• Kontakt
Sunday, August 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shënimi i javës/ Kanabisi vret! Po ashtu edhe politika e keqe!!

12:36 : 11/10/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Genc Pollo*

Dy të rinj u vranë para një jave pranë Razmës në Malësinë e Madhe për shkak të kanabisit të mbjellur e tregtuar dhe mosmarrëveshjve nga ky “biznes”.

Kjo fjalë e fundit lipset të nënvizohet pasi prej gjashtë vitesh dëgjoj nga zëra privatë por edhe publikë se tregtia me kanabisin e legalizuar do të ishte një minierë ari për ekonominë shqiptare të anemizuar në ekstrem. I pari zë publik ishte deputeti KK, mik i ngushtë e i hershëm i kryeministrit Rama, i cili në 2014 vazhdimisht i referohej praktikave të ndryshme, përgjithësisht eksperimentale në Amerikën e Veriut.

Askush nga partia e tij nuk i doli kundra deputetit: as Rama, të cilit kjo thirrje dukej se i vinte për osh dhe as deputetët e tjerë të cilët druanin se kolegu kanabist fliste me leje nga lart. Vetëm një zë e kundërshtoi atëhere dhe ky ishte ministri i brendshëm Saimir Tahiri, i cili foli kundra një ligji të tillë pa shprehje ironie a nënqeshjeje në fytyrë.

I fundit person publik që foli pro kësaj ideje ishte vetë Edi Rama, i cili në maj të këtij viti premtoi legalizimin e kanabisit (mjekësor) brenda sesionit parlamentar (dmth. brenda korrikut 2020).

Lexo edhe:

Në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 29-vjeçari në Tropojë

Vau i Dejës/ Kishte kultivuar kanabis, arrestohet 27-vjeçari! Në kërkim një i mitur

Vrasje pa fund

Me vrasjen e dy të rinjve kumboi për herë të fundit një këmbanë që bie prej kohësh. Një këmbanë që apelon se biznesi i drogës nuk është një biznes thjesht shumë më fitimpruës se ai i bimëve bujqësore të zakonshme. Biznesi i drogës është thjesht vdekjeprurës! Kjo jo vetëm sepse dimë që nuk vritet kështu robi për parcela me domate e kastravecë apo për zetorë të ngarkuar me këto zarzavate. Por sepse marrëdheniet që krijohen me “biznesin” e kanabisit nën legjislacionin penal shqiptar dhe Europian (BE mbetet tregu primar për “biznesin”) janë banditeske, kriminale e mafioze dhe herët a vonë çojnë në vrasje si ajo mësipër që tragjikisht u konsumua edhe mes dy kushërinjve.

Këmbana ka rënë edhe më herët për këdo që ka veshë e nuk don t’i dyllosë ato si Uliksi homerian: numri i vrasjeve për çështje droge është shumëfishuar që nga viti 2016 kur ministri i brendshëm krijoi e menaxhoi tok me një grup të strukturuar policësh rilindistë Kanabistanin në Shqipëri. Mjafton të kujtojmë se sipas prokurorit të Vlorës në qytet gjatë këtyre katër viteve janë regjistruar disa dyzina persona të zhdukur, shumica syresh të rinj në moshë. Më së shumti vrasjet lidhen me drogat e rënda si kokaina, në biznesin ndërkombëtar të së cilës bandat shqiptare u futën pasi kryen shkollën e Kanabistanit dhe investuan paratë e bëra në 2016.

Oligarki edhe në paranë e zezë

Ata që mendojnë sinqerisht se paraja nuk mban erë (pecunia non olet) dhe se shumat e mëdha nga shitja e drogës në Europe do të rigjallërojnë ekonominë e drobitur nëse investohen në Shqipëri, do të duhet të konsiderojnë dy gjera: së pari përvoja e ngjashmë në shtetet e Amerikës Latine jo vetëm nuk çoi në lulëzim të ekonomisë e shoqërisë por thelloi më tej dallimet sociale dhe avancoi më tej paligjshmërinë e kriminalizmin në shoqëri; së dyti milionat e drogës që po investohen në ndërtime në Tiranën e Lali Erit dhe gjetiu janë përqëndruar në pak duar; ato janë një lloj pasqyre e strukturës oligarkike të përfituesve nga buxheti i shtetit. Ndërtimet me euro të pista përgjithësisht mbeten pa shitur ndërsa cfarë nuk investohet në këtë fushë shkon për të blerë, zaptuar apo nxjerrë nga tregu sipërmarrje legjitime duke rënduar edhe më keq ekonominë aktive.

Pa shtet ligjor legalizimi është humor (i zi)

Ata që mendojnë se legalizimi i kanabisit si drogë (disa përfshijnë këtu edhe kokainën, heroinën etj.) e zgjidh problemin e vrasjeve dhe të krimit, duhet të kenë parasysh se në ato pak vende perëndimore ku është tentuar ky legalizim industria e kanabisit realizohet me proçedura strikte. Zbatimi strikt i këtyre proçedurave strikte garantohet nga një shtet ligjor funksional, i cili atje ekziston. Në Shqipëri edhe rilindisti më i paepur nuk e nxjerr më nga goja një llaf të tillë.

