• Kontakt
Wednesday, July 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Urdhëri për vrasjen e politikanes në Vjenë, përfshirja e shërbimit sekret turk dhe “ujqërit gri”

15:37 : 21/10/2020
në BOTA

Berivan Aslan u mor në mbrojtje nga policia, që kur një person pranoi, se kishte porosi nga shërbimi sekret turk ta vriste politikanen e gjelbër në Vjenë. Sipas tij rrjetet turke veprojnë nga Ballkani në Austri.

Me telefonatat anonime, politikanja e gjelbër austriake me origjinë kurde, Berivan Aslan është mësuar. Edhe me njoftimet kërcënuese, si dhe foton e saj të varur në litar që e mbanin si pllakat në dorë nacionalistët me origjinë turke gjatë marshimeve të tyre.

Por këto ditë, deputetja me origjinë kurde e lindur në vitin 1981 në Turqi dhe e sapozgjedhur si deputete e parlamentit lokal të Vjenës gati nuk del nga shtëpia. Para derës së shtëpisë së saj në Vjenë qëndron një police plotësisht e armatosur. Kur del në rrugë Berivan Aslan shoqërohet nga policia.

Më 12 shtator Berivan Aslan u telefonua nga një numër i panjohur. Telefonata vinte nga Zyra Federale Austriake për Mbrojtjen e Kushtetutës dhe Luftimin e Terrorizmit, BVT. Një burrë ishte vetëdorëzuar dhe kishte pranuar, se ai me porosi të Shërbimit Sekret Turk, MIT duhej të vriste Berivan Aslan. Feyyaz Ö. në dëshminë e tij kishte pohuar për protokollin, se me këtë dëshmi donte të shpëtonte „veten”. Ai kishte frikë, se nga atentati do të mund të bëhej vetë objekt vrasjeje, prandaj marshoi në zyrat e Vjenës të BVT-së në Schottenring 7-9. Feyyaz Ö. e dinte pra shumë mirë, se ku duhej të drejtohej.

Një rast misterioz vdekjeje

Lexo edhe:

Vrasja e Ardian Nikulajt, mbërrin në gjykatën e Lezhës Ruben Saraiva

Del autopsia/ Gentiana Hudhra u godit 17 herë me thikë nga ish-burri

Feyyaz Ö. është 53 vjeç me origjinë turke dhe me shtetësi italiane. Ai ka jetuar për një kohë në Maqedoninë e Veriut dhe ka qenë i përfshirë në një rast të pazbardhur vrasjeje në Maqedoninë e Veriut. Aty bëhej fjalë për vrasjen e një burri, ku të afërmit e venë shumë në dyshim versionin e autoriteteve për vendin e vrasjes dhe kujtojnë rrethanën, se kufoma u gjend e droguar në banesën e Feyyaz Ö. Por zyrtarisht viktima vdiq diku tjetër.

Në marrjen në pyetje, Feyyaz Ö. pranoi se është trajnuar nga MIT dhe se ka kohë që është në pension si agjent. Por më shumë duket se ky person lëviz në zonën gri mes kriminalitetit dhe shërbimit sekret, ai nuk është më aktiv dhe përveç kësaj i shantazhueshëm. Të marra së bashku – një vrasës i mundshëm perfekt.

Ndikimi politike i një afere të tillë mund të kuptohet në reagimin e autoriteteve. Në këtë rast heshtja oshëtin. Nga ana e prokurorisë thuhet vetëm se „nuk jepen të dhëna për procesin”. Edhe BVT hesht. Ministria e Punëve të Brendshme austriake pak ditë pas bërjes publike të rastit foli për „një burrë që le përshtypjen e të çoroditurit”, dhe që është dorëzuar. Nuk ka një „skenar të ngutshëm kërcënimi”. Feyyaz Ö. fillimisht ishte i lirë dhe kishte qëndruar në një hotel në Vjenë, vetëm më vonë u lëshua urdhërarresti për të. Tani autoritetet nuk e komentojnë më rastin.

Berivan Aslani u mor në mbrojtje 24 orë qysh nga fillimi, megjithë fushatën zgjedhore në vazhdim, ku politikanja kërkonte një vend në parlamentin lokal. Një nga temat kryesore të saj është integrimi, por edhe prania e qarqeve të partisë AKP të Erdoganit në Europë si edhe e rrjeteve ekstremiste të djathta turke “Ujqit gri” jashtë Turqisë.

Ujqit gri dhe islamistët

Në qershor në Vjenë u zhvilluan për disa ditë trazira dhe luftime në rrugë. Nacionalistët turq dhe islamistët sulmuan demonstratat dhe lokalet e majta. Shpejt u bë e qartë: Sulmet ishin të koordinuara dhe të përgatitura. Nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Vjenë u fol madje, se shërbimi sekret turk në Ankara ka dorë në trazira. Ministri i Brendshëm, Karl Nehammer tha se ka « të dhëna » për këtë. E pyetur Ministria e Punëve të Brendshme tha vetëm, se po hetohet « për më shumë ».

