• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Ruçi i bën shërbimin e rradhës Ramës: Po përmbushim pritshmëritë

11:21 : 05/10/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Gramoz Ruçi, kryetar i Kuvendit, i ka bërë sot shërbimin e rradhës Kryeministrit Edi Rama, lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të cilat jo vetëm nuk garantojnë hapjen e listave të kandidatëve, por ndalojnë edhe koalicionet parazgjedhore me lista të përbëra.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor të propozuara nga Partia Socialiste dhe një pjesë e asaj që njihet si “opozita” parlamentare kundërshtohen nga opozita e bashkuar dhe një pjesë e deputetëve.

Me ndryshimet e sotme, ndodh për herë të parë prej vitit 2003, që Kuvendi miraton në mënyrë të njëanshme Kodin e ri Zgjedhor. Herën e fundit kur në Kod u ndërhy pa konsensus ishte në vitin 2000-2001.

Por duket se kjo situatë nuk shqetëson aspak Kryeministrin Edi Rama, i cili edhe një ditë më parë paralajmëroi miratimin e Kodit të ri Zgjedhor, me një shumicë kushtetuese, çka nënkupton sigurimin e 84 votave të nevojshme, por jo konsensusin.

Dhe për ti ardhur në ndihmë Ramës sot u shfaq Ruçi, i cili në fjalën e mbajtur në Kuvend, tha se Parlamenti iu afrua maksimalisht propozimeve të palëve, dhe se socialistët më në fund po plotësojnë pritshmëritë e shqiptarëve.

Lexo edhe:

Zelensky telefonatë me “liderin global”, Ramën: Po punojmë për t’i dhënë fund luftës!

Sulmet e njëpasnjëshme të Edi Ramës kundër medias

“Miratimi sot i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor dhe i institucioneve të reja të administrimit të zgjedhjeve do të ndikojë në mënyrë kapilare dhe pozitive në proceset zgjedhore të ardhshme në Shqipëri.

Me këto ndryshime, Kuvendi iu afrua maksimalisht, natyrisht aq sa e kishte të mundur, alternativave të forcave politike për ndërtimin legjislacionit e infrastrukturës zgjedhore që u shërbejnë zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Kryesorja është se plotësuam pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë, të cilët i kanë artikuluar qartë kërkesat për rregulla zgjedhore që nuk deformojnë e anashkalojnë, por garantojnë vullnetin e tyre”, tha Ruçi.

Në fakt, po ti referohesh deklaratave të mëparshme të Ramës për hapjen e listave të kandidatëce që mbështeten nga mbi 80 % e shqiptarëve, dhe projektit të propozuar nga PS që i mbyll edhe më shumë listat duke i dhënë të drejtën Kryetarit të partisë të përcaktojë renditjen, atëherë e gjitha çka thuhet për përmbushjen e pritshërive është propogandë.

Në vijim Ruçi foli për standartet perëndimore mbi të cilat mbështetet legjislacioni dhe institucionet e zgjedhjeve që do miratojë Kuvendi, që sipas tij janë të përcaktuara nga rekomandimet e Këshillit Europian dhe Bundestagut Gjerman.

Por prej ditësh ambasadorët e vendeve të BE, përfshi edhe ambasadorin gjerman, i janë drejtuar me apele të forta Kryesministrit Edi Rama që të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit, duke mos i dhënë mbështetje ndryshimeve në mënyrë të njëanshme.

“Disa herë dhe për mjaft çështje, diferencat midis projekteve të opozitës parlamentare dhe asaj joparlamentare ishin më të mëdha sesa diferencat e tyre me projektet e shumicës qeverisëse.

Megjithatë, ju ftoj të shohim përpara. Ne as prisnim dhe as insistojmë të kemi konsensus politik për gjithshka. Në një republikë parlamentare, konsensusi i plotëdhe për gjithshka është vetëm një ideal, i cili në jetën reale realizohet si një konsensus parlamentar kushtetues.

Ligjet dhe vendimet që miratojmë sot nuk janë një produkt laboratori, por rezultat i një procesi politik e parlamentar real, që mbështetet në themele të forta kushtetuese”, tha Ruçi.

Etiketa: kodi zgjedhorRamaruci

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zelensky telefonatë me “liderin global”, Ramën: Po punojmë për t’i dhënë fund luftës!

18:11 : 07/08/2025
AKTUALITET

Sulmet e njëpasnjëshme të Edi Ramës kundër medias

17:23 : 07/08/2025
AKTUALITET

Arben Malaj: Fushata e Ramës për “çlirimin” e trotuareve është kundërproduktive

22:28 : 06/08/2025
AKTUALITET

Spektakli politik, psikologjia e turmave dhe trauma shoqërore

20:52 : 03/08/2025
AKTUALITET

Sulmoi bashkinë/ I riu nga Korça: Vendim i drejtë, populli mos flejë! Rama shumë i moshuar

19:56 : 03/08/2025
AKTUALITET

FOTO/ Rama darkon me Soros dhe Huma Abedin në Dhërmi, çifti pritet në vilën qeveritare pa protokoll

16:42 : 03/08/2025
Para

Naftëtarët në ditën e tetë të grevës: Nuk ka më kthim pas

TË GJITHA

Dinamo pëson disfatë në Kroaci, Hajduku e përmbys në pjesën e dytë

23:01 : 07/08/2025

Horoskopi, e premte, 8 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/08/2025

Pushtim i plotë i Gazës? Netanyahu: Do ndalojmë operacionin nëse Hamasi pranon kushtet tona

22:52 : 07/08/2025

Europa League/ Drita shpërdoron avantazhin e dy golave, mundet në Rumani

22:45 : 07/08/2025

Pushuesi: Më vodhën 8 mijë € tek vila në Palasë! Kompania e Agron Malajt tha “S’na intereson!”

22:44 : 07/08/2025

Liga e Konferencës/ Ballkani triumfon në sfidën e parë, mposht irlandezët e Shamrock Rovers

22:31 : 07/08/2025

FI Bank “rropi” turistin holandez! Tërhoqi 500€ i mbajti 94€!

22:29 : 07/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com