Niçja i madh, Niçja i vogël dhe “Tigri Rilindjes” në Shijak…

Nga Boldnews.al

Në mungesë totale të takimeve jashtë vendit, ku askush nuk i bën ftesë as të “takime online”, Rama ka zgjedhur dy “rrugë të gjata” me itinerar: Surrel-Kashar dhe Surrel-Shijak… Për çdo shtëpizë të rindërtuar nga tërmeti, edhe nëse hapet një themel, edhe nëse bëhet një savotim, edhe nëse hidhet një mistri llaç, aty do të gjenden kryeministri Edi Rama, Ministri i Rindërtimit (ose i ftkeqësive) Arben Ahmetaj dhe kryebashkiakët Erion Veliaj në Kashar dhe Elton Arbana në Shijak.

Duhet ndalur në Shijak sepse ajo nuk është një zonë dosido, aty ka jetuar dhe vijon të jetojë familja, fisi, shoqnia e partia e “Niçes së Shijakut” Altin Avdylaj dhe vëllai i tij Astrit Avdylajt. Që të dy u kapën në audiopërgjimet gjatë vitit 2017 ku flisnin për shitblerje votash dhe ndikime të paligjshme ndaj zyrtarëve të lartë publik. Mes tyre është edhe kryebashkiaku aktual i Shijakut Elton Arbana, i cili i premton Astrit Avdylajt, sot i akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndeve narkotike dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal që të ndërhyjë në anulimin e një gjobe nga IKMT.

Pikërisht kur mendohej se karriera e Arbanës do kapte fundin, kryeministri Rama e përzgjodhi si kandidat për kryetar bashkie në Shijak dhe në votimet njëpartiake të 30 qershorit i dha mandatin këtij personazhi që ka kapur thuajse çdo javë mediat në krah të Ramës. Edhe filmi i Rilindjes është me sknar të njëjtë; Rama në mes por një hap para tyre, në anën e majtë Enton Arbana dhe në të djathtën ministri Arben Ahmetaj.

“RINDËRTIMI VAZHDON. Xhafzotaj, Shijak – Vazhdon kthimi në shtëpi të reja. Puna vijon pa pushim për të gjithë ata që u prekën nga tërmeti i nëntorit të shkuar dhe në 300 shtëpi të kësaj zone do të festohet Viti i Ri. ***qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara”-ky është një nga postimet e fundit të Elton Arbanës në rrjetet e tij sociale.
Sot të tre hiqen si “filozof Niçja”, por me ndryshimin e madh se vijnë nga pushteti i Rilindjes së siguruar nga “çunat problematik”. Rama nuk e ka problem që kryebashkiaku i tij është kapur në përgjimet duke komunikuar me një grup të strukturuar kriminal dhe ndërhyrë për heqje gjobash. Vetë kreu i qeverisë shfaqet i madh, si “filozof Niçja”, ka në krahë “Niçen e vogël” e bashkë me të edhe “Tigrin e Rilindjes”…

Po kush është kryebashkiaku i sotëm i Shijakut që del në hetimet e prokurorisë të dosjes 339? Ishte nëpunës në IKMT, por me lidhje të forta me “cunat e Shijakut” atë pjesë të përfshirë në trafikun e drogës, por edhe të vrasjes. I dënuari për vrasje Astrit Avdylaj u kthye në “kryetarin e fushatës” së PS-së në zgjedhjet e vitit 2017.

LEXO EDHE  Si do të futet opozita në zgjedhje? Ja çfarë thotë Basha

Më poshtë biseda e plotë mes Astrit Avdylajt dhe Elton Arbanës:
Astrit Avdylaj: Alo, Elton si je?

Elton Arbana: Astrit si je?-Mirë mirë po luaj letra me çunat.
Astrit Avdylaj: E njeh drejtorin e INUK-ut?

Elton Arbana: Po mo Dallëndyshja…

Avdylaj: Lere dallëndyshen po te flas për në Durrës.

Elton Arbana: Artur Çela i bashkisë? Po e njoh…

Avdylaj: I cilës bashki, i Shijakut?

Elton Arbana: Jo jo i Durrësit, i Vangjushit…

Avdylaj: Po Vangjushi nuk ishte atje seç ishte me Edin. Telefonoje vëlla, i ke vajtur në fermë, i ke vënë 5 milionë gjoba. Shiko se Vangjushi nuk ishte atje.

Elton Arbani: Sepse ata me nxorën jashtë katër dite me pare t’i do qe ta telefonoj, ke te telefonoj?

Avdylaj: Ai shkoi në fermë në Sukth, ka shku me vëne gjoba, por Gjushi nuk është atje është me Edin ne Zvicër a me kupton?

Elton Arbana: Ke ndonjë emër konkret? Ke ndonjë emër apo jo?

Avdylaj: Thuaji që po vë gjoba, thuaji që ka bërë gabim, të heqë gjobat të mos vërë gjoba sepse Gjushi nuk është këtu me kupton?

Elton Arbana: Ja ta marr tani direkt….

Avdylaj: Thuaji qe po bën gabim, pse mos ta marr vet ne telefon.

Elton Arbana: E mora e mora po ti e di që mua para një jave më hoqën.

Avdylaj: Nuk e di o vlla kush, kur, si?

Elton Arbana: Unë isha te INUK-u, unë ndërhyra për ca punë, e ke parasysh…

Avdylaj: Nuk e di po thuaji atij që ka bërë gabim se Vangjushi nuk është këtu sot. Është në Zvicër me Edi Ramën.

Elton Arbana: Do e marr tani direkt…

Për Arbanën kjo bisedë në vend që ta ndëshkonte politikisht i rriti kreditet dhe në atë Shijakun e madh, Rama pikërisht Eltonin e tij gjeti si më të besuarin për t’i lënë në duar çelësat e bashkisë. Ndaj me të drejtë Arbana shkruan se “qentë le të lehin, karvani të shkojë përpara”…! Në fakt ata që po “lehin” pa zë, janë strukturat hetimore që dosjen e rëndë 339 e cila fsheh një pjesë të krimit elektoral, po e varrosin, ndërsa personazhet e përfshirë po promovohen në krye të institucioneve lokale dhe qëndrore.