Benevento-Juventus, Ronaldo nuk grumbullohet me skuadrën

Cristiano Ronaldo nuk do të udhëtojë me Juventusin drejt Benevenetos. Ky është vendimi i teknikut Andrea Pirlo që ka zgjedhur ta lerë pushim yllin portugez.

Ky mund të jetë një rast i mirë për Paulo Dybalan për të treguar veten në sulm përkrah Alvaro Moratas. Ndërkohë lajm i mirë është rikuperimi i mbrojtësit Leonardo Bonucci.

LEXO EDHE  Milani ‘tank’ Ibra ‘gjeneral/ Suedezi rikthehet me dopietë ndaj Cagliarit, ëndrra vazhdon ...

Benevento-Juventus, e vlefshme për javën e 9 të Serie A, luhet nesër në ora 18.00.