• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Rilindja, sekt pa vlera e pa familje”/ Blushi: Ndal fushatës millosheviçiane kundër figurave të spikatura

15:38 : 15/10/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit të Republikës, ka reaguar ndaj sulmeve që një pjesë e deputetëve të PS dhe mediat afër rilindjes kanë bërë ndaj dekreteve të kreut të shtetit për dhënien e shtetësisë shqiptare.

“Garantojmë me përgjegjësi të plotë ligjore dhe institucionale se nuk është shkelur asnjë presje dhe jo më gërmë, e ligjit “Për shtetësinë”.

Portaleve në të zezë të Rilindjes që përgojojnë procedurat e dhënies së shtetësisë për disa familjarë të Dëshmorëve të UÇK apo personaliteteve nga Kosova, u kujtojmë se është ndjekur e njëjta procedurë si me kolegun e tyre Baton dhe familjen e tij nga Presidenti në vitin 2005”,shprehet Blushi në një postim në rrjetet sociale.

Sipas tij, “Rilindja”, ky sekt pa vlera, pa familje, pa nder dhe pa Atdhe, ka nisur një fushatë të egër antikombëtare, tërësisht millosheviçiane, kundër figurave më të spikatura të kombit shqiptar!

“Asnjë i huaj nuk ka marrë shtetësi shqiptare pa u verifikuar më parë në Institucionin përkatës të Sigurisë Kombëtare. Madje as futbollisti “terrorist” i Tironës.

Lexo edhe:

Luftë hibride kundër Serbisë, Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiç

Berisha-Gonzato, pse i duhet dhënë fund një keqkuptimi

Në zbatim të rregullave, shumica e shtetësive për të huajt janë dhënë për bashkim familjar.

Kjo është lehtësisht e verifikueshme dhe Institucioni është i hapur për të vënë në dispozicion, vetëm sipas rregullave në fuqi, çdo informacion të kërkuar”, shkruan Blushi.

Sipas tij, Rilindja” që në axhendë të saj ka shkatërrimin e familjes dhe përdhosjen e vlerave të saj, e urren bashkimin e rregullt dhe ligjor familjar.

“Për të disatën herë, i bëjmë thirrje Trendit Buburrec, që prej kohësh ka nxjerrë në shitje Kosovën dhe Shqipërinë, të urdhërojë pupacët e pështirë mediatikë të ndalojnë urgjentisht këtë fushatë të ndyrë antikombëtare ndaj shqiptarëve të Kosovës e kudo ndodhen, që edhe Millosheviçi, Shesheli e Arkani i zi do ja u kishin zili. Boll fabrikuat lajme të rreme, por merruni me një lajm të vërtetë: Mafien e inceneratorëve!”, shprehet Blushi

Reagimi nga Tedi Blushi

Ndal fushatës antikombëtare ndaj familjarëve të dëshmorëve të UÇK dhe intelektualëve të Kosovës!

Pa u shuar mirë skandali i etiketimit si “terroristë” të futbollistëve të FK Tirana dhe fyerjes së komunitetit të tironasve autoktonë; Pasi po përdhosin çdo ditë me fushatën e pështirë spiropaliste vlerat e Luftës Antifashiste, Dëshmorët dhe Heronjtë e saj;

“Rilindja”, ky sekt pa vlera, pa familje, pa nder dhe pa Atdhe, ka nisur një fushatë të egër antikombëtare, tërësisht millosheviçiane, kundër figurave më të spikatura të kombit shqiptar!

Nuk kemi dashur prej kohësh t’u përgjigjemi portaleve në të zezë të “Rilindjes” për “Fake News”-et e ndyra që prodhojnë çdo ditë, por nuk mund të heshtim kur Zëdhënësi i Tao Qylit, Malavita dhe Doçët e tyre mediatikë, për llogari të Trendit Buburrec, përdorin gjuhën e Millosheviçit, Sheshelit dhe Arkanit famëkeq për t’i cilësuar “të padenjë për të qenë shqiptarë” dhe “skandal të rëndë e cenim të sigurisë kombëtare”, dhënien e shtetësisë shqiptare për familjarët e Dëshmorëve të UÇK-së dhe për artistët e intelektualët e spikatur shqiptarë në Kosovë, Maqedoni të Veriut e Diasporë.

