• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vaksinimi, eksodi i ardhshëm i shqiptarëve

18:57 : 04/12/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Gjergji Koja

Kur Bota përgatitet për vaksinimin kundër Covid-19, në Shqipëri Qeveria mburret se siguroi testet e shpejta.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njoftoi sot se nga dita e hënë në Shqipëri do të mbërrijnë testet e shpejta për Covid-19.

Manastirliu tha se janë 100 mijë teste që do të vijnë dhe do të shpërndahen, në kuadrin e asaj që i konsideroi si masat e shtuara të Qeverisë për pandeminë.

Një lajm që do të ishte shumë pozitiv, sikur këto teste të ishin në përdorim, ashtu sikundër janë në shumë e shumë vende, ndërsa në Shqipëri vijojnë të aplikohen testimet “bëje sot, përgjigjen me kismet”.

Lexo edhe:

IdentiTek fitoi 17 milion euro vitin e kaluar nga çmimet e kripura të pasaportave

Shqiptarët zgjedhin blerjet, jo dijen; Aplikacioni më i shkarkuar gjatë vitit 2024

Të mburresh pas 9 muajsh pandemi se ke siguruar testet e shpejta, në një kohë kur jo vendet e zhvilluara, por edhe Maqedonia e Veriut, po përgatitet për vaksinën, është treguesi më i mirë se sa mbrapa jemi me procesin.

Britania e Madhe ka njoftuar se javën e ardhshme do të nisë vaksinimin, ndërsa miliona doza të siguara, pasi të çerrtfikohen edhe njëherë nga laboratorët, do të shpërndahen në spitale dhe vendet e përcaktuara për vaksinimin.

Maqedonia e Veriut tha se ka aplikuar për 1.6 milion doza vaksine, 800 mijë prej të cilave përmes nismës COVAX dhe pjesën tjetër me tratativat e zhvilluara me dy vende anëtare të BE-së, Poloninë dhe Greqinë.

Gjithashtu në Maqedoni, sipas ministrit të Shëndetësisë atje, mbërrijnë në fillim të janarit frigoriferët, përmes të cilave do të bëhet e mundur ruajtja e vaksinave deri në -70 gradë.

Në Shqipëri konsiderohet arritje sigurimi i 100 mijë testeve të shpejta dhe paralajmërohet nisja e tyre më 6 dhjetor, ndërkohë që në Zagreb ky proces ka të paktën 2 javë që ka nisur, ndërsa në Itali i gjen në çdo farmaci me çmime 3 euro dhe përgjigjia del brenda pak minutash.

Duke lënë mënjanë sasinë e garantuar të këtyre testeve apo çmimin me të cilën ato janë siguruar, në fakt sot ministrja e Shëndetësisë dhe Komiteti Teknik, i cili ka marrë përsipër të menaxhojë situatën e pandemisë, duhej të deklaronin se ku janë me bisedimet apo marrëveshjet për vaksinat.

Me cilat nga kompanitë po diskutohet, me cilat shtete anëtare të BE-së është arritur qoftë edhe një marrëveshje për të garantuar dozat, të paktën ato fillestare për mjekët, mësuesit, personat që konsiderohen me risk të lartë, dhe më pas për masën.

Në fakt asgjë nuk thuhet, përveç deklaratave se Shqipëria ka kryer pagesën e garancisë te COVAX, që vaksina do të jetë falas, kur të sigurohet, dhe që është përjashtuar mundësia për një nga vaksinat, për shkak të kushteve të ruajtjes së saj.

Afërmendsh në situatën globale të pandemisë, qoftë BE apo vendet aleate, nuk do e lenë Shqipërinë pa një vaksinë, por e gjithë kjo situatë tregon se ne jemi vazhdimisht në pritje, me dorën e shtrirë si fakirë, dhe shpresojmë se për shkak të lidhjeve, qoftë edhe strategjike, nuk do na lenë në bisht.

Në kushtet ku vendi ndodhet, kur ende nuk dihet numri real i personave të infektuar, për shkak të numrit të kufizuar të testimeve që kryhen, kur s´ka një panoramë të qartë mbi situatën, garancia e vetme mbetet përgatitja e shpejtë për të siguruar një vaksinë, qoftë edhe kundrejt një pagese, dhe pastaj shteti mund të krijojë pa fund hapësira për të siguruar edhe dozat falas.

Por ne jemi në situatën kur na gëzon sigurimi i 100 mijë testeve të shpejta, që mund të përfundojnë edhe për 5 apo 7 ditë, në kushtet kur 40 % e të testuarve aktualë rezultojnë pozitivë.

Kaq mjafton për të kuptuar se nuk jemi as në nivelin e Maqedonisë dhe nuk është çudi që në muajt e ardhshëm të mendohet vajtja jashtë kufijve për t´u vaksinuar.

Etiketa: shqiprishqiptaretvaksina

Lajme të lidhura

AKTUALITET

IdentiTek fitoi 17 milion euro vitin e kaluar nga çmimet e kripura të pasaportave

20:54 : 16/09/2025
AKTUALITET

Shqiptarët zgjedhin blerjet, jo dijen; Aplikacioni më i shkarkuar gjatë vitit 2024

08:26 : 15/09/2025
AKTUALITET

Debati për shqiptarët me Farage, Rama u “qan hallin” britanikëve: Ku dreqin do i gjeni taksixhinjtë?

17:29 : 14/09/2025
AKTUALITET

Emigracioni po zbraz vendin, BE dha 154 mije leje qëndrimi për shqiptarët në 2023-2024

14:04 : 12/09/2025
AKTUALITET

Shqiptarët të fiksuar pas duhanit, renditen të dytët pas maqedonasve

22:46 : 06/09/2025
AKTUALITET

Shqiptarët 5 orë punë më shumë në javë se europianët/ Administrata, një nga sektorët ku punohet më pak

08:14 : 05/09/2025
Para

Paqartësi në fund të mandatit të Presidentit Trump

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 18 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 17/09/2025

Champions/ Bayern i tregon forcën Chelseat, një gol në fund nderon Liverpool, fiton dhe Inter

22:59 : 17/09/2025

Vokshi: Krimi ka futur mbi 20 deputetë në Kuvend, janë përfaqësues të karteleve

22:56 : 17/09/2025

Gazetari: Leon Smith i platformës XUEX është një robot

22:50 : 17/09/2025

“Tu bëftë pushka top”, Dumani zbulon bisedën me kundërshtarin: Çdo 10 ditë do të vras njërin nga ju…

22:44 : 17/09/2025

“Mos na fusin në kurth këtu”/ Dumani zbulon ofertën e Çapjave: Vrasja që shpëtoi Sokol Sanxhaktarin

22:32 : 17/09/2025

Gjekmarkaj: Berisha duhet të rrijë në krye të PD-së, është një resurs i jashtëzakonshëm

22:17 : 17/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com