• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Turqia dërgon paqeruajtës në Azerbajxhan

22:56 : 17/11/2020
në BOTA

Parlamenti turk ka miratuar një rezolutë më të cilën autorizohet dërgimi i një force ushtarake për të monitoruar marrëveshjen e paqes ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë, të ndërmjetësuar nga Rusia.

Kjo rezolutë u miratua me mbëshetje të gjerë, pasi presidenti Recep Tayyip Erdogan e dërgoi për miratim kërkesën për dërgimin e trupave në një qendër monitoruese në Azerbajxhan.

Turqia, e cila e ka mbështetur Azerbajxhanin në konfliktin gjashtë javor më forcat armene në rajonin e Nagorno Karabakhit, nënshkroi një memorandum më Rusinë javën e shkuar që të krijojnë një qendër të përbashkët monitorimi në Azerbajxhan.

Rezoluta kërkon mandat një vjeçar për vendosjen e ushtarëve turq dhe mbështetjen civile, në qendrën e përbashkët të monitorimit “ në një vend që do ta caktojë Azerbajxhani” dhe në pajtim me marrëveshjen strategjike ndërmjet të dyja vendeve.

Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu ka raportuar se rezoluta nënvizon se Azerbajxhani kishte kërkuar prezencën e përbashkët të Turqisë dhe Rusisë në qendrën e monitorimit.

Lexo edhe:

Tragjedi në brigjet e Turqisë, të paktën 14 emigrantë të vdekur pas fundosjes së gomones

Kryebashkiaku i Stambollit akuzohet për spiunazh. Policia bastis televizionin opozitar dhe arreston drejtorin e lajmeve

Poashtu, kjo rezolutë i jep presidentit Erdogan autoritetin që të përcaktojë kohën dhe numrin e ushtarëve.

Marrëveshja e paqes e ndërmjetësuar nga Rusia e arritur me 10 nëntor u arrit pasi forcat azere bënë përparim të dukshëm në disa fushëbeteja duke rikthyer territorin të cilin e kishin humbur me seperatistët armen pothuajse tri dekada më herët.

Marrëveshja i lejon Azerbajxhanit që të mbaj një pjesë të konsiderueshme të këtij rajoni malor, dhe një pjesë të konsiderueshme që e rrethon këtë rajon.

Rrteh dy mijë paqeruajtës rus do të vendosen aty për të ruajtur sigurinë për një periudhë 5 vjeçare.

Zyrtarët rusë kanë thënë se përfshirja e Ankarasë do të jetë e kufizuar vetëm me monitorimin në qendrën që e ka bazën në tokën e Azerbajxhanit dhe se paqeruajtësit turq nuk do të hyjnë në Nagorno-Karabakh.

Franca, që bashkë me SHBA-në dhe Rusinë kryesojnë të ashtuquajturin Grupin e Minskut, që ka ndërmjetësuar bisedimet në të kaluarën ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit, ka kërkuar nga Rusia që të sqarojë ‘paqartësitë’.

“Armëpushimi ishte esencial për të shpëtuar mijëra jetë njerëzish. Por ka paqartësi” tha në parlamentin francez, ministri i brendshëm i këtij vendi, Jean-Yves Le Drian.

Ai përmendi në mënyrë specifike çështjen e refugjatëve, prezencën e Turqisë, rikthimin e luftëtarëve të huaj dhe negociatat për statusin final të Nagorno-Karabakhut.

SHBA-ja ka mbështetur këtë pikëpamje të Francës duke thënë se ka shumë pyetje që duhet të sqarohen nga rusët, në lidhje më këtë marrëveshje, duke përfshirë edhe rolin e Turqisë,

SHBA-ja dhe Franca dyshojnë që Turqia ka dërguar mercenarë rebel sirianë për të mbështetur Azerbajxhanin, duke u bazuar në raportimin e shumë mediave për prezencën e tyre në konfliktin gjashtë javor.

Nagorno Karabak njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por etnikët armen që përbëjnë shumicën e popullsisë, refuzojnë sundimin azer.

Ata kanë qeverisur më çështjet e brendshme, me ndihmën nga Armenia, që kur ushtarët dhe civilët azer u dëbuan nga rajoni në një luftë që përfundoi me një armëpushim më 1994.

Luftimet e fundit shpërthyen në Nagorno-Karabak me 27 shtator, duke vrarë më shumë se dy mijë ushtarë dhe civilë në të dyja anët.

Azerbajxhani nuk ka ofruar të dhëna për humbjet ushtarake.

Etiketa: azerbajxhanTurqi

Lajme të lidhura

BOTA

Tragjedi në brigjet e Turqisë, të paktën 14 emigrantë të vdekur pas fundosjes së gomones

15:17 : 24/10/2025
BOTA

Kryebashkiaku i Stambollit akuzohet për spiunazh. Policia bastis televizionin opozitar dhe arreston drejtorin e lajmeve

10:38 : 24/10/2025
BOTA

50-vjeçarja italiane humb jetën pas operacionit për heqjen e peshës në Turqi

15:31 : 21/10/2025
BOTA

Analiza: Dronët për Kosovën hijezojnë “epokën e artë” mes Serbisë dhe Turqisë

16:51 : 10/10/2025
BOTA

Carney takon Trumpin në kërkim të ‘marrëveshjes më të mirë për Kanadanë’

12:52 : 07/10/2025
BOTA

A mund të heqë dorë Turqia nga energjia ruse?

09:14 : 05/10/2025
Para

Liga e Kombeve/ Franca bën detyrën ndaj Suedisë, Portugalia përmbys Kroacinë

TË GJITHA

I mori makinën me qira, por nuk i dha lekët, arrestohet 30-vjeçari në Himarë

12:54 : 27/10/2025

Ish-ministri i Albin Kurtit, Liburn Aliu emërohet Drejtor i Portit të Durrësit

12:47 : 27/10/2025

Berisha: Altin Dumani po bëhet avokat i Belinda Ballukut

12:46 : 27/10/2025

Berisha paralajmëron protesta: S’do e lejojmë situatën të degradojë

12:37 : 27/10/2025

Japonia planifikon pritje madhështore për Trump-in, në fokus ekspozita e kamionëve amerikanë

12:36 : 27/10/2025

“Ballës i ra maska”/ Përplasje për raportimet e drejtësisë, Berisha: Duan të kyçin parlamentin

12:25 : 27/10/2025

“Përplasja” Sadushi- Llagami për Kushtetuesen, reagon Delegacioni i BE-së: Jepini zgjidhje

12:17 : 27/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com