• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Perplasja/ Celibashi vë në dyshim shërbimin e DHL-së për votat e diasporës

13:20 : 08/09/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Vijon përplasja mes Komisionerit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dhe kompanisë postare “DHL”, e cila fitoi tenderin për shpërndarjen dhe marrjen zarfave për votën e diasporën, në zgjedhjet e 11 Majit.

Më 1 shtator, “DHL”, iu drejtua me një shkresë Celibashit, ku i kërkoi që ta kryejë pagesën prej 8.6 milionë eurosh brenda muajit shtator, ose në të kundërt, do të duhet të paguajë edhe një kamatvonesë prej 260 mijë eurosh.

Po duket se Ilirjan Celibashi, nuk ka ndërmend t’i bindet ultimatumit të “DHL-së”, dhe i është përgjigjur përmes një shkrese, ku i thekson se pagesën nuk do ta kryejë deri sa kompania postare t’i vërtetojë cilësinë e shërbimit, duke theksuar se deri tani ka dërguar vetëm faturat.

“Në vlerësim të dispozitave të sipërcituara, por edhe në tërësi nga përmbajtja e gjithë kontrata, është qartësisht e kuptueshme se detyrimi i KQZ për t’ju paguar vjen vetëm pasi të verifikohet kryerja, ose jo e shërbimit nga ana juaj sipas objektit të kontratës.  Vetëm fakti se DHL i ka përcjellë këto fatura në KQZ dhe se ato janë tashmë në sistem (por as janë pranuar dhe as nuk janë refuzuar) nuk e detyron automatikisht KQZ që të bëjë pagesën e tyre, e më shumë akoma të paguajë për kamatvonesa.” – thuhet në letrën e Celibashit.

Gjithashtu, KQZ kërkon edhe që DHL të ridërgojë faturat për shërbimin e kryer sipas shteteve. Vetëm duke përmbushur këto kushte, thotë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, do të bëhet e mundur shlyerja e detyrimeve ndaj DHL-së.

Lexo edhe:

Protestuesja denoncon gjobat ndaj makinave të diasporës në kufi

DW: Mijëra shqiptarë para kryeministrisë, mbështetje dhe nga diaspora!

Kujtojmë se transporti dhe shpërndarja e votave në diasporë u kritikua fort nga PD dhe vërejtjet nuk munguan as nga socialistët. Për zgjedhjet e 11 Majit, u aplikua për herë të parë vota e diasporës përmes postës. 245 mijë shqiptarë u regjistruan si zgjedhës nga jashtë, por në Shqipëri erdhën 202 mijë vota. 43 mijë të tjerë, ose nuk u takuan dot asnjëherë me postën, ose e tërhoqën zarfin, por nuk e kthyen votën e plotësuar në KQZ.

Letra e plotë e Ilirjan Celibashit:

I nderuar z. Koçollari,

Si përgjigje të shkresës suaj përcjellë më datë 01.09.2025, protokolluar me tonën nr. 5950 Prot., datë 01.09.2025 me objekt “Kërkesë e përsëritur për pagesën e detyrimeve kontrakore”, jeni të lutur të mbani në vëmendje sa vijon:

Kontrata me nr. 1358/20 prot., datë 04.04.2025 “Shërbimi postar për zgjedhësit nga jashtë vendit” e lidhur midis Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe “DHL International Albania” sh.p.k (DHL), ka si objekt të saj kryerjen nga kjo e fundit të shërbimit të dërgimit të fletëve të votimit për votuesit banues jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 Maj 2025. KQZ do të paguajë DHL për kryerjen e këtij shërbimi.

Në përputhje me objektin e kësaj kontrate palët në të, KQZ dhe DHL, kanë të drejta dhe detyrime të ndërsjellta të cilat gjenden të pasqyruara në këtë dokument.

Si pjesë e këtyre të drejtave dhe detyrimeve më lejoni t’ju sjellim në vëmendje, veçanërisht disa parashikime kontraktuale:

Neni 1.11 “Inspektimet dhe Auditimi nga Blerësi”

Furnizuesi i përgjigjet pyetjeve dhe i jep Blerësit çdo informacion ose dokument të nevojshëm për (i) hetimin e pretendimeve të Praktikave të Ndaluara, ose (ii) monitorimin dhe vlerësimin nga ana e Blerësit të Kontratës dhe për t’i dhënë mundësi Blerësit të shqyrtojë dhe adresojë çdo problematikë në lidhje me Kontratën.

Furnizuesi mban të gjithë dokumentacionin në lidhje me zbatimin e Kontratës në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Neni 4 “Objekti i Furnizimit”

4.1“Shërbimet që do të furnizohen duhet të jenë sipas termave të referencës dhe kushteve të përcaktuara në Dokumentet e Tenderit.

4.2 Kushtet e kontratës nuk ndryshojnë nga ato të përshkruara në dokumentet e tenderit dhe në ofertën fituese, me përjashtim të rasteve kur Furnizuesi, për arsye objektive dhe të pavarura prej tij në kohën e ofertimit ofron, me të njëjtin çmim, kushte më të mira se ato të tenderuara.