Garantojmë me përgjegjësi të plotë ligjore dhe institucionale se nuk është shkelur asnjë presje dhe jo më gërmë, e ligjit “Për shtetësinë”.

Portaleve në të zezë të Rilindjes që përgojojnë procedurat e dhënies së shtetësisë për disa familjarë të Dëshmorëve të UÇK apo personaliteteve nga Kosova, u kujtojmë se është ndjekur e njëjta procedurë si me kolegun e tyre Baton dhe familjen e tij nga Presidenti në vitin 2005.

Asnjë i huaj nuk ka marrë shtetësi shqiptare pa u verifikuar më parë në Institucionin përkatës të Sigurisë Kombëtare. Madje as futbollisti “terrorist” i Tironës.

Në zbatim të rregullave, shumica e shtetësive për të huajt janë dhënë për bashkim familjar.

Kjo është lehtësisht e verifikueshme dhe Institucioni është i hapur për të vënë në dispozicion, vetëm sipas rregullave në fuqi, çdo informacion të kërkuar.

Por “Rilindja” që në axhendë të saj ka shkatërrimin e familjes dhe përdhosjen e vlerave të saj, e urren bashkimin e rregullt dhe ligjor familjar. Për të disatën herë, i bëjmë thirrje Trendit Buburrec, që prej kohësh ka nxjerrë në shitje Kosovën dhe Shqipërinë, të urdhërojë pupacët e pështirë mediatikë të ndalojnë urgjentisht këtë fushatë të ndyrë antikombëtare ndaj shqiptarëve të Kosovës e kudo ndodhen, që edhe Millosheviçi, Shesheli e Arkani i zi do ja u kishin zili. Boll fabrikuat lajme të rreme, por merruni me një lajm të vërtetë: Mafien e inceneratorëve!

Apo keni frikë se ju presin koromanen?

Etiketa: akuzaBlushiRilindja

Lajme të lidhura

BOTA

Luftë hibride kundër Serbisë, Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiç

11:52 : 15/06/2026
AKTUALITET

Berisha-Gonzato, pse i duhet dhënë fund një keqkuptimi

14:56 : 12/05/2026
AKTUALITET

“Lobist i Ramës”/ Berisha nuk tërhiqet nga akuzat për Gonzaton: I bazoj në burime!

12:57 : 11/05/2026
BOTA

Mbyllen hetimet për ish-komisionerin e zgjerimit, BE e liron nga akuzat

17:31 : 08/05/2026
AKTUALITET

“Pagë pa punë”/ Përplasje mes punonjësve në UK Mirditë, akuzat

21:04 : 23/04/2026
AKTUALITET

Akuzat për “spiune”, Kos ‘jep llogari’ para deputetëve europianë më 20 prill

19:09 : 25/03/2026
Para

U afrua me bujë pak muaj më parë, Bylis ndërpret kontratën me sulmuesin grek

TË GJITHA

Turqia largohet me nder, SHBA mëson rivalin në raundin e 1/32

09:34 : 26/06/2026

Si e zhytën tërmetet Venezuelën në një makth?

09:27 : 26/06/2026

Sulmi ndaj anijes së mallrave, OKB pezullon planin e evakuimit në Ngushticën e Hormuzit

09:26 : 26/06/2026

Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën

09:17 : 26/06/2026

Përplasje me armë zjarri në Shkodër, dy të arrestuar, një në kërkim /EMRAT

09:05 : 26/06/2026

Fyerje, diskriminim e dhunë, muslimanët si viktimë e racizmit në Gjermani

08:57 : 26/06/2026

Alarm i kuq/ ‘Përvëlohet’ Shqipëria, parashikohen temperatura deri në 40 gradë

08:42 : 26/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet