• Kontakt
Monday, May 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kur Kryeministri karagjoz hap thesin e premtimeve

21:50 : 30/09/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Nga Gjergji Koja

Në vitin 2017, Edi Rama bëri një fushatë, duke kërkuar mandatin e dytë qeverisës pa një program, ndërsa shfaqej me kostum sportive dhe hera herës ngrinte dy gishtat lart.

E gjithë fushata e tij u bazua te batutat, gallata dhe tallja me kundërshtarët politikë, por jo vetëm. Në fund Rama arriti në marrë tepsinë e pushtetit, timonin e qeverisë dhe fuqinë për të drejtuar i vetëm, pa pasur në tavën e pushtetit nevojën e aleatëve politikë.

Në fakt, koha tregoi se ai nuk kishte një pushtet tërësisht të vetin, pasi atë duhej ta ndante herë me ata që përfituan konçensione dhe herë me ata që i kishin siguruar në terren mandatet. Ishin aleatët e padukshëm, më të rrezikshëm dhe më të pangopur se se çdo aleat politik që mund të ndante pushtetin.

Tashmë në vitin e 8 të qeverisjes, Kryeministri është kujtuar të shpalosë një platformë, që e ka pagëzuar si një plan rimëkëmbjeje dhe shpreson se do të bëjë mrekullinë. Duket se është plani i 4 viteve të ardhshme, pasi edhe vetë e ka të qartë se në muajt e mbetur deri në fund të mandatit nuk ka asnjë shans për ta vënë në zbatim.
Pak orë pasi Lulzim Basha paraqiti disa propozime, ndërsa tha se 312 mln euro do të ishin të mjaftueshme për krizën e shkaktuar nga pandemia, Rama nuk nguroi të dilte mes dy ministrave dhe të hapte thesin e premtimeve. Shifrës së Bashës i uli 12 mln euro, pra e rrumbullakosi në 300 mln, dhe emri i paketës u shndërrua nga ajo kundër krizës, në atë të rimëkëmbjes.

Lexo edhe:

Rama dhe Dajlan Avdia i kazinove ‘mbjellin’ Gjirin e Krorëzës me mijëra vila

5 vite pa Teatër Kombëtar

Paraqitjen e paketës, Rama e pasoi me disa komente për kreun e PD, duke vijuar ironinë dhe gallatën, njëlloj si në 2017, por këtë herë jo me kostum sportive në ndonjë takim elektoral, por nga zyrat e Kryeministrisë me një veshje më serioze.

E nëse për opozitën mund të jetë krejt normale që të paraqesë paketa apo drafte që zgjidhin krizën, për Kryeministrin që ka 8 vjet në pushtetin qendror, 4 vjet me timon dhe tepsi në prehrin e tij, çdo premtim ngjan jo më si një zotim, por si një hapje thesi ku çdokush mund të fusë një gënjeshtër dhe ai e publikon.

Prej dy javësh flet lart e poshtë për rritjen më të madhe të pagave të mjekëve, infermierëve dhe arsimtarëve, ndërkohë që vendim s´ka.

Dje u artikulua një shifër mes 700 dhe 1200 euro, e cila do të diskutohet në vijim dhe nuk është çudi edhe të miratohet. Por sa efekt ka, kur për 7 vite të plotë si Kryeministër mjekët dhe infermierët i trajtoi si ndër kategoritë më të korruptuara, i nëpërkëmbi dhe i detyroi të marrin rrugën, qoftë edhe duke pranuar të punojnë si sanitarë në spitalet gjermane apo italiane. Nuk janë 10 apo 20, por plot 3 mijë që ikën dhe boshllëkun e krijuar kurrë nuk arriti t´a plotësojë.

Arsimtarët i detyroi të hyjnë në konkurse, ku çdo vit ndryshonte rregullin dhe ku çuditërisht eksperienca zhvleftësohej nga tesera e partisë që herë ishte e kuqe dhe herë mavi.

***

Fatkeqësisht, njerëzit në 2019 u përballën me dy tërmete të forta, në shtator dhe nëntor, dhe sot 1 vit më pas, ata që humbën shtëpitë ndodhen në çadra, rulota apo në ato banesat gjysëm të shkatërruara. Nje vit nuk është shumë për të zgjidhur problemet madhore të qindra apo mijëra njerëzve që, jo për fajin e tyre, mbetën pa shtëpi. Por të shfaqesh pas një viti dhe të paraqesësh një paketë rimëkëmbjeje për zonat e prekura nga tërmeti, është më shumë se tallje.

E ndërsa Rama fliste për milionat në letër që presin të investohen, përballë tij qëndrojnë ata që flenë e gdhihen në çadra, që duruan dimrin e parë, duruan teperaturat e larta të verës, do kalojnë edhe dimrin e dytë dhe me kismet do te shpresojnë se çfarë mund t´i ketë rezervuar pranvera.

Askush nuk e ka penguar Ramën që planin që zgjodhi t´a thotë tani, t´a publikonte 3,4,5 apo 6 muaj më parë, bashkë me atë planin për përballimin e pandemisë. Por nëse do e bënte një gjë të tillë, sot duhej të jepte llogari se çfarë kishte bërë, çfarë jo dhe çfarë kishte mbetur pa bërë.

Ndaj dhe sot ne kemi të vetmen qeveri jo në Rajon, as në Europë, por në Botë, që s´ka një plan, që nuk e di se çfarë do të sjellë vjeshta apo dimri.

Këtë nuk ka nevojë t´a thotë dikush, mjafton të shikohen vendimet që merren.

Kur Europa testonte, shqiptarët rrinin mbyllur në shtëpi, ndërsa rrugët patrulloheshin me blinda. Kur Europa nisi hapjen, sërisht shqiptarët ishin të izoluar dhe duhej të prisnin lejen për të dalë. Kur Europa po merr masa dhe paralajmëron kufizime, Qeveria del dhe thotë se do hapen edhe ambientet e brendshme të bareve dhe restoranteve.
Kur në Europë nuk diskutohet më për numrat e testimeve, në Shqipëri nuk është arritur ende shifra 1000. Kur në Europë një test të kushton 5 apo 10 euro, shqiptarët duhet të paguajnë 100 euro, edhe pse pagat e tyre mesatare nuk arrijnë as ndihmën ekonomike që i jepet një europiani.

Kaq mjafton për të kuptuar se jo vetëm qeveria ka mbetur disa hapa pas, por po ecën në kahun e kundërt dhe pasojat janë në jetët njerëzore, numrin e të infektuarve, stresin, humbjen e vendeve të punës, bizneset që falimentojnë dhe asaj që nuk dihet se çfarë do të ndodhë.

Kryeministri e paraqiti planin e tij, jo në 3 D, si ato projektet e aeroporteve, por si ai thesi që kishte 7 pëllëmbë mjekra, ndërsa Fatbardh Pikaloshi duhej ta mbushte me gënjeshtra.

Thesin e ka mbushur prej kohësh, tani thjesht po hedh gënjeshtrat në publik, njëlloj si ato karremet që përdoren për të kapur peshkun.

Etiketa: genjeshtrapremtimeRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama dhe Dajlan Avdia i kazinove ‘mbjellin’ Gjirin e Krorëzës me mijëra vila

12:09 : 18/05/2025
AKTUALITET

5 vite pa Teatër Kombëtar

14:10 : 17/05/2025
AKTUALITET

Rama ironi me Macronin: Studentët francezë nuk duan të ikin nga Tirana! Opozita juaj do t’iu fajësojë

12:51 : 17/05/2025
AKTUALITET

Rama del kundër Trump: Nuk do i mbushim depot me lloj-lloj mallrash

11:16 : 17/05/2025
AKTUALITET

Bisedimet për paqe në Ukrainë, Macron: Përballë cinizmit të Putin, besoj se Trump do të reagojë

10:07 : 17/05/2025
AKTUALITET

Presidenti francez Macron mbërrin në Kryeministri, pritet nga Rama

09:37 : 17/05/2025
Para

Video/ Gabon Lewandowski, Dortmundi barazon gjithçka ndaj Bayern Munich

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 19 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 18/05/2025

Exit Poll-et/ Kryetari i Bukureshtit në epërsi të papritur në zgjedhjet në Rumani

22:55 : 18/05/2025

VIDEO/ Ylber Ramadani i shënon super gol portierit serb dhe i jep fitoren Leçes

22:46 : 18/05/2025

Kryeministrja e Italisë ndërmjetëson bisedime mes Ursula von der Leyen dhe JD Vance

22:45 : 18/05/2025
Në foto: Projekti i miratuar në vitin 2018 dhe projekti i ndryshuar i vitit 2024

Ndryshon sërish projekti i kullës te Sahati i Tiranës, çunat e APEX-it i marrin “frymën” qendrës

22:37 : 18/05/2025

Joe Bideni është diagnostikuar me kancer ‘agresiv’ të prostatës

22:26 : 18/05/2025

Papa Leo XIV takohet me Zelensky, çfarë u diskutua mes tyre

22:16 : 18/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com