• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Moderna pritet të kërkojë sot autorizim për vaksinën

16:48 : 30/11/2020
në AKTUALITET, BOTA

Kompania e prodhimit të barnave Moderna njoftoi se do të aplikojë sot (të hënën) në SHBA dhe Evropë për marrë autorizimin për përdorimin e vaksinës së saj kundër COVID-19. Kjo pason daljen e rezultateve të plota të provave përfundimtare sipas të cilave vaksina e saj ishte 94.1 për qind efektive dhe se nuk shkaktonte efekte anësore serioze mbi shëndetin.

Studimi tregon gjithashtu se vaksina parandalon 100 për qind rastet e rënda. Kjo pritet të jetë vaksina e dytë që ka të ngjarë të marrë miratimin e autoriteteve për përdorim urgjent në SHBA këtë vit.

“Ne besojmë se kemi një vaksinë shumë efikase. Tashmë kemi të dhëna për ta provuar këtë gjë”, tha gjatë një interviste telefonike shefi i Shërbimeve Mjekësore të kompanisë Moderna, Dr. Tal Zaks.

“Ne presim që të luajmë një rol kryesor në frenimin e pandemisë”, shtoi ai.

Njoftimi i kompanisë Moderna pason njoftimin e kompanisë amerikane Pfizer dhe partnerit të saj gjerman BioNTech se vaksina e tyre, e cila përdor gjithashtu një teknologji të re që shfrytëzon acidin ribonukleik (ARN), ishte 95 për qind efektive.

Lexo edhe:

Çfarë duhet të dinë prindërit rreth autizmit dhe vaksinave

Rritet numri i viktimave nga Ebola, OBSH: Vaksina kundër virusit vdekjeprurës mund të zgjasë 9 muaj

Pfizer-i ka aplikuar tashmë për të marrë autorizimin për përdorim e vaksinës, çka e vendos atë rreth një javë përpara Moderna-s.

Përveç aplikimit në SHBA, Moderna njoftoi se do të aplikojë për miratim me kusht edhe tek Agjencia Evropiane e Barnave, e cila tashmë ka filluar një rishikim të të dhënave dhe se do të vazhdojë bisedimet edhe me ente të tjera rregullatore.

Të dyja vaksinat si ajo e Moderna-s ashtu edhe ajo e Pfizer-it rezultuan më efektive sesa ishte parashikuar dhe efektiviteti i tyre është shumë më lartë sesa niveli prej 50 për qind përcaktuar nga Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave.

Kompania britanike AstraZeneca ka njoftuar një normë mesatare efektiviteti prej 70 për qind të vaksinës së saj dhe deri në 90 për qind për një nëngrup pjesëmarrësish në prova klinike, të cilët fillimisht morën një gjysmë doze, pasuar nga një dozë e plotë. Por disa shkencëtarë kanë shprehur dyshime në lidhje me qëndrueshmërinë e shifrave të efektivitetit prej 90 për qind për këtë grup të vogël pjesëmarrësish.

Rezultatet pozitive të disa vaksinave kanë ndezur shpresat për t’i dhënë fund një pandemie që ka goditur ekonominë botërore dhe ka shkaktuar mbi 1 milion e 400 mijë vdekje në të gjithë botën. Këto zhvillime vijnë ndërsa numri i infeksioneve të reja dhe shtrimet në spital me COVID-19 janë në nivele rekord në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Këshilltarët e pavarur të Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave kanë në plan të takohen në 17 dhjetor për të analizuar dhe dhënë rekomandimin e tyre për vaksinën e kompanisë Moderna. Ata do të takohen më 10 dhjetor për të shqyrtuar të dhënat e vaksinës së kompanisë Pfizer.

Pas marrjes së autorizimit Moderna pret që vaksina e saj të transportohet në pika të caktuara të shpërndarjes në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Shpërndarja e vaksinës së saj pritet të jetë më e lehtë se ajo e Pfizer-it sepse ndërsa duhet të ruhet në frigorifer, nuk kërkon temperatura ultra të ftohta të nevojshme në rastin e vaksinës së kompanisë Pfizer./VOA/

Etiketa: COVID 19vaksina

Lajme të lidhura

NDRYSHE

Çfarë duhet të dinë prindërit rreth autizmit dhe vaksinave

17:30 : 06/07/2026
BOTA

Rritet numri i viktimave nga Ebola, OBSH: Vaksina kundër virusit vdekjeprurës mund të zgjasë 9 muaj

10:09 : 21/05/2026
AKTUALITET

Frika nga autizmi, bie numri i vaksinimit të fëmijëve 1 vjeç

18:41 : 28/04/2026
BOTA

Tromboza e rrallë pas vaksinës anti-Covid, studimi i ri shpjegon shkakun

21:34 : 15/02/2026
BOTA

Korrupsion gjatë pandemisë COVID-19, merret nën akuzë ish-ministri spanjoll

15:55 : 03/11/2025
BOTA

Serbia gati të testojë vaksinën ruse kundër kancerit

22:45 : 21/10/2025
Para

Biden nga sot, qasje tek informacionet e zbulimit

TË GJITHA

Fati kthehet në anën e tyre, këto 3 shenja do përjetojnë një ndryshim të madh deri në fund të korrikut

13:26 : 15/07/2026

Angli-Argjentinë, beteja për finalen e Botërorit, mungesat dhe formacionet e mundshme

13:23 : 15/07/2026

Tentuan t’i grabisnin kursimet me pistoletë çakmak një 70-vjeçari në Borsh, arrestohen 3 të rinjtë

13:12 : 15/07/2026

Tabaku kërkon llogari nga SPAK: Pse nuk po hetohen kompanitë e ndërtimit për pastrim parash?!

13:12 : 15/07/2026

Shtrenjtohen sërish çmimet e karburanteve, nafta arrin 198 lekë për litër

12:50 : 15/07/2026

Paraziti që po alarmon SHBA-të është përhapur në 34 shtete! Simptomat dhe shkaqet

12:43 : 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për autorin

12:35 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobet güncel girişMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş