Partizani është ndalur në barazimin 2-2 në miqësoren që të besuarit e Dajës zhvilluan sot në Elbasan ndaj Strugës.
Ishte Lena ai që hapi serinë e golave, duke kaluar miqtë në avantazh. Pas 5 minutash, Brown ka barazuar shifrat, ndërsa sërish Struga ka gjetur golin e avantazhit. Do duhej një autogol në fundin e takimit që Partizani të barazonte shifrat në 2-2.
Vijojnë kështu rezultatet jo pozitive për skuadrën e Partizanit teksa në ndeshjet e fundit miqësore reparti që ka shfaqur më shumë dobësi është ai i sulmit.