• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Në përplasje me BE dhe PPE, Rama rivoton sot ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Pasojat për integrimin

08:47 : 29/10/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kuvendi pritet të votojë sot dekretin e Presidentit lidhur me kthimin për rishqyrtim të ligjit mbi ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Dekretai është rrëzuar në Komisionin Parlamentar të Ligjeve dhe me shumë gjasa do të rrëzohet edhe në seancën plenare.

Por ajo që është shqetësuese është rruga në të cilën Kryeministri Edi Rama dhe Rilindja po shkojnë drejt një përplasjeje me Bashkimin Europian dhe grupin më të madh në Parlamentin Europian, PPE.

Rama ka shpërfillur totalisht thirrjet dhe apelet që i janë drejtuar nga të paktën 8 europarlamentarë, Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, si dhe Zëdhënësja e Komisionit Europian, që kanë kërkuar shtyrjen e votimit deri në dhënien e opinionit nga Komisioni i Venecias, pas kërkesës që iu drejtua nga Presidenti Ilir Meta.

Presidenti ka deklaruar se iu drejtua Venecias për të shmangur një krizë zgjedhore, sikundër ka respektuar kërkesën e Opozitës së Bashkuar, por edhe PPE-së.

Komisioni i Venecias, sipas njoftimeve, mund të marrë në shqyrtim kërkesën në dhjetor, ndërsa Kryeministri Rama në reagimet e tij është shprehur se mirëpret opinionin, por nuk ka kohë për aventura, pasi zgjedhjet janë më 25 prill. Rilindja gjithashtu ka deklaruar se Opinioni do të merret në shqyrtim pas 25 Prillit.

Lexo edhe:

Shkarkimet masive, Maliqi: Teatër për të mbuluar masakrën elektorale, skandalet dhe vjedhjet

Kamatvonesa/ Kokëfortësia e Ramës përballë Strasburgut do u kushtojë shqiptarëve të paktën 4 mln euro

E gjithë kjo situatë ka çuar në një shtim të presionit të Europës ndaj Kryeministrit Rama, por duket se thirrjet janë anashkaluar, dhe Rilindja po shkon drejt rrëzimit të dekretit.

Kjo mund të çojë në një bllokim negociatash mes Shqipërisë dhe BE-së, ndërsa konferenca e parë ndërqeveritare pritet të mbahet në dhjetor. Gjasat janë që Shqipërisë t’i bllokohet ky proces, ku një nga shkaqet është edhe pika më e debatueshme sot, ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Kryetari i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë në Parlamentin Europian, David McAllister, është shprehur se është ekstremisht i shqetësuar për faktin se mazhoranca ka planifikuar të kalojë sot në seancën plenare, ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

“Pavarësisht thirrjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, që kërkojnë të pritet për opinionin e Komisionit të Venecias lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, është vendosur që ato të votohen nesër (sot)”, shprehet McAllister.

“Ndryshimet e njëanshme të marrëveshjes mund të përkeqësojnë situatën politike dhe të sjellin polarizimin e saj drejt zgjedhjeve të prillit të vitit 2021. Këto ndryshime do të jenë të dëmshme lidhur me konferencën e parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave, në fund të vitit”, shprehet me tej europarlamentari gjerman.

Ndërkohë 8 eurodeputë të Parlamentit Europian, anëtarë të Komisionit të Jashtëm, i kanë dërguar dje një letër zyrtare Kryeministrit Edi Rama, ku i kërkojnë që të tërhiqet nga votimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor në Parlament, derisa të flasë Komisioni i Venecias. Michael Gahler, Sandra Kalniete, Andrey Kovatchev, David McAllister, Zeljana Zovko, David Lega, Vladimir Bilcik, Lukas Mandl, shprehen se janë tronditur kur kanë mësuar që Kryeministri Edi Rama ka thyer Marrëveshjen e 5 Qershorit me Opozitën, në germën dhe në frymën e saj, përmes miratimit të ndryshimeve të njëanshme në Kodin Zgjedhor, me qëllim që të përfitojë në shpërndarjen e mandateve parlamentare.

Eurodeputetët bëjnë apel që të pritet Opinioni i Komisionit të Venecias, Rama të tërhiqet nga ndryshimet e njëanshme dhe të dëgjohet këshilla e Komisionerit Europian për Zgjerimin, sepse kjo është shumë e rëndësishme në funksion të përpjekjeve për të mbajtur Konferencën e parë Ndërqeveritare për negociatat. 8 eurodeputetët bëjnë thirrje që Kryeministri Edi Rama të vendosë të parin, interesin e demokracisë shqiptare dhe perspektivën e saj europiane dhe të tërhiqet nga votimi i ndryshimeve në Parlament, derisa të flasë Komisioni i Venecias./MAPO

Më poshtë letra e plotë e 8 eurodeputetëve të Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian:

I dashur Kryeministër Rama,

Ne, Anëtarët nënshkrues të Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian, po ju shkruajmë me shqetësimin më të thellë në lidhje me zhvillimet e fundit legjislative në vendin tuaj. Ju e dini që Grupi i Partisë Popullore Evropiane gjithmonë ka mbështetur dhe shoqëruar rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Qershorin e kaluar ne bashkë-iniciuam një rezolutë që u miratua me mbështetje të madhe ndërpartiake, duke rekomanduar hapjen e negociatave të pranimit në BE sapo Shqipëria të përmbushë 15 kushtet e vendosura nga Këshilli Europian në 15 Mars 2020.

