• Kontakt
Thursday, August 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mos harxhoni energji me Veliun e Ramës, problemi është Kryeministri

20:04 : 13/12/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Sandër Lleshaj tha dorëheqjen ose u shkarkua si ministër i Brendshëm në ditën e dytë të protestave të të rinjve, pas vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv i Shqiponjave.

“Unë jam Klodiani”, “Drejtësi për Klodianin” dhe “Lleshaj jep dorëheqjen”, ishin motot e protestave në dy ditët e para, që dhanë një rezultat, largimin e “gjeneralit të gazit” nga posti ministror.

Tashmë emri i Lleshajt është zëvendësuar me atë të Ardi Veliut, Kryepolicit të Edi Ramës, për të cilin kërkohet dorëheqja ose largimi i tij nga posti, pak a shumë si në rastin e Lleshajt. Këtë të fundit Rama kishte shitur me kohë, dhe prej javësh për të mos thënë muajsh, u raportua mundësia që “gjenerali” të lëshonte pozicionin, edhe pse u desh një ngjarje kriminale, për të përmbushur njëherazi edhe dëshirën e Ramës edhe të protestuesve.

Lleshaj u mbrojt nga Rama njëlloj sikundër sot Kryeministri po mbron Ardi Veliun, delvinjotin që u katapultua në krye të Policisë së Shtetit nga Fatmir Xhafaj, pasi më parë kishte punuar nën urdhërat e Shpëtim Gjikës, gjatë kohës që ky drejtonte Bashkinë e Vlorës.

Lexo edhe:

Ambasadori rus në Beograd: Perëndimi dëshiron ta zëvendësojë Vuçiçin me një politikan të dobët

“Reagon për opozitën dhe hesht për Ramën”/ Gazetari Ferhati: KLGJ me dy standarde! Ndoshta kanë frikë

Veliu konsiderohet sot si krahu i djathtë apo i majtë i Edi Ramës, i besuari i tij, mik i kryministrit, shërbëtor i zellshëm i Rilindjes, i përulur ndaj të “fortëve” dhe “trim” ndaj të pambrojturve. Pra me pak fjalë përmbush ato “kriteret”, të cilat mjaftojnë që dikush të bëjë karrierë, por edhe të flaket, njëlloj si ai limoni i shtrydhur, kur s´ke çfarë t´i marrësh më.

Kush e njeh Edi Ramën e ka të qartë se ai nuk ka miq, ose më saktë ka shumë pak miq, të cilët referuar gjithçkaje që ka ndodhur, duhet të plotësojnë ato kriteret e Gjushit, që ishte edhe superman, edhe i kishte duart si akullore.

Ndoshta Veliu ka disa veti të ngjashme me të, por do vijë një moment që njëlloj si Gjushi, do të mënjanohet në rastin më të mirë, do të lihet atje në një cep në errësirë, me shpresën që koha do t´a harrojë dhe do t´ia fshijë njerëzve nga memoria, atë policin, që i shkojnë për shtat barcaletat që tregoheshin dhe tregohen për nivele të tilla.

Rama ka treguar se të shet, të largon, të mënjanon, veçanërisht kur në diskutim vihet karrigia e tij, posti Kryeministror apo figura si Skëndërbeu i Elisës apo Ismail Qemali i Damianit.

Nuk është çudi që Kryeministri të shfaqet një ditë të bukur ose nga bunkeri i Surrelit, ose nga zyra e tij në Këshillin e Ministrave dhe të paraqesë monologun e rradhës, ku ndër rrjeshta të na thotë se Ardi Veliu do të dorëhiqet, jo se e kërkojnë ata “halabakët apo horrat”, por se ashtu është një muhabet.

Madje nuk është çudi që ndërkohë që kërkohet largimi i Ardi Veliut, Rama në mendjen e tij të ketë gjetur një tjetër të ngjashëm me të, ndoshta edhe më të zi, jo në pamje, por në shpirt, edhe më cinik, edhe më arrogant.

Sot ai nuk e lëshon, jo se mund t´i duhet për zgjedhje, as se mund ta ketë më të bindurin mes të bindurve, por sepse ai po mendon si të shpëtojë karrigen e tij. Atë karrige nga burojnë të gjitha gjërat pa formë, pa ngjyrë, por që marrin formë dhe ngjyrë në bazë të humorit kryeministror.

Ndaj dhe energjia, forca, protestat, nuk duhet të konsumohen për një Kryepolic, por për Kryeministrin, Edi Ramën, si burimi i gjithçkaje që nxiu këtë vend.

