• Kontakt
Wednesday, August 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Koronavirusi/ Gjermania shqyrton kufizime më të ashpra

17:10 : 28/10/2020
në BOTA

Kancelarja Angela Merkel ka thënë se mungesa e disiplinës ndaj COVID-19 e ka çuar Gjermaninë në një situatë “të vështirë”. Ajo do të takojë liderët e landeve për të vendosur kufizime të reja për të frenuar pandeminë.

Kancelarja Angela Merkel të martën u bëri thirrje gjermanëve t’i “përmbahen asaj që dimë” për koronavirusin, në një kohë kur Gjermania lufton me një valë të dytë të infektimeve.

“Ne e dimë si mund ta mbrojmë veten. Ne mund të vazhdojmë me një përgjigje më të fokusuar,” tha ajo në Berlin. “Por ne gjithashtu shohim me rritjen e shifrave, që po të mos i përmbahemi asaj që dimë për virusin, ne kalojmë në situata që janë shprehimisht të vështira.”

Merkeli foli përpara një takimi të rëndësishëm me liderë të landeve, të caktuar për të mërkurën, në të cilin ajo pritet të bëjë presion për kufizime më të ashpra për të frenuar përhapjen e COVID-19.

Shtrëngimi i rregullave?

Lexo edhe:

Gjermania kërcënon me sanksione Izraelin për situatën në Gaza

Gjermania përballet me krizën e strehimit/ Planifikon lehtësime ligjore për ndërtimin e banesave

Sipas një raporti në gazetën Bild, qeveria po shqyrton një seri masash të reja që përfshijnë mbylljen e restoranteve dhe lokaleve dhe ndalimin e aktiviteteve publike. Shkollat pritet të qëndrojnë të hapura, me përjashtim të rajoneve me përhapje të mëdha të virusit.

Merkel do të takojë 16 kryeministrat e landeve federale të Gjermanisë, të cilët duhet t’i bindë të pajtohen me kufizimet, të cilat u përshkruan nga Bild si “mbyllje e lehtë”. Masat e marra për të luftuar pandeminë e koronavirusit në Gjermani vendosen në nivel rajonal landesh.

“E qartë se nuk do të jetë e lehtë. Dhe është gjithashtu e qartë se nuk do të jetë e bukur”, tha kryeministri i landit të Bavarisë Markus Söder, i cili ka bërë thirrje për një qasje të unifikuar në të gjithë vendin si përgjigje ndaj pandemisë.

Ai u bëri thirrje udhëheqësve federalë dhe rajonalë të mos prezantojnë “masa me gjysëm zemre, por një koncept efektiv”.

Shumica e gjermanëve po presin që qeveria të vendosë kufizime drastike më të ashpra, sipas një sondazhi të YouGov të porositur nga agjensia e lajmeve dpa. Më shumë se 60% presin që restorantet, dyqanet apo shkollat të mbyllen.

Ministri i Financave Olaf Scholz ka përsëritur thirrjen për një qasje të unifikuar. “Masat shtesë duhet të jenë të kufizuara, të përkohshme dhe të fokusuara,” tha ai. “Dhe ato duhet të zbatohen në mënyrë sa më të unifikuar që të jetë e mundur në të gjithë Gjermaninë dhe të jenë përgjithësisht të kuptueshme.”

‘Rritje eksponenciale’

Përpara takimit, Ministri i Ekonomisë Peter Altmaier paralajmëroi se Gjermania mund të arrijë 20.000 infektime në ditë deri në fund të javës.

“Po përballemi me rritje eksponenciale,” i tha ai një konference ekonomike gjermano-franceze virtuale në Berlin të martën. “Në Gjermani numri i infektimeve të reja po rritet me 70-75% krahasuar me një javë më parë.”

Gjermania raportoi 11.409 raste të reja të martën, nga 6.868 në të njëjtën ditë një javë më parë, sipas Institutit Robert Koch, institutit kombëtar të kontrollit të sëmundjeve të vendit.

Etiketa: gjermaniaKoronavirusikufizimeshqyrtime

Lajme të lidhura

BOTA

Gjermania kërcënon me sanksione Izraelin për situatën në Gaza

14:13 : 02/08/2025
BOTA

Gjermania përballet me krizën e strehimit/ Planifikon lehtësime ligjore për ndërtimin e banesave

19:34 : 29/07/2025
BOTA

Rusia “rrëzon nga froni” Gjermaninë, bëhet prodhuesi më i madh i birrës në Europë

20:34 : 27/07/2025
BOTA

Ndihma për zhvillim, si do të kompensohen shkurtimet e SHBA-së?

09:29 : 26/07/2025
BOTA

Gjermania do garanci nga SHBA-ja përpara se t’i dërgojë raketat Patriot në Ukrainë

15:23 : 23/07/2025
BOTA

Gjermania blen sisteme “Patriot” për Ukrainën, firmoset marrëveshja me SHBA-në

20:48 : 21/07/2025
Para

“Mos ia paso topin, po luan kundra nesh”, Benzema del hapur kundër Vinicius Jr

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 6 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:14 : 05/08/2025

Miliarda me tenderat e AKSHI-t/ BKH ushtron kontrolle në zyrat e “Soft & Solution” të Ermal Beqirit

23:07 : 05/08/2025

Paradoksi/ Greqia me numrin më të madh të bizneseve të vogla në BE, por me produktivitetin më të ulët

22:49 : 05/08/2025

Kualifikueset e Champions/ Rangers fiton në shtëpi, surprizën e bën kampioni i Qipros

22:45 : 05/08/2025

Krenar Çoçaj “harron” Luana Vjollcën, e zëvendëson me miss-in Endi Demneri. Kapen “mat” në Ibiza

22:38 : 05/08/2025

“Klub me drejtorë e këshilltarë fantazëm”/ “Guerrilsat” vijojnë reagimet kundër situatës te Partizani

22:23 : 05/08/2025

Shkenca ngre alarmin: Tokës po i mbaron oksigjeni më shpejt nga sa mendonim

22:21 : 05/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com