Shëndeti mbi të gjitha

Avokatët e legalizimit të kanabisit kanë pretenduar se kanabisi i konsumuar lirshëm nuk dëmton shëndetin, madje në disa raste mund të jetë edhe kurativ. Këto pohime ishin empirike madje edhe hamendje pasi janë bërë në kushtet e kanabisit të paligjshëm. Autori amerikan Alex Berenson në librin e tij Marijuana, Mental Illness, and Violence (janar 2019) pasi studion të dhënat nga shtetet e ShBA ku ishte legalizuar kanabisi, konkludon se përdorimi i lirshëm e i pakufizuar i kësaj droge të lehtë i ka bërë konsumuesit të vuajnë nga psikoza deri në skizofreni si dhe të dhunshëm deri në vrasje. Po ashtu i ka shtyrë ata drejt drogave të rënda me pasoja të ditura si tragjike e fatale.

Damka ndërkombëtare

Në kulmin e Kanabistanit 2016 e mbaj mend Edi Ramën në foltoren e Kuvendit, afro 15 metra larg meje, tek i mohonte me të madhe parcelat me kanabis anembanë Atdheut, e fajësonte opozitën si shpifëse e denigruese. Ai solli edhe një “argument” shtesë: “po të kishte kanabis si thoni ju do të kishte folur ambasadorja e BE-së!”. Zonja ambasadore vërtet heshti për motive që nuk i di, e kam siklet t’i hamendësoj; por Rama ja doli t’a paraqesë atë para publikut shqiptar si “shahite të rreme” që flet me heshtje. Gjithësesi tentativa e dytë për të lënë kopilin e drogës në derë të Europës duke lançuar legalizimin e kanabisit më 9 maj (festa e Europës) gjatë një fjalimi në krah të ambasadorit tjetër ju kthye në bumerang: pak orë më vonë delegacioni i BE njoftoi publikun se nuk kishte asnjë lidhje me nismën kanabiste.

Përtej episodeve anekdotike kushti për të luftuar drogën ka qenë një refren i qartë nga BE, veçanërisht katër vitet e fundit. Këtij ju shtua në mars 2020 edhe pastrimi i parave (kushti nr. 4 nga 15 syresh).

Le të shtojmë këtu edhe diçka që nuk matet e blihet me para por që vlen më shumë se miliona: imazhin e reputacionin e vendit! Mund të mos na pëlqejë kur Shqipërinë e quajnë shtet mafioz narkotrafikatësh siç bëri të martën një eurodeputet identitar ekstremist në takimin me Komisionerin e Zgjerimit, apo siç ka bërë rëndom një segment i medias në Serbi e vende të tjera. Por para se t’u hakërrehemi atyre të shtyrë nga lëndimi i krenarisë kombëtare, do të ishte më e dobishme të kuptojmë se atyre ju a kemi lëvruar ne vetë argumentat. Përmes qeverisë që kemi! E cila ndryshohet me votë!

*Ish ministër e deputet

Etiketa: kanabispolitikapollo

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 29-vjeçari në Tropojë

11:25 : 01/08/2025
AKTUALITET

Vau i Dejës/ Kishte kultivuar kanabis, arrestohet 27-vjeçari! Në kërkim një i mitur

14:06 : 31/07/2025
AKTUALITET

Dëshmia në GJKKO: Më morën për punë me 25 mijë lekë dita, por më çuan në parcelë hashashi (EMRI)

15:55 : 30/07/2025
AKTUALITET

Shiste kanabis në zona të ndryshme të Kuçovës, arrestohet 31-vjeçari

10:29 : 30/07/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Kultivuan kanabis, arrestohen dy persona në Krujë

12:17 : 24/07/2025
AKTUALITET

Arrestohet në flagrancë 39-vjeçari në parcelën me kanabis/ VIDEO – EMRI

12:13 : 23/07/2025
Para

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, dyshohet për të plagosur

TË GJITHA

Horoskopi, 3 gusht 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 02/08/2025

Aksident në Gjirokastër-Kakavijë, makina përplas këmbësorin

22:57 : 02/08/2025

Analisti: Politikat serbe diktojnë qëndrimet ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

22:46 : 02/08/2025

Plagosja me armë në Fresk/ I riu u qëllua teksa ishte në makinë, identifikohet autori

22:41 : 02/08/2025

Detaje nga sherri me thika në Vlorë/ Dy të plagosur dhe dy të arrestuar – Video

22:31 : 02/08/2025

Sherr me thika mes të rinjve në Vlorë

22:07 : 02/08/2025

‘Jetoj pa ujë dhe mes minjve’/ Italiani Davide Pecorelli rrëfen ditët e tij në burgun 313 në Tiranë

21:54 : 02/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com