• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Koronavirusi/ Kush duhet të vaksinohen të parët?

16:59 : 26/11/2020
në AKTUALITET, SHENDETI

Nga Jill Neimark, Mit Technology review

Nëse libri i natyrës është shkruar në gjuhën e matematikës, siç deklaroi dikur Galileo, pandemia Covid-19 ka zbuluar realitetin për matematikanët e botës, të cilët kanë qenë shumë aktivë që nga përhapja e shpejtë e koronavirusit.

Deri më tani gjatë, ata janë përfshirë në gjithçka, nga zbulimi sesa infektues është koronavirusi i ri, sa larg duhet të qëndrojmë nga njëri-tjetri, për sa kohë një person i infektuar mund të transmetojë virusin tek dikush tjetër, si një lloj i vetëm virusi u përhap nga Europa në SHBA, dhe si të“rrafshohet kurba” për të shpëtuar qindra mijëra jetë.

Për momentin, shumë prej tyre janë duke u marrë me një fushë kërkimore veçanërisht urgjente:modelimin e shpërndarjes së vaksinës. Duke qenë se dozat e vaksinave anti-Covid në fillim do të jenë të kufizuara, vendimet se kush do i marrë dozat e para, mund të shpëtojnë dhjetëra mijëra jetë.

Por të kuptosh sesi duhen shpërndarë vaksinat tek grupet e duhura dhe në kohën e duhur,është “një problem shumë kompleks”, thotë Eva Li, drejtoreshë e Qendrës për Kërkime Operacionale në Mjekësi dhe Kujdesin Shëndetësor në Institutin e Teknologjisë në Georgia.

Lexo edhe:

Rasti i parë në Greqi, dëmshpërblehet 40-vjeçari që u paralizua pas vaksinës anti-Covid

Fruthi përhapet në 58 shtete, OBSH kërkon më shumë angazhim: Vaksinohuni!

Li ka modeluar strategjitë e shpërndarjes për vaksinat kundër Zikas, Ebolës dhe gripit, dhe tani po punon për shpërndarjen e vaksinave kundër Covid-19.

“Koronavirusi është shumë më infektues dhe më vdekjeprurës se sa gripi. Ne nuk jemi sfiduar kurrë më parë në këtë formë nga një virus”- thotë ajo. Hauard Forman, profesor i shëndetit publik në Universitetin e Jeilit, thotë se hera e fundit që bëmë vaksinimin masiv me vaksina krejtësisht të reja, ishte ndaj sëmundjeve të lisë dhe poliomelitit.

“Po shkelim në një terren të panjohur. Të gjitha vaksinat e tjera të dekadave të fundit ose janë testuar për vite me radhë, ose janë futur në përdorim shumë vonë”- deklaron ai.

Për shkak se Covid-19 është veçanërisht vdekjeprurës për ata që janë mbi 65 vjeç, dhe ata që kanë probleme të tjera shëndetësore si mbipesha, diabeti ose astma, duhet të kenë prioritet.

Por nga ana tjetër, fakti që ai është përhapur me shpejtësi dhe gjerësisht nga të rriturit e shëndetshëm në moshë të re, dhe që kanë më shumë gjasa të shërohen, ka bërë që matematikanët të përballen me dy prioritete me njëra-tjetrën gjatë modelimit të shpërndarjes së vaksinave anti-Covid.

A duhet të parandalojmë më parë vdekjet apo transmetimin e ngadaltë?

Konsensusi në mesin e shumicës së modeluesve, është që nëse qëllimi kryesor është ulja e nivelit të vdekshmërisë, zyrtarët duhet t’i japin përparësi vaksinimit të atyre që janë më të moshuar, dhe nëse duan të ngadalësojnë transmetimin e virusit, ata duhet të synojnë më të rinjtë.

“Pavarësisht se çfarë mund të bësh, do të kesh të njëjtën përgjigje. Në fillim do vaksinosh të moshuarit për të parandaluar vdekjet, dhe pastaj do kalohet tek grupe e tjera, më të shëndetshme ose në popullatën e përgjithshme”-ka deklaruar epidemiologu i Universitetit të Harvardit Mark Lipsit.

Një studim i fundit,ndërtoi një model se si Covid-19 ka të ngjarë të përhapet në 6 vende – SHBA, Indi, Spanjë, Zimbabve, Brazil dhe Belgjikë dhe arriti në përfundimin se nëse synimi kryesor është ulja e shkallës së vdekshmërisë, të rriturit mbi 60 vjeç duhet të kenë përparësi për vaksinimin.

Shumica e modeluesve kanë rënë dakort se “gjithçka që dimë mbi koronavirusin po ndryshon me shpejtësinë e dritës”, siç shprehet Laura Matrajt, bashkëpunëtore kërkimore në Qendrën Kërkimore të Kancerit “Fred Hutchinson”.

Deri më tani, studimi ka sjellë disa rezultate të habitshme. Për shembull, ndërsa fëmijët kanë zakonisht përparësi për vaksinat e gripit, ekspertët thonë se ata duhet të kenë një prioritet më të ulët për vaksinat Covid-19, pasi deri më tani nuk kanë qenë përhapësit kryesorë të virusit.

Për të modeluar shpërndarjen e vaksinave, matematikanët duhet të ndërtojnë formula që pasqyrojnë stilin e jetës njerëzore dhe ndërveprimet tona komplekse, duke përdorur të dhëna si strehimi dhe statusi socio-ekonomik, zakonet e përditshme, mosha dhe rreziqet shëndetësore.

Por së pari ata duhet të përcaktojnë se sa ngjitës dhe infektues është virusi. Kjo përfaqëson numrin e njerëzve, tek të cilët një person i infektuar mund të transmetojë infeksionin. Modelimi ka edhe sfida të panumërta praktike. Për shembull disa nga vaksinat janë në 2 doza, apo duhen ruajtur në temperatura shumë të ulëta.

Ekziston gjithashtu problemi i efikasitetit të vaksinës.

A do të sigurojë një vaksinë e caktuar një imunitet të fortë, dhe tek të gjitha grupet? Apo vetëm do të ulë kohëzgjatjen e infeksionit dhe do të zvogëlojë simptomat, gjë që sërish do të ishte me vlerë të madhe në uljen e vdekshmërisë si dhe transmetimit?

Së fundmi, ekziston edhe pyetja më shqetësuese se sa mund të zgjasë imuniteti pas infektimit.

Të gjitha këto zbulime janë të rëndësishme sepse në fund të ditës, ne kurrë nuk do ta dimë nëse do të kemi vaksina të mjaftueshme për të gjithë popullsinë.

Në fakt, Organizata Botërore e Shëndetësisë kohët e fundit parashikoi që të rinjtë e shëndetshëm madje nuk mund të jenë në gjendje të vaksinohen deri në vitin 2022, pasi të moshuarit, punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe grupet e tjera me rrezik të lartë janë të parët që do të vaksinohen.

Pa asnjë vaksinë, rreth 179,000 njerëz mund të vdesin në gjashtë muajt e parë të 2021, thotë Springborn. Modeli i ekipit të tij sugjeron që numri i viktimave mund të ulet në rreth 88,000 nëse fillimisht vaksinohet 10% e popullsisë çdo muaj, dhe shpërndahet në mënyrë të njëtrajtshme pa i dhënë përparësi asnjë grupi.

Por shpërndarja e vaksinave në mënyrë të saktë, bazuar në moshën e njerëzve mund të shpëtojë 7,000 deri në 37,000 jetë.

Etiketa: vaksina

Lajme të lidhura

RAJONI

Rasti i parë në Greqi, dëmshpërblehet 40-vjeçari që u paralizua pas vaksinës anti-Covid

14:35 : 30/04/2025
BOTA

Fruthi përhapet në 58 shtete, OBSH kërkon më shumë angazhim: Vaksinohuni!

21:44 : 10/04/2025
AKTUALITET

Vaksinat: Konspiracion apo mbrojtje e jetës?

08:36 : 07/04/2025
AKTUALITET

Shtohen personat e prekur nga gripi dhe virozat

12:19 : 07/01/2025
AKTUALITET

Frika nga meningjiti/ Prindërit shtojnë interesin! Mjekja: Ja në cilën moshë duhet të vaksinohet fëmija

16:00 : 29/12/2024
AKTUALITET

Rasti fatal me meningjit akut në Durrës, Alimehmeti: Janë të rralla, por serioze

13:59 : 17/12/2024
Para

SHBA/ Rekord ditor infeksionesh me koronavirus

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025

Fitorja e thellë e PS-së, gazetari: Presioni shtetëror dhe patronazhimi penguan partitë e reja

22:38 : 12/05/2025

Video/ Egnatia rikonfirmohet kampione, tifozët dhe lojtarët “bëhen një”

22:28 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com