Aksident në Vlorë, plagoset një grua

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Transballkanike” në qytetin e Vlorës. Sikurse mësohet, një automjet ka goditur një këmbësorë, e cila ka marrë plagë serioze.

Raportohet se gruaja e lënduar është dërguar drejt spitalit rajonal për ndihmë mjekësore. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po hëton për rrethanat e aksidentit.

LEXO EDHE  “Gjeta thesarin e San Mamilianos, e ndava me priftin”, David Pecorelli flet për arin e zbuluar