• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Raporti/ Të drejtat e njeriut u përkeqësuan në Shqipëri edhe pse vendi kryesoi OSBE-në

23:11 : 14/12/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Progresi i pjesshëm në reformën zgjedhore, numri i ulët i hetimeve për korrupsion dhe sulmet e vazhdueshme kundër lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias, përkeqësuan rekordin e të drejtave të njeriut të Shqipërisë, gjatë vitit që Tirana mbajti kryesinë e OSBE-së, thanë gjashtë organizatat shqiptare në një raport të publikuar të hënën.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Mbrojtësit e të Drejtave të Njeriut, Instituti i Studimeve Politike, BIRN Albania, Qendra për Iniciativa Ligjore Civile dhe Shoqëria për Ndihmë Ligjore Falas vlerësuan të drejtat themelore të njeriut dhe shtetin e së drejtës gjatë kryesisë së OSBE-së nga Shqipëria.

Reforma në drejtësi, procesi kryesor i vendit që synon të pastrojë dhe riorganizojë sistemin e drejtësisë, të njohur për ngadalësi dhe korrupsion, po ecën me ritme të ngadalta, vëren raporti, ndërkohë që çështjet në pritje të gjykimit janë shtuar nëpër gjykatat e vendit. Procesi i vetingut, kontrolli i jashtëzakonshëm i aseteve, aftësive profesionale dhe figurës morale të gjyqtarëve e prokurorëve, ka arritur deri tani të shkarkojë gjysmën e subjekteve që i janë nënshtruar ndërsa më shumë gjyqtarë e prokurorë kanë vendosur të dorëhiqen për të shmangur procesin. Ndërsa vetingu konsiderohet gjerësisht si një hap i mirëpritur për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, prokurorët dhe gjyqtarët e paktë të mbetur përballen me një ngarkesë akoma më të lartë pune, duke sjellë zvarritje për qytetarët që presin drejtës.

“Sistemi përballet me mungesë burimesh njerëzore, ngarkesë më e lartë në punë dhe çështje të akumuluara të prapambetura,” tha Erida Skëndaj nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

Skëndaj theksoi gjithashtu se institucionet e reja të drejtësisë, të krijuara nga reforma, “kanë nevojë të përmirësojnë nivelin e transparencës” dhe po kështu vërejti edhe kryeredaktori i BIRN Albania Besar Likmeta, i cili shtoi se Këshilli i Lartë i Gjyqësor e ka çuar përdorimin e parimit të mbrojtjes së të dhënave personale në ekstrem, duke fshehur nga publiku emrat e gjyqtarëve të emëruar apo të shkarkuar apo emrat gjykatave si dhe emrat e gjyqtarëve të vënë nën hetim disiplinor, duke i klasifikuar këto si të dhëna personale.

Lexo edhe:

OSBE ngre shqetësimet për sigurinë e gazetarëve dhe presionet ndaj medias në Shqipëri

Delegacion i OSBE-së viziton Moskën për herë të parë që nga nisja e luftës në Ukrainë

Liria e shprehjes dhe liria e medias shënuan përkeqësim gjatë vitit 2020 ndërsa Shqipëria u testua nga një tërmet i fuqishëm më 2019 dhe nga pandemia.

“Ne kemi parë raste kur policia ka referuar për hetim gazetarë dhe stacione televizive për ‘përhapje paniku,’” theksoi Likmeta, duke nënvijëzuar gjithashtu se prokurorët gjithsesi nuk kanë vijuar të hetojnë pretendimet e policisë.

Kryeministri Edi Rama vijoi edhe gjatë këtij vitit sulmet verbale dhe ligjore kundër medias, përfshirë miratimin e një ligji kontrovers për rregullimin e medias online, i cili bie ndesh me standardet ndërkombëtare ndërsa një numër padish civile për shpifje që kanë tiparet e SLAPP janë shtuar.

Civil Rights Defenders dhe Shërbimi Ligjor Falas, dy organizata të të drejtave, theksuan se të drejtat themelore të njeriut të tilla si e drejta për akses në informacion dhe konsultimi publik janë injoruar gjatë këtij viti.

Ndryshime në ligje shumë të rëndësishme, përfshirë kodin penal dhe kodin zgjedhor, janë miratuar në parlament pa konsultimin e detyrueshëm publik.

“Një vendim tjetër shumë i debatuar i kryer në shmangie të konsultimit publik ishte ai i shkatërrimit të ndërtesës së Teatrit Kombëtar. Shkatërrimi, i cili u kundërshtua nga një protestë dyvjeçare, u krye ndërkohë që vendi ishte nën kufizimet e ndalimqarkullimit për efekt të pandemisë dhe protestat ishin të shpallura të ndaluara,” vëren raporti.

Shqipëria mbajti kryesimin e OSBE-së për vitin 2020 dhe ia kaloi atë Suedisë këtë muaj. Kryesimi i OSBE-së është një pozicion që mbahet nga ministri i jashtëm, i cili, në rastin e Shqipërisë është kryeministri Edi Rama. /BIRN

Etiketa: osberaporti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

OSBE ngre shqetësimet për sigurinë e gazetarëve dhe presionet ndaj medias në Shqipëri

14:29 : 18/05/2026
BOTA

Delegacion i OSBE-së viziton Moskën për herë të parë që nga nisja e luftës në Ukrainë

21:26 : 06/02/2026
AKTUALITET

Letra e Trump, një mashtrim që zgjati vetëm 48 orë

19:27 : 19/01/2026
AKTUALITET

Siguria në shkolla e dështuar: Mbi 800 raste dhune, dhjetëra shantazhe, armë dhe drogë në ambientet arsimore

20:44 : 08/12/2025
AKTUALITET

Çështja Balluku, ambasadori i OSBE-së: Rasti i parë që dëgjoj, vendimi i takon drejtësisë

21:53 : 05/12/2025
BOTA

Raporti i WMO: 2025 ndër vitet më të nxehtë në histori

09:19 : 08/11/2025
Para

Uashingtoni vë sanksione ndaj Turqisë për blerjen e sistemit rus të mbrojtjes

TË GJITHA

“Në operacion ishin vetëm 6 veta”/ Xhaxhi i Enea Mekollit: Kush dha urdhrin të përgjigjet para ligjit

13:05 : 05/06/2026

Zvërneci/ Berisha: Mbështesim protestën, por nuk do marrim pjesë!

13:02 : 05/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq/ Berisha: Autori financohej nga fonde shtetërore

12:47 : 05/06/2026

Zelensky i shkruan letër të hapur Putinit, i bën thirrje për paqe

12:45 : 05/06/2026

Brikena dhe Mateo konfirmojnë ndarjen: Nuk jemi më bashkë!

12:41 : 05/06/2026

Jupiteri ndan dhuratat e fundit, Afërdita në Luan ndryshon gjithçka! Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

12:30 : 05/06/2026

Rama shpik komplotin e radhës: Pas protestës së Zvërnecit fshihen iranianët

12:28 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom