Berisha: Ja pse në 91-n nuk e kthyem pronën tek i zoti

Ish-kreu i qeverisë Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme për të shkuarën e Shqipërisë dhe momentet e para të tranzicionit.

I pyetur në Tempora nëse ka bërë gabim që nuk nxori ish-bashkëpuntorët e komunizmit dhe sigurimit të shtetit nga sistemi, Berisha tha se PD bëri 2 ligje në vitet 95-96, por u zhbënë sapo socialistët erdhën në pushtet.

Ndërsa i pyetur për 7501 dhe se përse nuk u kthye prona tek i zoti, Berisha tha se në atë kohë kishte rezistencë të fshatarësisë dhe nëse nuk u jepej tokë në Shqipëri mund të binte zija e bukës.

Shqipëria në vitin 95-s ishte vendi i parë në Europë që miratoi ligjin e krimeve të diktaturës komuniste në Shqipëri, ky ligj kaloi në gjykatë Kushtetuese dhe u quajt i drejtë, këtë ligj 10 vite pas Shqipërisë e ka bërë Polonia. Me këtë ligj janë dënuar 73 zyrtarë nga komandant poste deri tek ish-presidenti i Republikës, të cilët u liruan dhe u dëmshpërblyen pas ardhjes së socialistëve në pushtet. Në vitin 1996 Shqipëria miratoi ligjin e lustracionit, i cili largoi nga institucionet që të gjithë personat që kishin qenë bashkëpuntorë të sigurimit të shtetit, pas ardhjes në pushtet socialistët hoqën nenet e lustracionit. Në vitin 2008 Sali Berisha kaloi sërish në parlament ligjin e lustracionit i cili largonte nga institucionet bashkëpuntorët, por ligji u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese ku 5 anëtarë të saj ishin në konflikt interesi. Edhe sot ligji për dënimet e krimieve të komunizmit ëhstë në fuqi, dhe çdo qytetar shqiptar mund të padisë xhelatin e tij, por çdo përpjekje është e kotë. Sa i përket pronës qytetarët kanë të drejtë në kuptimin që dhe unë personalisht në vitin 90 nuk kisha koncept tjetër përveç se prona të zotit. Por kishte një rezistencë masive nga fshatarësia në zona të mëdha të Shqipërisë, dhe në mënyrë apsolute mos u jepje një parcelë, siç u bë këtu binte zija e bukës dhe e mjerimit. Natyrisht mbrapa ky ligj mund të rishikohej, por problemi i pronave nuk është zgjidhur drejt’, u shpreh Berisha.

LEXO EDHE  Koronavirusi në Greqi/ 715 raste të reja dhe 7 viktima në 24 orët e fundit