Veliu do të ikë, njëlloj sikundër ikën Tahiri, Xhafaj, Lleshaj, Haki Çako, e shumë të tjerë, që nuk i duheshin, njëlloj si ai limoni, që e flakim në kosh. Disa vazhdojnë për inerci, të tjerë janë harruar, ndërsa Rama është aty, jo si aktor, por si skenarist dhe regjisor.

A nuk ishte i njëjti kryeministër që edhe sot e kësaj dite, ka në rradhët e tij, personat subjekt të ligjit të dekriminalizimit? I kishte në Parlament, ia zbuluan dhe i hoqi. Por të tjerë gjeti dhe i vuri për Kryebashkiakë, i ka në administratë, ndoshta edhe në polici.

A nuk ishte i njëjti Kryeministër që kur gjithë Bota merrte masat për shëndetësinë, ai i dha forcë policisë, dhe e nxorri në rrugë për të “kapur” armikun e padukshëm? Njëlloj bën edhe sot, nxjerr në rrugë policë, për të kapur armikun, por me një dallim, këta të sotmin nuk janë të padukshëm.

A nuk ishte ky Kryeministër që bërtiste burg, burg, burg për ata që s´paguanin dot një faturë energjie elektrike? I njëjti është edhe sot që ju terrorizon me gjobat për maska apo po ju kapi jashtë orës policore.

A nuk ishte i njëjti Kryeministër që legjitimoi përdorimin e gazit lotsjellës edhe kur shembi banesat? I njëjti është edhe sot që legjitimon çdo padrejtësi dhe shkelje, jo vetëm të pronës, por të gjithçkaje.

Ardi Veliu është thjesht një ushtar, ashtu sikundër ishte Sandër Lleshaj, në perandorinë e ngritur nga Edi Rama. Të tillë Rama gjen plot, sikundër do të gjejë për të zëvendësuar Lleshajn apo çdo emër tjetër në kabinet.

Ramës nuk i mungojnë të bindurit, as emrat pa ngjyrë dhe formë. Nuk i mungon as dëshira për të bërë keq. Ky është problemi që duhet ndalur. Dhe për ta ndalur nuk mjafton heqja e një Sandri, veline policore, apo çdo vartësi tjetër që vepron dhe i shërben atij.

Këta janë kopje e shëmtuar aktorësh, të cilët se ka problem t´i zëvendësojë edhe me më të shëmtuar.

Etiketa: protestaRamaveliu

Lajme të lidhura

RAJONI

Ambasadori rus në Beograd: Perëndimi dëshiron ta zëvendësojë Vuçiçin me një politikan të dobët

18:47 : 24/08/2025
AKTUALITET

“Reagon për opozitën dhe hesht për Ramën”/ Gazetari Ferhati: KLGJ me dy standarde! Ndoshta kanë frikë

18:20 : 24/08/2025
AKTUALITET

“I ka lidhjet shpirtërore me krimin”/ Berisha publikon VIDEO-n: Kur Nano fliste për kërcënimet nga Rama

16:41 : 24/08/2025
RAJONI

DW: Dhunë gjatë protestave në Serbi: Si po reagon BE-ja?

09:17 : 24/08/2025
AKTUALITET

Qeveria e gjyqësorit bën një vesh shurdh ndaj sulmeve të Ramës

18:27 : 23/08/2025
AKTUALITET

PD paralajmëron aksion opozitar në shtator, Alimehmeti: Protestat janë një mundësi

15:59 : 22/08/2025
Para

Fier, shpërthen bombola e gazit, nuk ka të lënduar/VIDEO

TË GJITHA

Benet Beci vjedh 270 milionë nga buka e fëmijëve të Shkodrës

22:34 : 28/08/2025

Kjo pije çon në rënien e flokëve

22:31 : 28/08/2025

Maliqi: Vjeshta do jetë vendimtare për opozitën dhe demokracinë

22:12 : 28/08/2025

Gjenerali francez: Evropa rrezikon të bëhet pre e grabitqarëve në një botë gjithnjë e më të dhunshme

21:58 : 28/08/2025

Dalin PAMJET nga aksidenti i trefishtë në tunelin e Llogorasë

21:41 : 28/08/2025

U v*a mbrëmjen e sotme, ky është 61-vjeçari që humbi jetën në Shkodër/ FOTO

21:22 : 28/08/2025

Vrasje në Shkodër, shkak procesi i regjistrimit të tokave/ EMRAT

21:10 : 28/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com