• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndërsa koronavirusi përhapet, të varfërit bëhen gati për dimrin

23:33 : 06/12/2020
në AKTUALITET

Organizatat e ndihmave në Shtetet e Bashkuara po shohin një rritje me 50% të kërkesave për ndihmë për shkak të pandemisë dhe ngadalësimit të ekonomisë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias, organizatat e ndihmave po përmbushin me vështirësi nevojat në këtë stinë dimërore.

Marrja e donacioneve nga organizata “Salvation Army” dhe organizata të tjera të bamirësisë në Uashington, është bërë thelbësore për Erika Sanchez-in, nënën me të ardhura të ulëta të tre fëmijëve në kryeqytetin amerikan.

“Tani për tani po na ndihmon shumë sepse nuk kemi mjete për të blerë xhaketa, çizme, kështu që vijmë këtu dhe ata na i japin”, thotë Erika Sanchez, përfituese nga donacionet.

Kuzhinierja me origjinë meksikane u pushua nga puna kur restoranti ku ajo punonte më parë u mbyll për shkak të COVID-19. Ajo gjeti punë me orar të pjesshëm duke pastruar një ndërtesë zyrash, por mezi siguron jetesën.

“Fitoja 13 dollarë në orë në punën time ditore. Tani fitoj 16.10 në orë, por punoj vetëm katër orë, kështu që e ndiej ndryshimin”, thotë zonja Sanchez.

Lexo edhe:

Pfizer i përgjigjet Trump: Të dhënat e vaksinës janë transparente, janë shfaqur në 600 studime

Trump thirrje kompanive farmaceutike: Zbuloni të dhënat mbi efektivitetin e vaksinave Covid-19

Zëdhënësi i organizatës “Salvation Army”, Major Srikant Bhatnagar, thotë se me aplikimet e reja të papunësisë në gati 800’000 në javë, nevojat e komunitetit po rriten.

“Ne jemi (një) vend i pasur, por njerëzit këtu në Shtetet e Bashkuara nuk kanë ushqim, nuk kanë një vend për të shkuar, pas pandemisë, sepse asnjë vend pune nuk është i disponueshëm dhe njerëzit po vuajnë tani”, thotë zoti Bhatnagar.

Të goditur nga rënia e të ardhurave, shumë amerikanë nuk po paguajnë faturat e dritave dhe ujit. Borxhi i grumbulluar është në 24 miliardë dollarë, thonë organizatat e ndihmës energjetike.

Klientët që nuk mund të marrin ndihmë financiare rrezikojnë të izolohen nga dimri i ftohtë.

Kjo ka bërë që organizatat bamirëse të fillojnë shpërndarjen masive të palltove të dimrit.

“Pjesa më e madhe jepen nga vetë punonjësit. Tani që shumë kompani ende po punojnë në distancë, kemi një rënie me 56% të furnizmit krahasuar me këtë periudhë vitin e kaluar. Nga ana tjetër, po dëgjojmë nga agjensitë tona se kanë 50% më shumë kërkesa për pallto këtë vit”, thotë Beth Amodio, drejtoreshë e organizatës “Një pallto e ngrohtë” (“One warm coat”).

Nuk është vetëm veshja e ngrohtë për të cilën ka nevojë, thotë Jackie Horstmann Didio, organizata jofitimprurëse e së cilës ofron arsim falas për fëmijët parashkollorë në Alexandria, Virginia.

“Zakonisht, ne do t’u shërbenim 15% të familjeve me gjëra të tilla si ndihmë për qeranë ose mundësi të ndryshme për qasje tek ushqimet, furnizimet dhe internetin. Por tani e shohim që thjesht po shtohen aq shumë dhe se shumë njerëz kanë nevojë për ato shërbime shtesë”, thotë zonja Didio, me organizatën Qendrat e Rrjetit të Fëmijëve dhe Familjes.

Dhe nëse moti i ftohtë përkeqëson krizën shëndetësore, siç presin disa shkencëtarë, mund të ketë pushime të reja nga puna. Kjo i shqetëson prindërit si Esau Muñoz, i cili punon si kuzhinier.

“E vërteta është se restorantet (numrat e klientëve) kanë rënë. Njerëzit nuk duan të dalin, veçanërisht tani që përsëri duhet të mbyllemi në orën 8:00 (pasdite). Në orën 9:00 (pasdite) ndalim shitjen e alkoolit, kështu që kjo ka patur një ndikim shumë negativ”, thotë zoti Muñoz.

Derisa virusi të vazhdojë të jetë jashtë kontrollit, ai nuk pret që kufizimet të marrin fund. Zoti Muñoz po përgatitet për një stinë të gjatë dhe të vështirë dimërore./VOA/

Etiketa: COVID 19dimrite varferit

Lajme të lidhura

BOTA

Pfizer i përgjigjet Trump: Të dhënat e vaksinës janë transparente, janë shfaqur në 600 studime

18:33 : 03/09/2025
BOTA

Trump thirrje kompanive farmaceutike: Zbuloni të dhënat mbi efektivitetin e vaksinave Covid-19

17:31 : 01/09/2025
BOTA

Rritje e rasteve me Covid-19 në Europë, varianti “Nimbus” më agresivi

08:13 : 02/07/2025
AKTUALITET

Tomini: 6 raste me Covid-19 javët e fundit në Shqipëri/ A kanë lidhje me nënvariantin e ri në SHBA?

19:01 : 30/06/2025
BOTA

DW: Gjermania do të përballet me gabimet gjatë pandemisë

08:22 : 11/06/2025
BOTA

Varianti i ri i Covid-19 dominues në SHBA, rriten rastet në vende të tjera

14:21 : 29/05/2025
Para

Njihuni me parashikimin javor të motit

TË GJITHA

Rama shpall më 11 shtator Qeverinë e re, Noizy i gatshëm për t’u bërë ministër i Kulturës

18:00 : 06/09/2025

Do merrte pjesë dhe Rama/ Ambasada e SHBA anulon koncertin “Flagship” në Durrës, “mister” arsyet

17:43 : 06/09/2025

Vlahoviç bën “heroin”, Serbia fiton kundër Letonisë dhe parakalon Shqipërinë në renditje

17:30 : 06/09/2025

“Do shihni një Luiz si asnjëherë më parë”, së shpejti nisin xhirimet e filmit me Kiarën

17:25 : 06/09/2025

Rama i kthen tokat e djegura në zona betoni, dyshimet mbi keqmenaxhim të qëllimshëm të flakëve

17:12 : 06/09/2025

E fundit në rajon dhe Europë, Tirana 3 deri në 5 orë furnizim me ujë në ditë

17:04 : 06/09/2025

Pse bota po e ndjek me vëmendje përplasjen e Kennedy me agjencinë amerikane të shëndetit

16:52 : 06/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com