• Kontakt
Saturday, October 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ekzekutimi i Ritvan Ramazanit/ Policia: Shkak një sherr, identifikohen autorët

19:33 : 28/11/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Identifikohen autorët e vrasjes së Ritvan Ramazanit mesditën e sotme në Mushan të Shkodrës. Sipas policisë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Policia shprehet se pasi autorët e dyshuar gjatë paradites ishin konfliktuar me djalin Ramazanit, ky i fundit ka ndërhyrë për të sqaruar situatën dhe për pasojë ka mbetur i vrarë me armë zjarri.

“Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të dyshuar, të cilëve, për arsye hetimore, për momentin nuk iu bëjmë me dije gjeneralitetet.”-shprehet policia përmes një njoftimi zyrtar.

Ritvan Ramazani njihet si i forti i fisit Ramazani, familja e të cilit ka qenë në konflikt me familjen e Edmir Koçisë.

Ky i fundit është ekzekutuar më 28 nëntor të vitit 2012 në derën e shtëpisë së tij në lagjen “Tepe”, një datë e njëjtë me ditën kur është vrarë dhe Ritvan Ramazani.

Lexo edhe:

Vrasja e pronarit të kampingut dhe punëtorit shqiptar, autori fshihet në Athinë

Misteri i krimit të dyfishtë/ I la shqiptarit gjysmën e pronës, zbardhet testamenti i pronarit grek

Gjithashtu “Boldnews.al” mëson se Ritvan Ramazani dyshohet se drejtonte një grup droge në Shkodër por jo vetëm dhe kishte mjaft influencë në zonë. Gjithashtu ai dyshohet se jepte edhe para me fajde.

Në vitin 2008, Ritvan Ramazanit i kanë vrarë edhe vëllain, Enver Hyseni (Ramazani);

Njoftimi i Policisë

Zbardhet ngjarja e ndodhur mesditën e sotme në fshatin Mushan.

Identifikohen autorët dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Strukturat hetimore të DVP Shkodër, të mbështetura nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë reagimit në kohë dhe kryerjes së veprimeve të shpejta, profesionale dhe hetimore, bënë të mundur që brenda një kohe të shkurtër të zbardhnin dhe dokumentonin ngjarjen e ndodhur rreth orës 11:20, në fshatin Mushan, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti, ku u gjet i vrarë me armë zjarri brenda në makinë, shtetasi R. H., 46 vjeç, banues në fshatin Darragjat, Shkodër.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Autorët e dyshuar gjatë paradites ishin konfliktuar me djalin e shtetasit R. H. dhe më pas dyshohet se ky shtetas ka ndërhyrë për të sqaruar situatën dhe për pasojë ka mbetur i vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, të mbështetura nga FNSH dhe Focat Speciale Renela, nën drejtimin e prokurorit, kanë ushtruar disa kontrolle banesash dhe ambientesh të ndryshme ku dyshohej se mund të fshiheshin autorët.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të dyshuar, të cilëve, për arsye hetimore, për momentin nuk iu bëjmë me dije gjeneralitetet.

Gjithashtu, në bashkëpunim me DVP Lezhë vijojnë pikat e kontrollit në akset rrugore, me qëllim kontrollin e imtësisëshëm të personave të dyshuar, për të mos iu lënë mundësinë që të largohen më drejtim të qarqeve të tjera.

LEXO EDHE:

Ja kush është personi që u ekzekutua sot në Shkodër (Foto)

Etiketa: Ritvan RamazaniShkodervrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e pronarit të kampingut dhe punëtorit shqiptar, autori fshihet në Athinë

17:42 : 10/10/2025
AKTUALITET

Misteri i krimit të dyfishtë/ I la shqiptarit gjysmën e pronës, zbardhet testamenti i pronarit grek

14:17 : 10/10/2025
BOTA

E rëndë në Itali! 25-vjeçarja mbyt tre foshnjat e saj dhe i fsheh trupat në dollap

14:36 : 09/10/2025
AKTUALITET

Qëlloi për vdekje të riun nga Kukësi në lokalin e tij, “Kobra” dënohet me 24 vite burg

14:01 : 09/10/2025
AKTUALITET

Besnik Brahimi merr mandatin pas dorëheqjes së Tom Doshit në Shkodër

11:31 : 09/10/2025
AKTUALITET

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025
Para

Atletico mposht Valencian, merr fitoren e 6-të radhazi në La Liga

TË GJITHA

Kushner dhe Ivanka Trump, thirrje për paqe në Gaza

22:07 : 11/10/2025

Ndërron jetë aktorja Diane Keaton, fituese e çmimit Oscar

22:02 : 11/10/2025

Ish-kreu i SHISH: Shqipëria ishte në shënjestër të një sulmi terrorist, mora sinjal nga një shërbim partner

21:48 : 11/10/2025

Festë kuqezi në Serbi, Rey Manaj kalon në avantazh Shqipërinë (Video)

21:39 : 11/10/2025

“Kosova është Serbi”/ Thirrje të turpshme në Leskovac, UEFA të dëgjojë

21:32 : 11/10/2025

U shfaq në shkollë me armë, policia identifikon 15-vjeçarin: E kishte lodër

21:21 : 11/10/2025

Çmontohet organizata shqiptare në Spanjë! Kthyen vilën me pishinë në ‘shtëpi bari’, 5 të arrestuar

21:15 : 11/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com