankës së Shqipërisë për të ardhmen ngelen pozitive.

Ai nënvizoi se rimëkëmbja ekonomike ka ende nevojë për masa nxitëse, duke lënë të kuptohet se kursi i politikës monetare do të vazhdojë të jetë stimuluese.

Lexo edhe:

Pas grabitjes 102 milionë dollarëshe, Muzeu i Luvrit zhvendos sendet me vlerë në Bankën e Francës

Nga 40 euro në 2 euro/ Si i nxorri jashtë loje SEPA “shushunjat” e dërgesave të parave

Guvernatori konfirmoi përfundimet se sektori financiar dhe ai bankar gjatë këtij viti kanë shfaqur një ecuri edhe më të mirë se parashikimet. Sipas Guvernatorit, rritja e kredisë në lekë është një zhvillim pozitiv për të rritur efikasitetin e politikës monetare të bankës Qendrore.

“Normat e interesit për familjet dhe bizneset kanë qëndruar në nivele të ulëta, kursi i këmbimit ka rezultuar i qëndrueshëm, ndërsa sektori bankar ka vijuar të kreditojë ekonominë. Kredia për sektorin privat shënoi një rritje mesatare vjetore prej 6.7% gjatë vitit 2020, e mbështetur kryesisht nga zgjerimi i kredisë për biznese dhe rritja e kredisë në lekë. Paralelisht me rritjen e portofolit të kredisë, ecuri pozitive ka pasur dhe struktura e këtij portofoli. Rritja në 50.2% e peshës së kredisë në lekë ndaj totalit, jep sinjale inkurajuese për rritjen e efektivitetit të politikës monetare dhe rritjen e qëndrueshmërisë financiare të vendit. Sektori bankar ka dhënë një kontribut pozitiv në përballimin e krizës. Rritja e kreditimit ka ndihmuar me likuiditet bizneset dhe familjet në vështirësi të përkohshme, si dhe ka mbështetur vijimin e investimeve. Po ashtu, shtyrja e pagimit të kësteve të kredisë për kategori të caktuara huamarrësish dhe ristrukturimi i kredive për kategori të tjera, ka zhvendosur një pjesë të barrës financiare të krizës në bilancet e këtij sektori”, tha Guvernator, raporton Monitor.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi sot të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 0.5%. Banka e Shqipërisë pret rritje graduale të inflacionit gjatë vitit të ardhshëm dhe kthimin e tij në objektiv brenda vitit 2020. Megjithatë, njëlloj si në deklaratat e fundit, Banka e Shqipërisë u shpreh se rreziqet për rimëkëmbjen e ekonomisë ngelen të larta, të lidhura kryesisht me ciklin e pandemisë dhe me dëmtime eventuale permanente që ajo mund të sjellë në ekonominë reale.

“Këshilli Mbikëqyrës vëren se zhvillimet e pritura makroekonomike janë të rrethuara nga pasiguri dhe të ekspozuara ndaj rreziqeve. Në veçanti, rreziqe të kahut të poshtëm burojnë nga: përkeqësimi i situatës epidemiologjike dhe thellimi i ndikimit të saj në ekonomi; shkalla e dëmtimit të kapaciteteve prodhuese dhe mundësia e një rikuperimi më të ngadaltë të kërkesës së brendshme dhe asaj të huaj; lindja e vështirësive në mekanizmin e transmetimit të politikës monetare, në formën e rritjes së normave të interesit dhe kostove të financimit të sektorit privat, në formën e rritjes së ngadaltë të kredisë bankare, apo në formën e luhatjeve të forta të treguesve të tjerë të tregut financiar.Këshilli Mbikëqyrës vëren se materializimi i këtyre rreziqeve do të kërkonte lehtësimin e mëtejshëm të qëndrimit të politikës monetare”, tha Sejko.

Etiketa: bankandikimipandemia

Lajme të lidhura

BOTA

Pas grabitjes 102 milionë dollarëshe, Muzeu i Luvrit zhvendos sendet me vlerë në Bankën e Francës

15:37 : 25/10/2025
AKTUALITET

Nga 40 euro në 2 euro/ Si i nxorri jashtë loje SEPA “shushunjat” e dërgesave të parave

21:31 : 20/10/2025
AKTUALITET

A i është prekur pavarësia Bankës së Shqipërisë?

20:23 : 13/10/2025
AKTUALITET

Shqiptarët nuk i ndahen kredive për shtëpi/ BSH: Vetëm 22% e huave janë marrë për financimin e konsumit

19:00 : 10/10/2025
AKTUALITET

IUTE Credit, Kredo.al, NOA, Fondi BESA & Co, 30 milionë euro fitime nga zhvatja e shqiptarëve

21:12 : 09/10/2025
BOTA

Nëntë banka europiane krijojnë një kompani për të emetuar kriptomonedha

18:50 : 30/09/2025
Para

Prishtinë, gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar

TË GJITHA

Morën peng dhe dhunuan 32-vjeçarin/ Arrestohet “Duçja”, vëllai i deputetit. Në pranga dhe 2 të tjerë

12:35 : 01/11/2025

Ligji mbron, por realiteti ndëshkon/ Boshllëqet në mbrojtjen e nënave në punë

12:20 : 01/11/2025

EMRAT/ Po transportonin refugjatë nga Nepali, arrestohet në Gjirokastër dy rinj nga Tirana

12:08 : 01/11/2025

Vrau me thikë kuzhinierin/ Filip Shehu rezulton me probleme mendore, avokati kërkon shtrim në psikiatri

11:49 : 01/11/2025

EMRAT/ Arrestohen 2 shpërndarës droge në Lezhë, nën hetim dhe një i mitur

11:28 : 01/11/2025

OKB: Në Gaza 630 mijë fëmijë kthehen në shkollë pas dy vitesh pushim

11:12 : 01/11/2025

Vrau babain, 25-vjeçari del i buzëqeshur para gjykatës: Më kapi për fyti, s’po merrja dot frymë

11:05 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com