• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kryepolici i rrugëve të Tiranës mbrohet me “maskën” e oligarkisë

12:18 : 02/11/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Asnjë drejtues policie nuk ka pasur jetën më të gjatë se ai. Shumë kanë lëvizur, ndërsa për kreun e Policisë Rrugore të Tiranës Erion Ahmetaj, ka një tjetër ligj dhe organikë. Nuk e mban puna e tij, as shifrat e aksidenteve të cilat janë ulëritëse në rritje, apo menaxhimi i qarkullimit rrugor në kryeqytet, e vetmja “meritë” e tij janë lidhjet e forta me drejtuesit e kompanive të ndërtimit dhe jo vetëm…

Disa herë është pezulluar nga detyra, dhe po aq herë është rikthyer si triumfator, duke sfiduar edhe ministrin e Brendshëm që ndonjëherë bën si i rreptë dhe tregon rrallë “spaletat” e dikurshme të gjeneralit, të cilat i ka mbyllur në “kasafortën e Rilindjes”, por kur i duhen i merr “hua” për të treguar forcën.

Është rast unikal në strukturat e policisë ku Ahmetaj është emëruar në detyrën e kreut të qarkullimit Rrugor të Tiranës në maj të vitit 2017 dhe vijon të jetë në këtë funksion pa u shqetësuar. Madje ai ia hodhi lehtë edhe në fundin e marsit të këtij viti ku teksa i gjithë vendi ishte në karantinë, Tirana gëlonte nga qarkullimi i automjeteve, veçanërisht i kamionëve të tonazhit të rëndë dhe mjeteve të tjera të ndërtimit që nën hundën e policisë së rendit të përplasin lejet e siguruara nga Policia Rrugore.

Publikimi i disa videove dhe fotove të Tiranës së mbushur me kamionët e oligarkisë së ndërtimit “detyruan” Ramën që të kërkonte pezullimin e Ahmetajt për pak ditë, sat ë harrohej. Drejtuesit e Policisë së Shtetit e pezulluan, por vetëm për pak kohë. Ai u rikthye edhe më i fortë.

Lexo edhe:

Tirana e turistëve dhe Tirana e qytetarëve! Vetëm qendra e pastër, pjesa tjetër e zhytur në plehra

Betonieret ‘bëjnë ligjin’ dhe në Vlorë, qarkullojnë në brendësi të bulevardit

Burime pranë Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë shprehen për Boldnews.al se në masat administrative (gjoba) nuk ka të ndëshkuar asnjë kompani ndërtimi. Sipas Kodit Rrugor, nëse një automjet i tonazhit të lartë kapet në lëvizje jashtë orarit të përcaktuar, ndëshkohet me masë administrative, deri në bllokim të automjetit. Për aq kohë sa Ahmetaj është në atë detyrë asnjë masë e tillë nuk është marrë, ndonëse faktet flasin vetë kur trafiku i Tiranës në ditë të veçanta bllokohet i gjithi pikërisht nga qarkullimi pa kriter i mjeteve të rënda. Mjetet e oligarkëve që lartësojnë kulla e pallate janë të paprekshme dhe këtë e di çdo efektiv i qarkullimit rrugor në Tiranë.

Ky është një urdhër që ka mbërritur si “sugjerim” deri tek efektivët e thjeshtë të policisë. Ata nuk duhet të ndalojnë asnjë kamion, betoniere dhe mjete të tjera të ndërtimit, pavarësisht se janë në lëvizje në kundërshtim me rregulloren.

Tjetër kut është ai me qytetarët që lëvizin në rrugë. Shumë drejtues mjetesh ndëshkohen me gjoba të majme për parkim të gabuar, vendosje të rripit të sigurimit apo nëse flasin në telefon. Gjobat për rripin e sigurimit shkojnë deri në 150 mijë lekë të vjetra, ndërsa e njëjta masë aplikohet edhe për automjetet të cilët lëvizin pa dokumentacion përkatës. Edhe pse në dukje masat janë “si ndërgjegjësim” për qytetarët, kur vjen çështja për oligarkinë e ndërtimit, Erioni i policisë dhe adashi i tij në krye të bashkisë Tiranë janë njësoj…

Etiketa: betoniereerion ahmetajtirana

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tirana e turistëve dhe Tirana e qytetarëve! Vetëm qendra e pastër, pjesa tjetër e zhytur në plehra

16:03 : 26/06/2026
AKTUALITET

Betonieret ‘bëjnë ligjin’ dhe në Vlorë, qarkullojnë në brendësi të bulevardit

12:20 : 22/06/2026
AKTUALITET

Betonierja “zbret” në protestë, mesazh për lidhjet mes krimit dhe ndërtimit

20:22 : 19/06/2026
SPORT

Orges Shehi e mbyll me Tiranën, mësohet e ardhmja e trajnerit durrsak

08:42 : 30/05/2026
AKTUALITET

FOTO/ Bllokohet rruga “Ali Demi”, kush po i rikthen betonieret dhe kamionët në Tiranë

17:53 : 21/05/2026
SPORT

Tirana mund Partizanin dhe shpallet kampion, plas grushti në derbin e 18-vjeçarëve (VIDEO)

21:54 : 09/05/2026
Para

Covid 19/ Humbin jetën 32 persona në Kroaci

TË GJITHA

‘Përshëndetje, kjo është mafia shqiptare’/ Filmojnë ekzekutimin me dron dhe e postojnë online, tmerrohet Australia

12:11 : 16/07/2026

Zbardhen kërkesat e Spiropalit për reformimin e PS: Shteti mbi partinë, drejtësi e pavarur dhe luftë korrupsionit

12:00 : 16/07/2026

Video/ Pickford harroi shishen e ujit në fushë, lojtarët e Argjentinës qeshin me shënimet për penalltitë

11:38 : 16/07/2026

IOM: Shqipëria nga më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

11:32 : 16/07/2026

Akuza për praktika tregtare të padrejta, SHBA vendos tarifë 25% për importet nga Brazili

11:31 : 16/07/2026

Agroturizëm me fondet IPARD dhe skemë ‘5D’/ SPAK fali Erion Isain për hetimin pasuror

11:20 : 16/07/2026

Pse SHBA do ta “çmontojë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare

11:11 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş