Modelja e njohur Chrissy Teigen u tregua mjaft e guximshme teksa publikoi në rrjetet sociale disa foto e shtrirë në shtratit e spitalit duke qarë, ndërsa në një tjetër imazh pozoi krah bashkëshortit të saj, John Legend me foshnjën e vdekur në krahë.
Shumë prej fansave i dhanë mbështetjen e tyre duke e inkurajuar si edhe duke i dhënë forcë për të kapërcyer këtë dhimbje. Por kishte edhe shumë komentues të tjerë të pandjeshëm që e kritikuan për vendimin e marrë, ngërsa ngritën teori të ndryshme mbi arsyen e abortimit të foshnjës.
“’se nuk shkuat më shpejt në urgjencë?’, ‘A ishte e gjitha kjo një skenë për të tërhequr vëmendjen?’, ‘A ishit vërtet aq e mërzitur saqë ishit në gjendje të pozonit për foto?’,”– ishin disa nga pyetjet që i drejtuan ndjekësit, duke u përpjekur të gjejnë shkakun dhe fajtorin/en.
“Dalja në publik është e guximshme. Të mos dalësh në publik është gjithashtu e guximshme. Ne duhet të kemi një respekt të madh për atë që Teigen beri kur e dinte se çfarë do të ndodhte më tej,”- shkruan The Guardian në një artikull.