• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Buxheti 2021, Qeveria 2-fishon pagesat për PPP/ 120 mln euro për inceneratorët, shëndetësi dhe infrastrukturë

12:04 : 20/10/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Buxheti i shtetit pritet të paguajë 14.5 miliardë lekë vitin e ardhshëm (gati 120 mln euro) për pagesat për 13 kontrata koncesionare aktive, sipas parashikimeve në relacionin e projektbuxhetit 2021.

Në krahasim me 2020-n, kur shumë kontrata u ngrinë ose u reduktuan për shkak të situatës së vështirë të krijuar në buxhet nga Covid-19 (në total 7.9 miliardë lekë), pagesat për koncesionet do i rikthehen normalitetit në vitin 2021. Kjo shumë e parashikuar për pagesa koncesionesh në vitin 2021 është sa rreth 16% e totalit të shpenzimeve kapitale të planifikuara.

Pagesa më e lartë është për koncesionin e rrugës së Arbrit, që është në ndërtim e sipër, me 4.1 miliardë lekë të parashikuara.

Katër koncesionet e shëndetësisë, check-up, sterilizimi, dializa dhe ai i fundmi i laboratorëve pritet të marrin gjithsej 4.6 miliardë lekë, ose 37 milionë euro, që përbën gati një të tretën e gjithë pagesave për koncesionet në 2021. Më i shtrenjti është sterilizimi, që pritet të marrë 1.7 miliardë lekë pagesa nga buxheti për sterilizimin e pajisjeve mjekësore gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale. Koncesioni i laboratorëve do marrë 1.28 miliardë euro pagesa për 2021. Ky koncesion filloi zbatimin në mesin e këtij viti. Check up dhe dializa do të marrin përkatësisht 876 mln lekë dhe 779 mln lekë.

Këto pagesa do të jepen në një kohë që vendi është në një emergjencë shëndetësore të shkaktuar nga Covid-19, teksa virusi ka hyrë në një fazë të dytë dhe nuk dihet sa do të vazhdojë. Të katër këto koncesione nuk kanë lidhje direkte, apo ofrojnë mbështetje për situatën e krijuar.

Lexo edhe:

Zhupa depoziton në Kuvend projekt-ligjin që ndalon koncesionet në fushën e trashëgimisë kulturore

Perplasja/ Celibashi vë në dyshim shërbimin e DHL-së për votat e diasporës

Në draftin e 2021-it janë planifikuar dhe 2.2 miliardë euro pagesa për inceneratorët. Konkretisht 1.38 miliardë lekë janë pagesa për “Ndërtimin e landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimin e vevddepozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike, Tiranë”, nga 980 milionë lekë në vitin 2020. Për “Ndërtimin, operimin dhe transferimin e inceneratorit për përpunimin e mbetjeve urbane të Bashkisë Fier” pritet të jepen 752 mln lekë në 2021, nga 192 mln lekë të planifikuara këtë vit.

Në vitin 2021 parashikohet që të fillojnë punimet edhe për dy projekte të reja koncesionare në fushën e infrastrukturës, që u shtynë këtë vit për shkak të situatës së krijuar nga pandemia. Rruga Milot-Balldre pritet që të marrë 65 milionë lekë pagesa, ndërsa rruga Orikum-Dukat me 394 milionë lekë.

Shërbimi i skanimit në dogana pritet të marrë 1.58 mld lekë, nga 1.14 mld lekë vitin e mëparshëm.

Ministria e Financave bën të ditur se kufiri i lejuar i pagesave neto për kontratat konçesionare/PPP, prej 5% i të ardhurave tatimore të pritshme të vitit të mëparshëm nuk pritet të tejkalohet.

Një tjetër koncesion i ri që pritet të fillojë ai për përmirëismin e infrastrukturës arsimore të Bashkisë Tiranë, për të cilat parashikohen në buxhet 685 milionë lekë.

Për vitin 2021, kufiri i lejuar i pagesave neto për kontratat konçesionare/PPP, prej 5% i të ardhurave tatimore të pritshme të vitit 2020, është rreth 19.71 miliardë lekë.

Referuar Tabelës 12, për vitin 2021 pagesat vjetore neto që parashikohen të kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme për kontratat koncesionare apo PPP, kapin vlerën rreth 14.46 miliardë lekë.

Rrjedhimisht, në buxhetin 2021 është respektuar kufizimin ligjor i sipërcituar në zbatim të rregullit fiskal respektiv, pasi vlera e parashikuar prej 14.46 miliardë lekë për pagesat vjetore neto të kontratave koncesionare apo PPP për vitin 2021, përbën vetëm 3.7 përqind të totalit të të ardhurave tatimore të parashikuara për vitin 2020, prej rreth 394.2 miliardë lekë, sipas relacionit të financave. Por, nëse këto të ardhura nuk realizohen sipas planit (siç ka ndodhur për 10 mujorin), atëhere kufiri pritet të rritet. /Monitor/

Etiketa: koncensionepagesaPPP

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zhupa depoziton në Kuvend projekt-ligjin që ndalon koncesionet në fushën e trashëgimisë kulturore

18:24 : 29/09/2025
AKTUALITET

Perplasja/ Celibashi vë në dyshim shërbimin e DHL-së për votat e diasporës

13:20 : 08/09/2025
AKTUALITET

DHL i kërkon Celibashit pagesën 8.6 mln euro: Paguaje brenda shtatorit, ose 260 mijë € kamatëvonesë

12:33 : 02/09/2025
AKTUALITET

Qeveria “lëshon sërish dorën” me koncesionet, FMN vërejtje për projektligjin e ri të PPP-ve

09:08 : 29/08/2025
AKTUALITET

Kosova kërkon nga Shqipëria reciprocitet për shërbimin e hemodializës

20:12 : 08/08/2025
AKTUALITET

Përgjimet, Eltar Deda toleroi “Bankers”: Mbarojmë punë me të tjerat, Albpetroli do paguhet më vonë

15:43 : 07/08/2025
Para

Vrasja e biznesmenit, lihet në qeli Kliti Leka

TË GJITHA

Vrasja e gjyqtarit/ “Shfajësohet” Koçiu: Policia nuk ka përgjegjësi për sigurinë në gjykata!

18:11 : 06/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, reagon Dhoma e Avokatisë: Kambanë alarmi për sigurinë

18:11 : 06/10/2025

Strategji apo harresë? Olsi Bylyku mban ende foton me Eglin

17:59 : 06/10/2025

Autori i la pistoletën në dorë rojës, dinamika e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja

17:56 : 06/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, reagon OSBE: Sulm ndaj shtetit të së drejtës

17:45 : 06/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Rama: Duhet rishikimin i sistemit të sigurisë së gjykatave

17:37 : 06/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Berisha: Kërkoj dënimin më të rreptë ligjor për ekzekutorin

17:27 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com