• Kontakt
Tuesday, October 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Situata e Covid-19, Rama: Do publikoj pamje nga “vija e zjarrit” në spitalet Covid

22:15 : 09/11/2020
në AKTUALITET, POLITIKE, SHENDETI

Situata e Covid-19 në Shqipëri duket se ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa sot u raportuan 12 jetë të humbura, shifra më e lartë që prej marsit, kohë kur u evidentuan rastet e para me koronavirus në vend.

Opozita akuzon Qeverinë se nuk ka marrë masat e duhura për përballimin e pandemisë, ndërsa Kryeministri thotë të kundërtën dhe shprehet se spitalet Covid dhe stafet mjekësore janë në krye të detyrës.

Në media kanë qarkulluar denoncime të familjarëve të të prekurve me Covid, sipas të cilëve, pacientët qëndrojnë me orë të tëra në ambulanca duke marrë trajtim, ndërsa presin të lirohen vendet në spital.

Përballë denoncimeve, Kryeministri Edi Rama, në një status në rrjetin social, paralajmëron se duke vijuar nga nesër do të publikojë pamje ekskluzive nga spitalet COVID.

“Nesër në këtë faqe filmime krejt ekskluzive nga vija e zjarrit, në spitalet Covid ku sistemi ynë shëndetësor, më i gatshëm se asnjëherë më parë dhe heronjtë tanë me bluza të bardha, si asnjëherë më parë përballen me dallgët e forta të një epidemie globale, duke mbrojtur e shpëtuar jetë nga kthetrat e Armikut të Padukshëm…”, shkruan Rama.

Lexo edhe:

“Për Ballukun ka sherr në SPAK”/ Ahmetaj: Ja pse Rama e hoqi qafe Veliajn

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

Muaj më parë, nga stafet mjekësore u publikuan pamje të pacientëve në intubim, si një përgjigje ndaj hipotezave se koronavirusi nuk ekzistonte.

Ndërkohë Komiteti Teknik në një komunikim për mediat njoftoi edhe masat e reja sipas të cilit nga e mërkura do të vendosen orare të reja të lëvizjes.

Komiteti Teknik i Ekspertëve propozoi mbylljen e aktiviteteve të bareve dhe restoranteve dhe kufizimin e lëvizjeve pas orës 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Masa e propozuar nga Komiteti teknik, duket se është një paralajmërim për atë që mund të vijë në javët në vijim, ku nuk përjashtohet një tjetër mbyllje, e ngjashme me atë të muajve mars-prill-maj, edhe pse kjo nuk e zgjidh problemin.

Nga ekspertë të ndryshëm është hedhur idea e mbylljes së lokaleve dhe restoranteve, një masë e ngjashme si në Gjermani, por duket se Qeveria nuk ka fonde për të përballuar kostot e pagesave, bazuar në xhirot e deklaruara.

Etiketa: CovidRamarastet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Për Ballukun ka sherr në SPAK”/ Ahmetaj: Ja pse Rama e hoqi qafe Veliajn

22:20 : 27/10/2025
AKTUALITET

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

13:40 : 26/10/2025
AKTUALITET

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025
AKTUALITET

Kandidatura e Binajt tremb Ramën? Kryeministri e sulmon në podkast: Ka marrë rol, aktorët këtë punë kanë

10:23 : 26/10/2025
AKTUALITET

E premtoi gjatë gjithë fushatës, Rama tani thotë se anëtarësimi në BE nuk është në dorën e tij

09:42 : 26/10/2025
AKTUALITET

Flor Binaj/ Polici i pavarur dhe policët e Ramës

18:15 : 23/10/2025
Para

Gjykimi i Thaçit në Hagë, Bushati përplaset me analistin nga Kosova/ Debatet

TË GJITHA

Vrau bashkëshorten në Shkodër, amerikani gjendet i varur në paraburgim

17:39 : 28/10/2025

Arsyen e vërtetë pak vetë e dinë/ Elgiti dhe Klea i japin fund martesës

17:38 : 28/10/2025
Filip Shehu, autori i vrasjes

Detaje nga vrasja në Tiranë/ Filip Shehu goditi me thikë në bark dhe qafë 34-vjeçarin

17:36 : 28/10/2025

FOTO/ Ky është autori i vrasjes në Berat, goditi 42-vjeçarin me thikë pas sherrit për kalin

17:29 : 28/10/2025

Mashtrimi me miliona euro, Bruno Çobo dënohet me 8 vite burg

17:21 : 28/10/2025

GJKKO dënon me 2 vite burg Ervis Cvilon për grup të strukturuar kriminal

17:20 : 28/10/2025

Vrasja në Berat, 62-vjeçari qëlloi me thikë viktimën për një kalë! Autori me precedentë penal (EMRAT)

17:00 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com