Neni 5 “Dorëzimi”

5.1 Dorëzimi i Shërbimeve do të jetë në përputhje me kërkesat e specifikuara në Dokumentet e Tenderit.

Neni 6 “Përgjegjësitë e Furnizuesit”

6.1 Furnizuesi do të jetë përgjegjës për kryerjen e e të gjitha Shërbimeve në përputhje me kërkesat e përcaktuara në Dokumentet e Tenderit.

Neni 8 “Detyrimet e Veçanta të Furnizuesit”

Furnizuesi duhet të kryejë të gjitha Shërbimet siç specifikohet tek Termat e Referencës.

Furnizuesi duhet t’i paraqesë Blerësit të gjitha shërbimet, në sasitë e përcaktuara, siç kërkohen nga kontrata duke përfshirë, por jo të kufizuara nga, të gjitha raportet, dokumentat, studimet, skicimet dhe planimetritë.

Furnizuesi duhet të sigurojë raportet e lidhura me zbatimin e Shërbimeve siç kërkohet në kontratë.

Neni 10 “Kushtet e pagesës”

10.2 Pagesat do të kryhen menjëherë nga Blerësi, jo më vonë se periudha kohore e specifikuar në KVK pas dorëzimit të një fature ose kërkese për pagesë nga Furnizuesi, dhe pasi Blerësi ta ketë pranuar atë.

Neni 15 “Dispozita të Fundit”

Për sa nuk parashikohet shprehimisht në këtë kontratë, do të zbatohen dispozitat e parashikuara në Kushtet e Përgjithshme të Kontratës, të publikuara si pjesë e Dokumenteve Standarde të Tenderit të procedurës së prokurimit me objekt këtë kontratë”.

Sjellim gjithashtu në vëmendjen tuaj se pjesë tërësore e kësaj kontrate janë edhe anekset:

  • “Aneksi 1” – Oferta ekonomike;
  • “Aneksi 2” – Termat e referencës;
  • “Aneksi 3” – Propozimi teknik;
  • “Aneksi 4” – Vendimi nr. 13 datë 12.01.2024 “Për miratimin e rregullave për procedurën e votimit nga jashtë vendit”, i ndryshuar

Në vlerësim të dispozitave të sipërcituara, por edhe në tërësi nga përmbajtja e gjithë kontrata, është qartësisht e kuptueshme se detyrimi i KQZ për t’ju paguar vjen vetëm pasi të verifikohet kryerja, ose jo e shërbimit nga ana juaj sipas objektit të kontratës.

Vetëm fakti se DHL i ka përcjellë këto fatura në KQZ dhe se ato janë tashmë në sistem (por as janë pranuar dhe as nuk janë refuzuar) nuk e detyron automatikisht KQZ që të bëjë pagesën e tyre, e më shumë akoma të paguajë për kamatvonesa.

Sikurse edhe në çdo kontratë tjetër të ngjashme, bazuar në përmbajtjen e vetë asaj, si dhe në legjislacionin përkatës, shërbimi i marrë përsipër për t’u kryer nga njëra palë (DHL me këtë rast) do të duhet të provohet se është kryer në sasi, në cilësi dhe në kohë. Ky është një parashikim kontraktual i qartë edhe në kontratën objekt trajtimi në këtë komunikim.

Pranimi i kryerjes së shërbimit nga pala tjetër (KQZ), e detyron këtë të fundit që të paguajë për shërbimin e marrë.

Sikurse ju shumë mirë e dini, midis KQZ dhe DHL, nuk ka akoma një dokument, i cili sipas kontratës, si dhe dispozitave përkatëse të Kodit Civil, ligjit nr.162/2020 “Për Prokurimin Publik” i ndryshuar, të tregoj/të provojë se (nga KQZ) është pranuar  pjesërisht, apo tërësisht kryerja e shërbimit nga ana juaj sipas parashikimeve kontraktuale.

Thënë sa më sipër faturat e dërguara nga ana juaj në KQZ në bazë të cilave ju kërkoni të paguheni për shërbim e kryer sipas objektit të kontratës, nuk kanë respektuar procedurën kontraktuale dhe atë ligjore të rastit dhe rrjedhimisht nuk përbëjnë deri më tani detyrim për t’u paguar nga ana e KQZ.

Dërgimi i këtyre faturave është bërë pa u finalizuar më parë në një dokument (procesverbal) fakti i kryerjes së shërbimit nga ana juaj sipas termave të kontratës.

KQZ në vijueshmëri ju ka kërkuar të vendosni në dispozicion të saj gjithë dokumentacionin provues të kryerjes së shërbimit kontraktual nga juaj (shikoni për këtë shkresat nr.prot 3592, datë 30.04.2025; nr.prot 3683, datë 03.05.2025; nr.prot 4009, datë 08.05.2025; nr.prot 4444, datë 13.05.2025;  nr.prot 4444/2, datë 22.05.2025, (së bashku me provën e nënshkrimit edhe route të dërgesës me timestamp).; nr.prot 4444/4, datë 28.05.2025; nr.prot 4444/6, datë 4.06.2025 dhe atë me nr. Prot 5318/1, datë 10.07.2025)

Një pjesë e madhe këtij dokumentcioni tashmë është dërguar nga juaj. Por për shkak të volumit të madh të të dhënave që përmban ky dokumentacion, ka qënë e pamundur për KQZ që të përfundonte shqyrtimin dhe vlerësimin e tij deri në momentin që po ju përcillet kjo përgjigje. Është fakt i njohur botërisht që gjatë kësaj periudhe KQZ ka vazhduar të jetë e angazhuar me përmbushjen e detyrimit të saj kushtetues dhe ligjor të administrimit të procesit zgjedhor të datës 11 Maj 2025. Sikurse mund të jeni në dijeni përfundimi i këtij procesi daton më 4 Shtator 2025!

Veçmas shkakut themelor të më sipër arsyetuar, mospagimi i faturave të dërguara nga ana juaj lidhet edhe me përmbajtjen e vetë faturave. Përmbajtja e tyre nuk tregon asgjë në lidhje me sa, si dhe kur është kryer shërbimi juaj sipas objektit të kontratës. Mungesa e kësaj qartësie në përmbajtjen e faturave përbën një shkak të përligjur për KQZ për mos pagimin e tyre.

Sa më sipër parashtruam, mbështet edhe pretendimin e KQZ se është pa shkak kontraktual dhe ligjor edhe kërkimi juaj për pagimin e kamatvonesave.

I nderuar zoti Koçollari,

KQZ njeh gjithë detyrimet kundrejt DHL që burojnë nga Kontrata me nr. 1358/20 prot., datë 04.04.2025 “Shërbimi postar për zgjedhësit nga jashtë vendit” e lidhur midis këtyre dy personave juridik dhe është e angazhuar për përmbushjen e këtyre detyrimeve. Ndaj për të vijuar me këtë përmbushje jeni të lutur që në radhë:

  1. të revokoni kërkimin tuaj për kamatvonesat;
  2. të autorizoni një përfaqësues të DHL për të koordinuar me KQZ për të hartuar dokumentin (procesverbalin) në lidhje me kryerjen e shërbimit kontraktual nga ana e DHL dhe pranimin e këtij shërbimi nga KQZ;
  3. të ridërgoni faturat për shërbimin e kryer sipas shteteve;

Përmbushja sa më shpejtë e këtyre kërkesave i hap rrugën pagimit menjëherë nga KQZ të detyrimeve financiare kundrejt DHL.

Për ta përfunduar,

KQZ rikonfirmon edhe një herë se votimi për herë të parë i votuesve nga jashtë, në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 Maj, ishte një proces që u realizua me sukses edhe pse ishte i sfiduar nga faktori kohë e nga faktorë të tjerë objektiv dhe subjektiv. Me këtë rast KQZ vlerëson angazhimin e DHL si partner kontraktual i këtij institucioni për të kontribuar në realizimin e këtij procesi.

DHL i kërkon Celibashit pagesën 8.6 mln euro: Paguaje brenda shtatorit, ose 260 mijë € kamatëvonesë

Etiketa: DHLdiasporaIlirjan CelibashiKQZpagesavota

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protestuesja denoncon gjobat ndaj makinave të diasporës në kufi

21:23 : 22/06/2026
AKTUALITET

DW: Mijëra shqiptarë para kryeministrisë, mbështetje dhe nga diaspora!

11:46 : 21/06/2026
AKTUALITET

Sheshi i tejmbushur, deputetja socialiste tenton të minimizojë protestën: Si turli…

22:37 : 20/06/2026
AKTUALITET

Shqiptarët ngujohen në shesh dhe i japin ultimatum Ramës: Jep dorëheqjen deri nesër. Ja hapat e radhës

21:58 : 20/06/2026
AKTUALITET

“Albania is not for sale”/ Qytetarët “pushtojnë” fasadën e kryeministrisë

21:27 : 20/06/2026
AKTUALITET

Diaspora mesazh Ramës: Sakrifikuam gjithçka, por na harruat

20:53 : 20/06/2026
Para

Banesa e tij bazë e krimit, por Gjykata e dënoi me shërbim prove/ Si u lirua nga burgu Ragip Gila

TË GJITHA

Temperatura deri në 44°C në Francë, 68 mijë familje pa energji elektrike mes valës historike të të nxehtit

09:56 : 24/06/2026
Foto ilustruese

“Pishinat burim infeksioni vaginal”, gjinekologia tregon rrezikun gjatë verës

09:55 : 24/06/2026

Vala e protestave/ Rama mbledh drejtuesit politik dhe ministrat

09:40 : 24/06/2026

FOTO/ Rrafshimi i kodrave me ullishte për pallate, si po u nxihet jeta banorëve të Liqenit të Thatë

09:34 : 24/06/2026

Dritan Goxhaj si anomali e normalitetit

09:28 : 24/06/2026

Thellohet skandali i “CFO Pharma” me ilaçet/ Prokuroria zbuloi 700 mijë € “fiktive”, skema shkon mbi 2 mln €

09:18 : 24/06/2026

Dështon marrëveshja SHBA-Iran? Mijëra anije tregtare mbeten të bllokuara në Gjirin Persik

09:08 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş