• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dëmet nga tërmeti, Veliaj ndryshon skemën e pagesave/ Rreth 1 mijë familje përjashtohen

16:52 : 01/10/2020
në AKTUALITET, SOCIALE

Bashkia e Tiranës e drejtuar nga Erjon Veliaj duket se po ndryshon skemën e shpërndarjes së fondeve për qytetarët, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Përmes një drafti të depozituar në Këshillin Bashkiak, Bashkia propozon që nga skema të mos përfitojnë ata që kanë më shumë se një banesë, pavarësisht se njëri nga objektet mund të jetë dëmtuar nga tërmeti.

“Individi ose familja që ka në pronësi ose posedim të ligjshëm me shumë se një banesë, në njësinë e vetëqeverisjes vendore ku është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore, pavarësisht nëse banesa që është dëmtuar nga fatkeqësia natyrore ka qenë vendbanim i zakonshëm, nuk është përfitues i programeve të procesit të rindërtimit”, thuhet në relacionin shpjegues të vendimit, që pritet të miratohet nga Këshill Bashkiak.

Në relacion shpjegohet se në rast se banesat në pronësi ose në posedim janë dëmtuar nga fatkeqësia natyrore, individi ose familja përfiton, sipas parashikimeve të këtij akti, vetëm për banesën që në datën e fatkeqësisë natyrore përdorej si vendbanim i zakonshëm.

Një vendim i tillë ishte paralajmëruar më parë edhe nga Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Sipas Kryebashkiakut, nga fondet do të përfitojnë vetëm qytetarët hallexhinj dhe jo ata që mund të kenë më shumë se 1 banesë.

Lexo edhe:

Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn i drejtë, por jo me integritet

“50 mijë euro për Ajolën”/ “Malësori” Palushi mori leje pallatesh në zona elitare nga Veliaj (FOTO)

“Më rezulton se nga 11 mijë aplikime në Tiranë, rreth gjashtë mijë kanë mbaruar punë. Rreth një mijë kanë shtëpi të dyta dhe të treta, por kjo është një skemë solidariteti, një mënyrë për të ndihmuar ato që realisht nuk kanë mundësi. Një njeri që ka disa vila të deklaruara, nuk përfiton nga kjo. Këtu përfiton realisht ai që është hallexhi”, ka deklaruar Veliaj.

Dhe referuar vendimit të Veliajt, ata do të mund të marrin ndihmë vetëm nëse i është dëmtuar banesa ku jetojnë, në të kundërt ata përjashtohen.

Por vendimi përjashton rastet, kur një familje ka blerë një shtëpi të dytë për shkak të shtimit të anëtarëve të rinj.

“Nëse pas verifikimit në sistem konstatohet se individi/familja ka në bashkëpronësi ose posedim të ligjshëm, më shumë se një banesë në territorin e Bashkisë Tiranë, e cila rezulton të ketë/kenë një sipërfaqe nën normat e strehimit … dhe pas kryerjes së përllogaritjeve konstatohet se në sipërfaqen e banesës/banesave të tjera nuk mund të banojnë dot individi/familja për shkak të mospërmbushjes së kësaj norme, familja nuk do të skualifikohet dhe aplikimi përkatës do të ndjekë procedurat e parashikuara në këtë udhëzues”, thuhet në relacion, shkruan Panorama.

Po ashtu, nëse në një banesë kanë jetuar dy familje, të dyja mund të përfitojnë, pasi ta dokumentojnë këtë fakt përmes një vërtetimi që lëshohet në njësinë administrative. Banesat me shtesa, nga ana tjetër, do të bëjnë vetëm një aplikim, pasi konsiderohen si një e vetme.

Një tjetër ndryshim në skemë lidhet me ata që do të përfitojnë shtëpi të re, por vetëm pasi të kenë hequr dorë nga pronësia e banesës së mëparshme.

Një deklaratë noteriale që dëshmon këtë do t’i bashkëngjitet kontratës përfundimtare për kalimin e banesave individuale në pronësi të përfituesve.

Etiketa: deme termetipagesaVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn i drejtë, por jo me integritet

22:46 : 03/11/2025
AKTUALITET

“50 mijë euro për Ajolën”/ “Malësori” Palushi mori leje pallatesh në zona elitare nga Veliaj (FOTO)

12:53 : 01/11/2025
AKTUALITET

Qeveria drejt legalizimit të lobimit, por kontratat e pagesave i mban sekret

11:20 : 28/10/2025
AKTUALITET

“Për Ballukun ka sherr në SPAK”/ Ahmetaj: Ja pse Rama e hoqi qafe Veliajn

22:20 : 27/10/2025
AKTUALITET

Dumani: SPAK ka hetuar 71 persona për 3 inceneratorët, Veliaj ende nën hetim

17:43 : 27/10/2025
AKTUALITET

“Më ngritët kurth për rastin Veliaj”/ Presidentit Begaj lëshon gojën kundër Kushtetueses

19:58 : 15/10/2025
Para

Automjeti shkrumbohet plotësisht nga flakë në Qafë-Thanë! Detajet (Foto)

TË GJITHA

Kushtetuesja riktheu në detyrë Veliajn, Beleri: Fati i tij politik varet vetëm nga Rama

09:53 : 04/11/2025

Samiti i zgjerimit të BE-së mbahet sot në Bruksel, pjesë edhe Rama

09:38 : 04/11/2025

Shembet masivi i gurëve në Shkodër, bllokohet rruga e Dukagjinit

09:37 : 04/11/2025

Shpërthim me tritol në Kuçovë

09:22 : 04/11/2025

Falsifikim dokumentesh e fshehje e të ardhurave, burg për administratorin e “CFO Pharma” dhe drejtorin e FSDKSH

09:21 : 04/11/2025

Tenderi 2 mln €, Berberi i çoi foto me listën e renditjes së kompanive, Balluku ndërhyri për ndryshimin e fituesit

09:08 : 04/11/2025

Një gjyqtar i Gjykatës së Lartë nën hetim nga SPAK, favorizoi një grup kriminal

09:00 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com