• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gara për kushtetuesen, KED kualifikon dy kandidatura, ja kush janë emrat e skualifikuar

19:40 : 23/11/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT, VETTING

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i hap rrugën për të vazhduar garën  për anëtarë të Gjykatës Kushtetuse,  për vendet vakante të shpallura nga presidenti Ilir Meta, Altin Binajt dhe Aleksandër Tomës, ndërkohë ka skualifikuar nga kjo garë kandidaturat, Eugen Papandile, Zhaklina Peto dhe Ilir Hazdenari. Peto dhe Papandile  një javë më parë e fituan të drejtën për të qenë pjesë e garës nga Gjykata Administrative e Apelit.

Këshilli i Emërimeve në Drerjtësi në mbledhje e kësaj të hëne e cila zgjati disa orë ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të presidencës, Kuvendit dhe Avokatit të Popullti mori në shqyrtim kërkesat e kandidatëve duke bërë edhe rënditjen përkatëse.

NJOFTIM PËR MEDIAN

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 23.11.2020, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, me këtë rend dite:

  1. Miratimi i procesverbalit të përmbledhur të mbledhjes të KED-së të datës 02.11.2020.
  2. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatët për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019:

– Eugen Papandile

Lexo edhe:

Humbi për 1 votë mandatin në Kushtetuese, caktohet data për shqyrtimin e kërkesës së Llagamit

Pse po zvarritet emërimi i drejtuesit të ri të BKH-së? Gazetarja: Gara ka kapërcyer çdo afat!

– Zhaklina Peto

  1. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatët për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020:

– Aleksandër Toma

– Altin Binaj

– Eugen Papandile

– Ilir Haznedari.

– Orkida Totojani

  1. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatët për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020:

– Altin Binaj

– Ilir Haznedari

  1. Vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatëve të mësipërm.

Në mbledhjen e sotme merrnin pjesë anëtarët e KED, Avokati i Popullit, përfaqësuesi i Presidentit të Republikës dhe përfaqësuesi i Kryetarit të Kuvendit.

Mbledhja nisi me miratimin e rendit të ditës dhe miratimin e procesverbalit të përmbledhur të mbledhjes së KED të datës 02.11.2020.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur nga relatorët lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, për secilin kandidat të përcaktuar në rendin e ditës, pasi dëgjoi edhe mendimin e Avokatit të Popullit, lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave, vendosi:

  1. Lejimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese:
  2. Altin Binaj, për vendin vakant shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020.
  3. Altin Binaj, për vendin vakant shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020.
  4. Aleksandër Toma, për vendin vakant shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020.
  5. Përfundimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes për shkak të tërheqjes nga kandidimi, të kandidatëve:
  6. Orkida Totojani, për vendin vakant shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020.
  7. Eugen Papandile, për vendin vakant shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020.
  8. Ndalimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese si më poshtë:
  9. Eugen Papandile, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.
  10. Zhaklina Peto, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.
  11. Ilir Haznedari, për vendin vakant shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020.
  12. Ilir Haznedari, për vendin vakant shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020.

Vendimet e plota dhe të zbardhura do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji.

Duke ju referuar vendimmarrjes së deritanishme të KED, në lidhje me vakancat e shpallura nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019 dhe Kuvendi i Shqipërisë në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020, numri i kandidaturave për këto dy vakanca, ka rënë nën tre. KED është duke vijuar me procedurat e komunikimit të vendimeve, për të cilat mund të ketë edhe ankime nga ana e kandidatëve.

 

 

Etiketa: garaKushtetuese

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Humbi për 1 votë mandatin në Kushtetuese, caktohet data për shqyrtimin e kërkesës së Llagamit

15:33 : 20/10/2025
AKTUALITET

Pse po zvarritet emërimi i drejtuesit të ri të BKH-së? Gazetarja: Gara ka kapërcyer çdo afat!

22:07 : 13/10/2025
AKTUALITET

Vakanca për Bashkinë e Tiranës/ Rama ia ngec Presidentit, a do të shkelë Begaj Kushtetutën?

16:49 : 30/09/2025
AKTUALITET

Veliaj kundër Ramës në Kushtetuese, rebelim me shije pazari

18:34 : 29/09/2025
AKTUALITET

Çfarë fshihet pas ankimimit të Veliajt?

15:47 : 29/09/2025
AKTUALITET

Kush do të jetë kreu i ri i SPAK? Gazetari: 8 prokurorë nuk kanë çfarë të humbasin, u mbaron mandati

22:00 : 25/09/2025
Para

Konfirmohen raste të reja me koronavirus/ Kina teston miliona banorë e vendos karantina lokale

TË GJITHA

Zelensky: Ukraina do të punojë për një plan a*mëpushimi brenda 10 ditëve të ardhshme

16:24 : 27/10/2025

SPAK i përsërit fletë-thirjen Ballukut: Paraqitu së bashku me avokatin brenda javës

16:13 : 27/10/2025

Ndalohen tre policë në Elbasan, kishin kthyer lokalin në qendër bastesh

16:06 : 27/10/2025

Vrasja e Nikulajt, Ruben Saraiva del para gjykatës, familjarët e Haxhisë: S’e dimë ku është Edmondi

15:52 : 27/10/2025

Bozdo-Çelës: Grupet e krimit të organizuar po lulëzojnë, Prokuroria hesht

15:51 : 27/10/2025

VIDEO/ Florjan Binaj zbulon “lulishten” e mbuluar me inerte në Tiranë

15:38 : 27/10/2025

Rritja e kriminalitetit, paratë e pista dhe kundërshtimi i Kodit të ri Penal, raportimi i Kryeprokurorit në Kuvend

15:37 : 27/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com