Tërheqje taktike apo presion i ambasadorëve? Rama shtyn miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor

Kodi i ri Zgjedhor nuk do të miratohet seancën e të enjtes, 1 tetor, në Kuvend.

Komisioni i Ligjeve ka vendosur të shkrijë në një projekt, propozimin e opozitës parlamentare dhe atë të PS për ndryshimin e kodit zgjedhor. Ato do të diskutohen nen për nen ditën e martë nga Komisioni i Ligjeve.

Në mbledhjen e parë të Komisionit të ligjeve, pakica e re në Kuvend akuzoi se mazhoranca po mbyll listat e kandidatëve për deputetë duke e cilësuar një vendim antikushtetues.

Madje nuk munguan as deklaratat për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të kodit zgjedhor nëse votohet në mënyrë të njëanshme.

LEXO EDHE  Qeveria “Rama” miliarda euro koncesione të reja më 2021

Ditën e sotme ambasadorja e SHBA dhe ambasadori i BE kanë kërkuar nga PS që të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit.

Ndërkohë edhe opozita e bashkuar ka paraqitur një draft lidhur me ndryshimt në Kodin Zgjedhor, ku theksi vihet te lënia në fuqi e formulës së aplikuar prej vitit 2003 lidhur me koalicionet parazgjedhore.

Nuk dihet nëse kjo tërheqje e Ramës dhe Rilindjes për të miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë një lëvizje taktike apo janë rezultat i presionit të ndërkombëtarëve për respektimin e marrëveshjes së 5 qershorit.