Pasi udhëtoi me avion deri në Berlin për një takim me Merkelin, nuk ja doli dot as të fliste në telefon me të.
Ajo ishte një vizitë e dështuar për Edi Ramën, pasi nuk u prit nga askush.
Por sot Rama ka njoftuar i lumtur në Facebook se ka biseduar për 60 minuta në telefon me kancelaren Angela Merkel.
Biseda është fokusuar tek investimet e BE në Ballkan dhe tek rruga e Shqipërisë drejt BE-së, por siç e thotë edhe Rama ‘vazhdojnë përpjekjet për konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në’.
Reagimi i Edi Ramës në Facebook:
Me Kancelaren Merkel, biseduam pak më parë për rreth 60 minuta mbi Planin e Madh të Investimeve të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor dhe nxitjen e mëtejshme drejt Shengenit Rajonal; progresin e Shqipërisë pas vendimit për çeljen e negociatave dhe përpjekjet në vijim drejt Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE, si edhe kryesimin e suksesshëm të OSBE nga Shqipëria dhe sfidat deri në përmbylljen e mandatit tonë në dhjetor.
Edhe njëherë si gjithnjë, kënaqësi e veçantë biseda me Kancelaren gjermane, një mike e shkëlqyer që e njeh, e kupton dhe e ndjek rajonin tonë e Shqipërinë gjithashtu, me detaje e vëmendje krejt të posaçme!
#DankeAngela#FaleminderitAngela