E TURPSHME/ Propoganda e Manastirliut shtyn raportimin për situatën e Covid 19

Në foto: Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu

Qeveria e rilindjes prej ditës së parë edhe deri më sot ka qeverisur vetëm me propagandë dhe show mediatik.

Edhe gjatë ditës së sotme, ndërkohë që të gjitha mediat dhe qytetarët e këtij vendi janë duke pritur me ankth për të marrë veshë se si paraqitet situata e Covid 19 në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë i fton të gjithë që të ndjekin live ministren Ogerta Manistirliu në shfaqen e radhës, pasi paradite nuk kishte kohë që të kujtonte ditën botërore të zermës, se e kishte zënë minutazhin kryeministri Edi Rama.

Shqipëria mund të jetë i vetmi vend në botë, ku nuk ka asnjë masë konkrete për të parandaluar apo për të ulur goditjen e valës së dytë të Covid, e cila po shtyn shumë vende më të zhvilluara se ne që të rikthehen në karantinë, apo të marrin masa shtrënguese.

LEXO EDHE  “Berisha është fitues, e ka provuar historia”, kryetari i PD në Vlorë: Njerëzit nuk besojnë më tek Basha, boll është boll

Mesa duket rilindja edhe këtë herë, ashtu si dhe në shkurtin e këtij viti ka vendosur që t’i lërë shqiptarët në dorë të Zotit, dhe në momentin që të ketë përkeqësim situatës, të na mbyllin edhe njëherë nëpër ‘kafaze’ si zogjtë.