Strukturat dhe rrjetet e komunitetit me origjinë turke dhe lidhjet e tyre me instanca zyrtare turke janë të paqarta, ashtu si edhe biografia e të vetëdorëzuarit Feyyaz Ö. Sipas tij, koordinatorët e aksioneve në Austri e kanë qendrën në Ballkan. Instruksionet e tij për porosinë në Vjenë, Feyyaz Ö, sipas pohimeve të veta, i ka marrë në një restorant turk në kryeqytetin serb, Beograd.

Një rrjet i koordinuar

Në Austri janë aktivë vetëm peshq të vegjël, sipas Ö, por që mund të llogarisin me një mbështetje solide. Kurse Berivan Aslan bën fjalë për një „rrjet të koordinuar shumë mirë të xhamive dhe shoqatave”, që nga pikëpamja ideologjike mbulon të gjithë spektrin e djathtë politik në Turqi, që nga ultranacionalistët pak a shumë shekullar deri tek islamistët militantë. Një gjë e tillë u vu re edhe tek trazirat e qershorit në Vjenë: shumë sulmes treguan përshëndetjen e „ujqve gri”, të tjerë thërrisnin parrulla të milicisë terroriste, „Shteti Islamik”, IS.

Berivan Aslan thotë, shumë xhami dhe shoqata kulturore sot „përdoren si degë të partisë AKP”. Në fund njëri zhvillim sjell tjetrin: populizmin e djathtë dhe veçimin në qarqe ekstremiste.

Kërcënimi është realist

„Ata bëjnë për vete njerëzit që qëndrojnë në periferi të shoqërisë”, është e mendimit Berivan Aslan. Kur futen në rrethe të tilla, atyre u jepet ndjesia se, „ti do të jesh në Austri gjithmonë qytetar i klasit të dytë, por pas teje qëndron Turqia e fortë.” Kjo është njëra anë. Tjetra: spiunime, indoktrinime, kërcënime, denigrim, dhunë fizike. Prandaj është e kuptueshme edhe marrja në mbrojtje nga policia e Berivan Aslan. Kërcënimi nga persona të MIT duket se është aq real, sa ç’është i tillë edhe radikalizimi i personave të veçantë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Nehammer i pyetur për këtë çështje, pa iu referuar Berivan Aslanit tha: “Nëse Erdogani dhe Turqia përpiqen të ngrenë një rrjet të rregullt spiunimi në Austri, atëherë kjo duhet të ketë pasoja.” Por se për cilat pasoja bëhet fjalë kjo nuk është thënë.

“Është fakt që prej vitit 2016 se njerëzit në Austri spiunohen, dhe mbi bazën e kësaj në Turqi njerëzit arrestohen”, thotë Berivan Aslan. Ajo e ka fjalën për arrestime në Turqi të qytetarëve turq që jetojnë në Austri, që nuk kanë pasoja për Ankaranë.

E pikërisht në një gjendje të tillë konfliktuoze, Feyyaz Ö marshon në një drejtori policie dhe dëshmon: Porosinë ai e ka marrë në pranverë. Por lëndimi i këmbës dhe izolimi për shkak të Coronës e shtynë kryerjen e saj. Tani, ka pohuar ai, priste vetëm telefonata finale për të goditur./DW

Etiketa: turqVjenevrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e Ardian Nikulajt, mbërrin në gjykatën e Lezhës Ruben Saraiva

09:50 : 30/06/2025
AKTUALITET

Del autopsia/ Gentiana Hudhra u godit 17 herë me thikë nga ish-burri

17:13 : 19/06/2025
AKTUALITET

Autori i dyshuar i lirë prej 14 vitesh! Si u manipulua çështja e vrasjes së Et’hem Hënës në Korçë

21:17 : 16/06/2025
AKTUALITET

Ekzekutimi i Gentiana Hudhrës, flet djali i saj: Babi pasi hëngri akullore me mua, shkoi vrau mamin

17:45 : 16/06/2025
AKTUALITET

Vrasja e kryekomisarit Artan Cuku dhe si i “shpëtoi” Bledar Jambelli ekstradimit në Shqipëri

21:38 : 15/06/2025
AKTUALITET

Vrau recepsionistin/ Merret i pandehur pronari i hotel “Grecia”, Greqia mban “peng” ekstradimin

18:17 : 15/06/2025
Para

Orinda Huta udhëton jashtë vendit në mes të pandemisë dhe ndan pamjen e trishtë (Foto)

TË GJITHA

“Zbulimi” i Alonso-s çon Real Madridin në çerekfinale, eliminohet Juventus

23:03 : 01/07/2025

Horoskopi, e mërkurë, 2 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 01/07/2025

Ilir Meta: Ja e vërteta e lajmit të gjetjes së kartës bankare me 240 mijë dollarë

22:54 : 01/07/2025

Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

22:49 : 01/07/2025

Zyrtare/ Kontratë për 3 vite, Lindon Selahi bashkohet me Juljan Shehun te Widzew Lodz

22:43 : 01/07/2025

Greqia, 8 miliardë euro investime nga BE

22:38 : 01/07/2025

Studimi: Varësia nga ekranet po nxit ankth, lodhje dhe probleme gjumi

22:28 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com