Rusia ka nisur një fushatë diskreditimi dhe dezinformomi për vaksinën kundër Covid-19 të zhvilluar nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit në bashkëpunim me kompaninë farmaceutike, AstraZenneca raporton britanikja Daily Mail.
Fushata e iniciuar nga Rusia, synon të përhapë frikë duke pretenduar se vaksina do t’i kthejë njerëzit në majmunë. Në mediat sociale qarkullojnë imazhe dhe video që sugjerojnë se çdo vaksinë e bërë në Mbretërinë e Bashkuar do të ishte e rrezikshme për popullsinë.
Një prej imazheve tregon kryeministrin britanik Boris Johnson duke ecur në Doëning Street, ku duket si një majmun.
Testi i pari i vaksinës së Oxfordit pritet të jetë gati para Krishtlindjeve. Të dhënat e marra nga provat klinike sugjerojnë se vaksina është e sigurt dhe krijon antitrupa të cilët mbrojnë nga virusi. Shpresat për t’i dhënë fund pandemisë varen nga gjetja e një vaksine. Pa një vaksinë ose një kurë – asnjëra prej të cilave ende nuk ekziston nuk ka asnjë mënyrë për të ndaluar Covid-19.
Fushata me imazhe të tilla filloi një muaj më parë pasi një vullnetar në provat klinike të vaksinës së Oksfordit u sëmur duke pezulluar zhvillimin e vaksinës përkohësisht.
Ndërkohë që Rusia ditën e djeshme ka konfirmuar se edhe vaksina e saj e dytë, i ka kaluar me sukses testet e nevojshme.