Më e rëndësishmja midis këtyre kushteve është një reformë e mirëfilltë zgjedhore dhe zbatimi i saj i duhur në zgjedhjet tuaja të ardhshme duke filluar me 25 Prill 2021. Ne u tronditëm kur mësuam se ju thyet Marrëveshjen e 5 Qershorit me Opozitën në germën dhe në frymën e saj, përmes miratimit të ndryshimeve të njëanshme në Kodin Zgjedhor me qëllim që të përfitoni në shpërndarjen e mandateve parlamentare.

Ne jemi vënë në dijeni se Kryetari i Shtetit tuaj i ka kërkuar Komisionit të Venecias një opinion mbi këto ndryshime dhe se Komisioneri Evropian për Zgjerimin ju ka këshilluar në mënyrë të përsëritur që të tërhiqeni nga votimi i ndryshimeve, të prisni opinionin e Komisionit të Venecias dhe t’i përmbaheni atij opinioni. Ky opinion pritet në dhjetor dhe duhet të pasqyrohet në Kodin tuaj Zgjedhor përpara zgjedhjeve të përgjithshme të Prillit 2021 që, siç deklarohet në kushtet, duhet të jenë të lira dhe të drejta.

Kjo është shumë e rëndësishme në funksion të përpjekjeve për të mbajtur Konferencën e parë Ndërqeveritare, e cila shpresojmë të japë dritën e saj jeshile jo vetëm për Maqedoninë e Veriut por edhe për Shqipërinë. Ne jemi shumë të tronditur nga deklaratat tuaja që tregojnë se ju refuzuat këshillën e Komisionerit dhe dëshironi të shkelni praktikën e vendosur që asnjë miratim i ligjit të mos ndodhë përpara se të vlerësohet Opinioni i Komisionit të Venecias. Për këtë arsye ju bëjmë thirrje që të vendosni të parin interesin e demokracisë shqiptare dhe perspektivën e saj evropiane dhe të tërhiqeni nga votimi i ndryshimeve në Parlament derisa të flasë Komisioni i Venecias.

Sinqerisht,

Michael Gahler, Gjermani
Sandra Kalniete, Letoni
Andrey Kovatchev, Bullgari
David McAllister, Gjermani
Zeljana Zovko, Kroaci
David Lega, Suedi
Vladimir Bilcik, Sllovaki
Lukas Mandl, Austri

Etiketa: dekretikuvendRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shkarkimet masive, Maliqi: Teatër për të mbuluar masakrën elektorale, skandalet dhe vjedhjet

10:32 : 22/07/2025
AKTUALITET

Kamatvonesa/ Kokëfortësia e Ramës përballë Strasburgut do u kushtojë shqiptarëve të paktën 4 mln euro

08:08 : 22/07/2025
AKTUALITET

Rama shkarkoi nënkryetarët e Bashkisë/ Zgjedhje të reja apo do firmosë Veliaj nga qelia? Roli i Ballukut

21:57 : 21/07/2025
AKTUALITET

Rama shkarkon nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës, bashkë me Anuela Ristanin

21:17 : 21/07/2025
AKTUALITET

Çollaku: Drejtësia nuk përfaqëson më shtetin, por pushtetin e Ramës

19:43 : 21/07/2025
AKTUALITET

Rama: Do konfiskojmë objektet e braktisura dhe ato që shkelin lejen e ndërtimit mbi masën 2%

19:23 : 21/07/2025
Para

Ja çfarë duhet të hani në mëngjes që të largoni stresin dhe ankthin

TË GJITHA

Foto ilustruese

Dibër/ Makina bie në humnerë, plagoset rëndë shoferi, niset me helikopter drejt Traumës

11:28 : 22/07/2025

Lapaj ‘sfidë’ Shabanit: Të japim dorëheqjen dhe mandati t’i kaloj Greta Ambelit

11:26 : 22/07/2025

Ndodh edhe kjo në Shkodër/ U rrëzua me biçikletë, policia e procedon

11:21 : 22/07/2025

SPAK merr zyrtarisht të pandehur Erion Veliajn

11:12 : 22/07/2025

Dështoi të rizgjidhej deputet, Rama emëron Florenc Spahon në krye të QSUT

11:11 : 22/07/2025

Raiffeisen Bank pjesë e skandalit BANKERS, lejoi tërheqien e parave të sekuestruara nga Tatimet

10:56 : 22/07/2025

EMRI/ I riu shkon i plagosur te Traumës, nuk pranon të tregojë autorin dhe shkaqet e ngjarjes

10:55 : 22/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com