• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vendi në emergjencë mjekësore, ARRSH heq pezullimin e tenderëve për “rrugët elektorale”, rihap nga TEG te Dhërmi-Palasë

08:12 : 11/11/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Ne mes të tetorit Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) hapi në seri, disa tendera rrugësh dhe këtu nuk bëhej fjalë për projekte modeste por për disa që shkonin miliarda lekë.

Kjo praktikë e çeljes së tyre në 15 tetor ishte në linjë të kundërt me një vendim të qeverisë për disiplinimin e buxhetit, që vendos disa kushte për tenderat që hapen pas mesit të tetorit.

Ndaj nuk ishte surprizë kur krejt papritur në ditët e fundit të tetorit të gjithë procedurat rezultuan me statusin pezulluar në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik.

ARRSH së fundmi duket se ka “ndryshuar mendje” dhe ka riaktivizuar këto procedura duke hequr gjendjen e pezullimit dhe duke i bërë sërish aktive.

Bëhet fjalë për procedurën “Ndërtim Rruga mbikalimi TEG dhe rrugët lidhëse të tij”, me fond limit rreth 1.5 miliardë lekë, tek tenderi i mbikëqyrjes për këtë projekt me një fond limit 11.6 milionë lekë të cilat janë aktive dhe ofertat duhet të depozitohen deri në datë 20 nëntor për ndërtimin dhe 23 nëntor për mbikëqyrjen.

Lexo edhe:

GJKKO ‘rrëzon’ Evis Berberin, ish-kreu i ARRSH mbetet në qeli

Akuzat për abuzime me tenderët/ Apeli i Posaçëm shpall të pafajshme Sonila Qaton!

E aktivizuar është procedura e ndërtimit të rrugës Dhërmi-Palasë me fond limit 1.6 miliardë lekë dhe me datë të fundit për dorëzimin e ofertave 23 nëntor 2020.

Aktive rezulton edhe procedura tjetër e çelur në datë 15 tetor, e cila ka në objekt “Ndërtim i rrugës lidhja e Autostradës Milot – Morinë me Aeroportin e Kukësit”, me një fond limit rreth 600 milionë lekë ku dorëzimi i ofertave mund të bëhet deri në 23 nëntor.

Një tjetër procedurë e bërë aktive në sistemin e APP është ajo me objekt “Supervizion Punimesh Ndërtim rruga Korçë- Ersekë, Loti 2 (pjesa e parë)”. Më herët nga ana e ARRSH është bërë edhe prokurimi i kontratës ndërtimi i rrugës Korçë-Ersekë Loti 2 (pjesa e parë) me një fond limit rreth 2.4 miliardë lekë dhe e fituar nga kompania ANK, me ofertë 2.35 miliardë lekë ka përfunduar hallkat e saj dhe duhet të nisë zbatimin.

Mbetet e paqartë se cilat janë arsyet e pezullimit të përkohshëm dhe riaktivizimit të procedurave nga ana e ARRSH së fundmi. Një vendim i qeverisë përcakton se pas datës 15 tetor të çdo viti buxhetor, njësitë e qeverisjes së përgjithshme nuk mund të publikojnë njoftimin për prokurimin e mallrave/punëve/shërbimeve, të cilat nuk janë përfshirë në regjistrin e prokurimeve publike, deri në këtë date.

Këto tendera po hapen në një kohë që kohë që vendi është në një emergjencë shëndetësore, si rrjedhojë e shtimit të ndjeshëm të rasteve me Covid-19 dhe krizë buxhetore për shkak të recesionit të thellë ku ka hyrë ekonomia. Për 9 mujorin, të ardhurat në buxhet ranë me 10% dhe në kahun tjetër financat u detyruar në shkurtojnë shpenzimet, duke realizuar vetëm 92% të planit.

Edhe buxheti 2021 mbetet pesimist në kahun e të ardhurave, që parashikohen të arrijnë në një nivel rekord prej 28.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, çka në kahun tjetër  mundëson planifikimin e më shumë shpenzimeve. Ekspertët kanë paralajmëruar shpesh për rrezikun e kësaj sjelljeje, pasi po merren angazhime përtej aftësive reale paguese të buxhetit, duke çuar në rritjen e detyrimeve të prapambetura dhe të borxhit të fshehtë.

Raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit për zbatimin e buxhetit 2019 ka gjetur se detyrimet e prapambetura të pakontabilizuara në llogaritë e borxhit publik arritën në 72.3 miliardë lekë ose gati 600 milionë euro. Sipas të dhënave nga auditimi, detyrimet e prapambetura arritën nivelin e vitit 2013, prej 72.5 miliardë lekësh./ Monitor

Etiketa: arrshemergjence

Lajme të lidhura

AKTUALITET

GJKKO ‘rrëzon’ Evis Berberin, ish-kreu i ARRSH mbetet në qeli

11:43 : 22/05/2026
AKTUALITET

Akuzat për abuzime me tenderët/ Apeli i Posaçëm shpall të pafajshme Sonila Qaton!

16:53 : 20/05/2026
AKTUALITET

Ish-krerët e KESH dhe ARRSH, Erald Elezi dhe Gentian Gjyli paraqiten në SPAK

12:19 : 04/05/2026
AKTUALITET

Mori tenderë nga ARRSH-ja, lirohet nga qelia biznesmeni Ervis Lami! Lidhja me ish-drejtorin Berberi

15:51 : 30/04/2026
AKTUALITET

Degradon Unaza e poshtme e Burrelit, rruga që kushtoi 1.2 milionë euro totalisht e pakalueshme

10:11 : 23/04/2026
AKTUALITET

Seanca maratonë/ Kuvendi rrëzon ngritjen e komisionit hetimor për ARRSH-në dhe AKSHI-n

21:41 : 09/04/2026
Para

Vaksina 90% efektive e COVID/ Shkencëtarët paralajmërojnë se kur mund të kthehet jeta në normalitet në vendet e zhvilluara

TË GJITHA

Protesta e 25-të/ Aktivisti: Përshkallëzimi i qytetarëve do shkojë deri në bllokimin e institucioneve

20:10 : 24/06/2026

Vatikani refuzon propozimin për të lejuar gratë të drejtojnë predikimet në meshë

20:01 : 24/06/2026

Burgjet shqiptare më shumë si izolim sesa si rehabilitim

19:51 : 24/06/2026

Policia britanike ‘armatoset’ me dronë dhe skanim fytyrash

19:49 : 24/06/2026

Studiuesi Behar Gjoka i bashkohet protestës kundër Ramës: Ligjet e posaçme po shkatërrojnë Shqipërinë

19:39 : 24/06/2026

Pensioni nuk mjafton, mbi 130 mijë të moshuar vazhdojnë të punojnë në Shqipëri

19:33 : 24/06/2026

Edhe ka dorë edhe nuk ka shkollë, por Balluku “zbulon gënjeshtrën” e CNN

19:23 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetGrandpashabetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet giriş