• Kontakt
Sunday, November 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“SPAK të mos fle mbi dosjen e mafias së plehrave”/ PD: Rama ka zgjedhur biznesin korruptiv me inceneratorët

15:07 : 17/10/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike vijon akuzat kundrejt qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, për braktisje dhe vjedhje të qytetarëve, ndërsa deklaron se mënyra se si do të hetohet dosja e inceneratorëve përbën një test për SPAK-un dhe pavarësinë e tij.

Dhurata Çupi, nga PD, shprehet se mes qytetarëve dhe inceneratorëve, Edi Rama ka zgjedhur biznesin korruptiv për të hedhur aty 75 milionë euro nga taksat e shqiptarëve.

“75 milion euro janë marrë nga xhepat e qytetarëve më të varfër të Europës dhe janë transferuar në parajsë fiskale, ku fshihen pronarët e kompanive fantazëm të inceneratorëve që nuk ekzistojnë”,- thotë Çupi duke shtuar se vetëm me një firmë, u ka dhënë 2 milionë euro para pak ditësh inceneratorit të Tiranës dhe atij të Fierit.

2 milionë euro janë shumë, shprehet Çupi, teksa shton se me to mund të ishin siguruar maska për gjithë dimrin për 1 milion shqiptarë.

Sipas zyrtares së PD-së, është koha që “Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion të mos fle mbi biznesin mafioz të plehrave në Shqipëri”.

Lexo edhe:

Bardhi: SPAK të provojë dhe të rikthejë 50 milionë eurot e zhdukura në Tunelin e Llogarasë me firmën e Ballukut

“Kush je ti që prek pasaportën e saj?”, Berisha: Rama kërcënoi prokurorin që hetonte Ballukun

Fjala e plotë e Dhurata Çupit:

Këtë javë numri i të infektuarve nga Covid 19 arriti kulmin, në shkolla virusi është përhapur si gripi, qytetarët po paguajnë vetë për mjekimin, bizneset janë në krizë te thellë dhe mijëra familje rrezikojnë të mbeten pa një punë.

Çfarë po bën qeveria në ikje në këtë situatë kaq kritike, që prek thuajse çdo derë shqiptare? Ka nxjerrë një paketë të tretë ekonomike? As që bëhet fjalë! Edi Rama refuzon ta bëjë!

Ka marrë vendim për të kompensuar shtresat në nevojë për përdorimin e maskave? As për këtë nuk shqipton asgjë kryeministri në ikje.

Ka vendosur fonde në dispozicion për të siguruar higjienë dhe kushte minimale sigurie në shkolla? As kjo nuk ka ndodhur! Asgjë që është në interesin e qytetarëve nuk ka ndodhur, edhe pse opozita i ka bërë gati planin e shpejtë të rimëkëmbjes, që i vjen në ndihmë çdo familje.

Mes qytetarëve dhe inceneratorëve, Edi Rama ka zgjedhur këtë biznes korruptiv për të hedhur aty 75 milionë euro nga taksat e shqiptarëve.

75 milion euro janë marrë nga xhepat e qytetarëve më të varfër të Europës dhe janë transferuar në parajsë fiskale, ku fshihen pronarët e kompanive fantazëm të inceneratorëve që nuk ekzistojnë.

Vetëm me 1 firmë të vetme, u ka dhënë 2 milionë euro para pak ditësh inceneratorit të Tiranës dhe atij të Fierit. Kemi faktuar këto ditë me pamje se inceneratorët nuk ekzistojnë. Ekziston vetëm vjedhja e tmerrshme që vazhdon t’u bëhet shqiptarëve.

Në këtë kohë të vështirë për njerëzit, 2 milionë euro janë shumë. Me to, mund të ishin siguruar maska për gjithë dimrin për 1 milionë shqiptarë (pensionistë, në ndihmë ekonomike, mësues, të papunë nga Covid-i)

Me 2 milionë euro, që Rama firmos për inceneratorët, 2 mijë binzese të vogla mund të merrnin çekun 1 mijë euro, një ndihmë e propozuar nga Partia Denokratike për të lehtësuar sadopak krizën e thellë ekonomike, dhe rënien e konsumit.

Është koha që Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion të mos fle mbi biznesin mafioz të plehrave në Shqipëri.

Aktet kriminale të kësaj qeverie duke vjedhur shqiptarët për llogari të mafias së plehrave duhet të ndëshkohen!

SPAK duhet të thotë pse qeveria, brenda 1 dite, i dha, praktikisht vetëm 1 kompanie me 1 mijë euro kapital, biznesin 400 milionë euro të plehrave? Kush fshihet pas kompanisë guaskë që gllabëron paratë e shqiptarëve?

Mënyra sesi do të hetohet kjo dosje e tmerrshme mafioze përbën një test për SPAK-un dhe pavarësinë e tij.

Etiketa: dhurata cupiinceneratoretPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bardhi: SPAK të provojë dhe të rikthejë 50 milionë eurot e zhdukura në Tunelin e Llogarasë me firmën e Ballukut

17:39 : 01/11/2025
AKTUALITET

“Kush je ti që prek pasaportën e saj?”, Berisha: Rama kërcënoi prokurorin që hetonte Ballukun

12:58 : 31/10/2025
AKTUALITET

PD kërkon shkarkimin e Presidentit Begaj, deputeti rendit 7 shkelje

11:02 : 31/10/2025
AKTUALITET

Parlament i vogël? Ekspertët peshojnë efektet e një pakti të dytë mes Ramës dhe Berishës

10:18 : 31/10/2025
AKTUALITET

Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Niko Peleshit

11:19 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Debatet në Kuvend teatër”, Agron Shehaj: PS-PD pazare për të ndryshuar Kushtetutën

11:02 : 30/10/2025
Para

Covid në Kosovë/ Asnjë humbje jete, 148 raste të reja

TË GJITHA

Këto janë shenjat më me fat të nëntorit 2025

13:19 : 02/11/2025

Përfundojnë homazhet, ish-kryeministri Fatos Nano përcillet për në banesën e fundit

12:58 : 02/11/2025

Tensionet me Venezuelën/ SHBA forcon praninë ushtarake në Karaibe, 16 mijë trupa pranë Karakas-it

12:47 : 02/11/2025

“Iku vetëm fizikisht”/ Djali i Fatos Nanos: Babai im më mësoi forcën e ringritjes, nuk e kishte frikë humbjen

12:29 : 02/11/2025

“Po ndahem me njeriun që kalova një çerek shekulli”, Xhoana Nano: Sot dita më e errët e jetës

12:19 : 02/11/2025

Albin Kurti bën homazhe për Fatos Nanon në Tiranë, me të edhe Albulena Haxhiu

12:00 : 02/11/2025

Dhunuan biznesmenin italian dhe i grabitën 300 mijë euro, arrestohen 3 shqiptarë

11:56 : 02/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com