• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

‘Përse dola vullnetar për vaksinën kundër COVID-it’/ Gazetari rrëfen momentet para vendimit

08:48 : 16/11/2020
në BOTA, SHENDETI

Kompania farmaceutike Pfizer njoftoi ditët e fundit se vaksina e saj kandidate kundër koronavirusit duket se është 90% e efektshme. Por ka edhe vaksina të tjera në garën për të luftuar pandeminë. Një gazetar i Reutersit tregon përse vendosi të dalë vullnetar për provat me vaksinën e kompanisë Novavax:

Gazetari Steve Stecklow e kishte parë nga afër goditjen e tmerrshme të COVID-19 kur një mik i tij vdiq nga sëmundja, pasi ishte vënë në respirator për disa javë.

Kureshtar për provat me vaksinë, ai mbushi një formular në internet ku shprehte dëshirën për të dalë vullnetar. Më 1 tetor, ai u ftua të përfshihej ndër 10 mijë individë të shëndetshëm të moshës 18-84 vjeç për t’u vaksinuar.

Gazetari tregon se u përpoq të mësonte sa më shumë për vaksinën, sidomos për efektet anësore që mund të shkaktonte, para se të përfshihej në prova. Ato që mësoi e siguruan se rreziku ishte i vogël:

“Kishin bërë prova të hershme me afro 100 vetë dhe efektet më të rënda ishin për shembull temperaturë në ditën e parë; por ishin përgjithësisht simptoma të lehta. Askush nuk kishte refuzuar të bënte dozën e dytë”.

Lexo edhe:

“Mos u dorëzoni”/ Gazetari: Shqiptarët kërkojnë një Shqipëri të re

Rritet numri i viktimave nga Ebola, OBSH: Vaksina kundër virusit vdekjeprurës mund të zgjasë 9 muaj

Duke peshuar rrezikun dhe përfitimet, ai vendosi të pranojë ftesën. Vetë gazetari thotë se nuk kishte frikë nga vaksina, aq sa nga situata e rrezikshme e krijuar nga virusi:

“Të them të drejtën kisha më shumë frikë se mos infektohesha në spital kur të shkoja për të bërë vaksinën apo gjatë rrugës me taksi, pasi kisha muaj që nuk shkoja gjëkund, as në restorant apo klub. Vaksina që po testohej përdorte të njëjtën teknologji si vaksina e gripit. Unë e kam bërë vaksinën e gripit shumë herë dhe asnjëherë nuk kam pasur efekte negative”.

Kur u tregoi shokëve se kishte dalë vullnetar për të testuar vaksinën eksperimentale kundër koronavirusit, shumë prej tyre e gjykuan si vendim të rrezikshëm. Dhe asnjë prej tyre nuk dukej i gatshëm të përfshihej në prova të ngjashme.

Gazetari thotë se u nxit për të dalë vullnetar nga një ndjenjë përgjegjësie sociale, por edhe nga egoja profesionale:

“Studiuesve u duhen vullnetarë. Nuk do të arrijmë ta mposhtim këtë pandemi pa bërë çfarë është e nevojshme. Nga ana tjetër, e dija se një ditë do të vaksinohem, më mirë herët se vonë. Por, ishte edhe kurioziteti gazetaresk”.

Ai nuk e di nëse ka marrë vërtetë vaksinën që po vihet në provë, apo është në grupin që mori placebo. Pas injeksionit fillestar, ai duhet të presë tre javë deri në injeksionin me dozën e dytë. Pas provave në Britani, kompania Novavax ka marrë tani dritën e gjelbër për të filluar prova edhe në Shtetet e Bashkuara./VOA

Etiketa: Covidgazetarivaksina

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Mos u dorëzoni”/ Gazetari: Shqiptarët kërkojnë një Shqipëri të re

20:10 : 10/06/2026
BOTA

Rritet numri i viktimave nga Ebola, OBSH: Vaksina kundër virusit vdekjeprurës mund të zgjasë 9 muaj

10:09 : 21/05/2026
AKTUALITET

Dhunohet gazetari në Shkodër: Më ka sulmuar pronari i marketeve “Xhedis”

22:16 : 18/05/2026
AKTUALITET

Frika nga autizmi, bie numri i vaksinimit të fëmijëve 1 vjeç

18:41 : 28/04/2026
AKTUALITET

Djegia e makinës së gazetarit, AGSH: Alarm për sigurinë, mesazh kërcënues për shkak të punës

09:55 : 26/04/2026
BOTA

Eurodeputeti grek Nikos Pappas dhunon gazetarin në Strasburg

21:08 : 17/12/2025
Para

Agjenda rajonale e tregtisë: Deri më 2024 hiqen tarifat dhe barrierat jo tregtare

TË GJITHA

Jonaid Myzyri nuk i ndahet vesit, sapo hyri në OBP i fal 1.2 milionë euro Çim Fushës

23:07 : 24/06/2026

Horoskopi, 25 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 24/06/2026

Limaj kundër Ramës e Ballës: Mos prekni themelet e lirisë për interesa ditore

22:54 : 24/06/2026

Vilma Nushi e Check up financoi kullën e babait të Ervin Matës

22:50 : 24/06/2026

Pankartat epike në protestë: Mjaft votuat të njëjtat fytyra

22:44 : 24/06/2026

“Washington Post”: Protestat e “Gjeneratës Z” po mposhtin Ramën në fushën e tij

22:41 : 24/06/2026

Haziri: Abdixhiku ose unë mund t’i unifikojmë votat e LDK-së për president

22:34 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomzirvebetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet